All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presidentit Biden

Në ditën e parë të bisedimeve dyditore të hënën, takimit do t’u bashkohen edhe ministrat nga Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe.

25 Nëntor 2024, 20:26 Nga r.ll
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

ITALI- Ministrat e Jashtëm nga 7 vendet më të zhvilluara të botës (G7) po takohen të hënën ndërsa vazhdojnë luftërat në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. G7 përballet me trysni të shtuar për të çuar përpara përpjekjet diplomatike për t’u dhënë fund këtyre luftrave përpara se të fillojë punën administrata e re e Shteteve të Bashkuara.

Shpresat për ndërmjetësimin e një armëpushimi në Gazë dhe Liban janë përparësia kryesore e takimit të G7-ës që po mbahet në periferi të Romës. Në takim marrin pjesë ministrat nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Në ditën e parë të bisedimeve dyditore të hënën, takimit do t’u bashkohen edhe ministrat nga Arabia Saudite, Egjipti, Jordania, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ligës Arabe.

“Me partnerët do të diskutohen mënyrat për të mbështetur përpjekjet për arritjen e armëpushimit në Gazë dhe Liban, nismat për të mbështetur popullsinë dhe nxitjen e një kuadri politik të besueshëm për stabilitet në rajon”, tha Ministria e Jashtme italiane.

Grupi i ashtuquajtur Kuinti, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Arabia Saudite, Jordania, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ka vazhduar punën për të finalizuar planin për Gazën e pasluftës. Ky grup përballet me trysni të shtuar për të bërë përparim përpara se administrata e zotit Trump të marrë përsipër Shtëpinë e Bardhë, në janar. Presidenti i zgjedhur Donald Trump pritet të ndjekë një politikë që favorizon fuqishëm Izraelin mbi aspiratat e palestinezëve.

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani shtoi një tjetër pikë në axhendën e G7-ës, javën e kaluar, pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) lëshoi urdhëra për arrestimin e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, ish-ministrin të tij të mbrojtjes dhe shefin ushtarak të Hamasit.

Italia është vend anëtar themelues i gjykatës. Në vitin 1998, në Romë, u mbajt konferenca e themelimit të GJNP-së. Por, qeveria e krahut të djathtë të Italisë ka qenë një mbështetëse e fortë e Izraelit pas sulmit terrorist të Hamasit të 7 tetorit. Roma gjithashtu ka ofruar ndihmë humanitare për palestinezët në Gazë.

Qeveria italiane ka mbajtur një qëndrim të përmbajtur, duke rikonfirmuar mbështetjen e saj për gjykatën, por duke shprehur shqetësimin se urdhër-arrestet ishin të motivuara politikisht.

“Nuk mund të vihet shenjë barazie mes përgjegjësive të shtetit të Izraelit dhe organizatës terroriste të Hamasit”, tha kryeministrja Giorgia Meloni, duke i bërë jehonë deklaratës së Presidentit amerikan Joe Biden.

Nathalie Tocci, drejtore e Institutit për Çështjet Ndërkombëtare me seli në Romë, tha se Italia do të bëjë përpjekje të krijojë një front të bashkuar në lidhje me urdhër-arrestet e GJNP-së, të paktën midis gjashtë vendeve të G7-ës që janë anëtare të gjykatës: pra të gjithë përveç Shteteve të Bashkuara.

Por në një ese të publikuar këtë fundjavë në gazetën ‘La Stampa’, zonja Tocci paralajmëroi se ky është një veprim me rreziqe, pasi Uashingtoni kryesisht dikton politikat e G7-ës. Uashingtoni e ka cilësuar urdhërin për arrestimin e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, si “të papranueshëm”.

“Nëse Italia dhe pesë vendet e tjera të G7-ës, që janë gjithashtu anëtarë të GJNP-së, nuk janë në gjendje të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, ata jo vetëm që do ta dëmtojnë atë, por do të veprojnë kundër interesave tona”, shkroi zonja Tocci.

Pikë tjetër me rëndësi e bisedimeve të G7-ës është Ukraina ku tensionet janë rritur që kur Rusia sulmoi Ukrainën javën e kaluar me një raketë balistike hipersonike që përshkallëzoi luftën gati 33-mujore.

Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha pritet të marrë pjesë në takim të martën në Fiuggi. Po atë ditë NATO dhe Ukraina do të mbajnë bisedime urgjente në Bruksel.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmi ishte hakmarrje për përdorimin nga Kievi të raketave me rreze më të gjatë të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, të afta për të goditur thellë brenda territorit rus.

Grupi i 7 vendeve më të zhvilluara të botës kryeson me ndihmat ushtarake dhe ekonomike për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus në shkurt të vitit 2022. Anëtarët e G7-ës janë veçanërisht të shqetësuar se si administrata e re e Presidentit Trump do të ndryshojë qasjen amerikane.

Presidenti i zgjedhur Trump ka kritikuar miliarda dollarët që administrata e Presidentit Biden ka miratuar për Ukrainën dhe ka thënë se ai mund t'i japë fund luftës brenda 24 orësh. Këto komente duket se sugjerojnë se ai do të ushtronte trysni ndaj Ukrainës për të dorëzuar territorin që Rusia e ka tani nën kontroll.

Italia është një mbështetëse e fortë e Ukrainës dhe ka mbështetur vendimin amerikan për të lejuar Ukrainën të godasë Rusinë me raketa me rreze më të gjatë. Por, Italia ka përmendur si argument kushtetuten e vendit që nuk i lejon Romës t'i sigurojë Ukrainës armatim për të goditur brenda Rusisë. Italia i ka dërguar Kievit sistemet e mbrojtjes kundërajrore për të mbrojtur civilët ukrainas.

Takimi i ministrave të jashtëm të G7-ës, i dyti gjatë presidencës italiane pas atij që u mbajt në Capri në muajin prill, po mbahet në qytetin mesjetar Fiuggi, në juglindje të Romës, i njohur për llixhat e tij termale.

Të hënën, që përkon me Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ministrat do të marrin pjesë në inaugurimin e një stoli të kuq që synon të simbolizojë vëmendjen e përqëndruar të Italisë në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Gjatë fundjavës, dhjetëra mijëra vetë marshuan në Romë për të protestuar ndaj dhunës me bazë gjinore. Në Itali, deri më tani gjatë këtij viti, janë vrarë 99 gra, sipas një raporti që u publikua javën e kaluar nga organizata jo qeveritare “Eures”./VOA

takimi i g7 joe biden

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë