6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Dy të miturit e arrestuar mbrëmë janë paraqitur në seancën e sotme e cila po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, tek gjykatësja Elife Ukaj. Pas kësaj seance pritet të vendoset lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.
KOSOVË- Gjykata ua ka caktuar masën e paraburgimit, meqë ka vlerësuar se ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia dhe se ekziston rreziku që të njëjtit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë.
Dy të miturit e arrestuar mbrëmë janë paraqitur në seancën e sotme e cila po mbahet në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, tek gjykatësja Elife Ukaj. Pas kësaj seance u vendos lidhur me caktimin e masës ndaj dy të dyshuarve.
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj një të miture dhe me lënien në liri, ekziston rreziku i ikjes së tyre, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia, ekziston rreziku që të njëjtit do ti asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuaren dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandaloj të njëjtit në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”, thuhet në komunikatë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Dragodan në Prishtinë. Më 27 gusht, 5 burra kanë dhunuar e përdhunuar një 11-vjeçare. Dy nga pesë personat e akuzuar për përdhunimin e të miturës janë identifikuar dhe arrestuar. Një prej tyre është 26-vjeçari Ekrem Rexhepi. Policia ka nisur kërkimet për personat e tjerë të akuzuar për këtë akt makabër.
Lidhur me këtë rast janë arrestuar edhe dy të dyshuar të tjerë E.R dhe G.R, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Kurse, i dyshuari i pestë po kërkohet nga policia, pasi i njëjti është identifikuar.
Sipas prokurorisë, i pandehuri E.R, 26-vjeç, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e të dëmtuarës, “në atë mënyrë që të pandehurin fillimisht e kishte thirrur në telefon vëllai i tij, i mitur., pastaj i pandehuri ka shkuar me “Pickup” tek parku në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe e ka marrë me veturë vëllain e tij dhe të dyshuarit Xh.S., dhe G.J., të cilët ndodhen në arrati dhe të dëmtuarën. Pastaj rrugës tek varrezat kanë zbritur i mituri dhe, dhe Zh.S., ndërsa i pandehuri së bashku me G.J,.dhe të dëmtuarën janë larguar me veturë, ashtu që pas pak E.R., ka ndaluar veturën në një vend të panjohur dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dëmtuarën. Edhe pse e ka ditë që e dëmtuara është nën 14-vjeç”, përshkruhet në kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj tij.
Permbytje ne Pakistan PAKISTAN- Pakistani po përballet me "një muson mbi steroid", ka paralajmëruar Sekretari i Përgjithshëm i OKB...
Pamje nga autostrada SHBA- Një kamion ka derdhur më shumë se 150,000 domate në një autostradë të ngarkuar në shteti...
Aleksander Vucic SERBI- Presidenti Aleksandër Vuçiç ka folur ditën e sotme në lidhje me çështjen e targave me Koso...
Gazprom FRANCË- Gazprom i Rusisë ka njoftuar ndërmarrjen franceze Engie se po redukton furnizimet me gaz natyror duke filluar nga ...
Kyriakos Mitsotakis GREQI- Mbledhja e Këshillit të Ministrave, e drejtuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, ësht&eu...
Foto ilustruese KOSOVË- Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur 23 vjet nga përfundimi i luftës në...
Xheraldina Rexhepi KOSOVË- Pas përdhunimit të 11-vjeçares nga 5 persona në Prishtinë dhjetëra qytetarë janë ...
Pamje nga postimet KOSOVË- Katër persona janë arrestuar e një është ende në kërkim si të dyshuar për dhun...
Shtetet e Bashkuara mbështesin marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për dokumentet e identifikimit, tha për shërbimin serb ...
Termet GREQI- Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës righter ka goditur ditën e sotme Greqinë. Epiqendra e të...