LIVE UPDATES
Bota

Akuza për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump

Vendimi i gjykatëses Tanya Chutkan i jep fund përpjekjes federale për ta mbajtur zotin Trump përgjegjës për përpjekjet e tij për të mbajtur pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, duke kulmuar me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga një grup i mbështetësve të tij.

26 Nëntor 2024, 07:34 Nga M.B
Akuza për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, Gjykatësja
Presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe gjykatësja federale Tanya Chutkan.

SHBA- Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat ndaj Donald Trumpit për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, pas një kërkese të prokurorëve bazuar në politikën e Departamentit të Drejtësisë kundër ndjekjes penale të një presidenti në detyrë.

Vendimi i gjykatëses Tanya Chutkan i jep fund përpjekjes federale për ta mbajtur zotin Trump përgjegjës për përpjekjet e tij për të mbajtur pushtetin pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020, duke kulmuar me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitol nga një grup i mbështetësve të tij.

Vendimi pasoi kërkesën e Prokurorit të Posaçëm Jack Smith, i cili ka mbikëqyrur rastin për zgjedhjet dhe atë për dokumetet sekret, për të pushuar të dyja çështjet. Zoti Trump është akuzuar se pas largimit nga detyra e Presidentit në 2021, ai ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumete sekrete.

Ky vendim është një fitore e madhe ligjore për presidentin e zgjedhur republikan, i cili fitoi zgjedhjet e 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara dhe do të kthehet në detyrë më 20 janar. Politika e Departamentit të Drejtësisë që cituan prokurorët daton në vitet 1970. Ajo thotë se ndjekja penale e një presidenti në detyrë do të përbënte shkelje të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, duke minuar aftësinë e udhëheqësit të degës ekzekutive të vendit për të ushtruar funksionet e tij.

Prokurorët në një dosje në rastin e përpjekjes për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve thanë se politika e Departamentit të Drejtësisë kërkon që çështja të pushohet përpara se zoti Trump të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

“Ky rezultat nuk bazohet në meritat apo forcën e çështjes kundër të pandehurit”, thuhet në dosjen e prokurorëve.

Prokurorët e çështjes së dokumenteve sekrete sinjalizuan se do të kërkojnë nga një gjykatë federale e apelit rikthimin e çështjes kundër dy bashkëpunëtorëve të zotit Trump, të cilët ishin akuzuar për pengim të hetimit në fjalë.

Zëdhënësi i Trump, Steven Cheung përshëndeti vendimin, duke e quajtur atë "një fitore të madhe për sundimin e ligjit". Trump përballej me akuza penale në katër raste, dy të paraqitura nga Prokurori Smith dhe dy në gjykatat shtetërore në Nju Jork dhe Xhorxhia. Ai u shpall fajtor në rastin e Nju Jorkut, ndërsa çështja në shtetin e Xhorxhias, e cila gjithashtu lidhet me përpjekjet e tij për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020, ka ngecur. Në një postim në rrjetet sociale, Trump kritikoi të hënën çështjet ligjore ndaj tij, duke thënë se ato ishin një "pikë e ulët në Historinë e vendit tonë".

Veprimet e tanishme të zotit Smith, i cili u emërua në vitin 2022 nga Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland, janë shumë të ndryshme nga ato në kohën kur ai mori detyrën. Pas ngritjes së akuzave ndaj zotit Trump në atë kohë, ai tha se bëhej fjalë për krime që kërcënonin integritetin e zgjedhjeve dhe sigurinë kombëtare të Shtetet e Bashkuara. Prokurorët pranuan se zgjedhja e një presidenti i cili përballej me çështje penale krijoi një problem të pashembullt për Departamentin e Drejtësisë.

Gjykatësja Chutkan la të hapur mundësinë që prokurorët të mund të të ngrejnë sërish akuza ndaj zotit Trump pas largimit të tij nga detyra, por prokurorët ka të ngjarë të përballen me sfidën e kalimit të një periudhe kaq të gjatë kohore nga shkeljet e dyshuara.

Donald Trumpi u deklarua i pafajshëm në gusht 2023 për katër akuza federale, duke përfshirë ato për komplot për të penguar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat i fitoi demokrati Joe Biden. Trump, i cili si president do të mbikëqyrë sërish Departamentin e Drejtësisë, pritej të urdhëronte pushimin e të dyja çështjeve penale ndaj tij, atë për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe atë të mbajtjes së dokumenteve sekrete.

Donald Trump në maj u bë ish-presidenti i parë i shpallur fajtor për një krim pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për akuza penale në lidhje me mosdeklarimin e pagesës për të blerë heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë për një marrëdhënie intime përpara zgjedhjeve të vitit 2016. Shpallja e masës së dënimit të tij në lidhje me këtë rast është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Çështja penale kundër zotit Trump në gjykatën e shtetit të Xhorxhias lidhur me zgjedhjet e vitit 2020 ka ngecur./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj