LIVE UPDATES
Bota

Al-Sadr deklaron largimin nga politika; shtohet pasiguria në Irak

Të rinjtë besnikë të Sadr-it sulmuan selinë e qeverisë në Zonën e Gjelbër të sigurt të Bagdadit, dikur pallat i diktatorit Sadam Husein, dhe dolën në rrugë jashtë zonës ku u përleshën me mbështetësit e grupeve rivale të mbështetura nga Teherani.

29 Gusht 2022, 21:27 Nga I.A
Al-Sadr deklaron largimin nga politika; shtohet pasiguria në Irak
Moqtada al-Sadr

IRAN- Të paktën 10 irakianë u vranë të hënën pasi kleriku i fuqishëm mysliman shiit, Moqtada al-Sadr tha se do të largohej nga politika, duke nxitur besnikët e tij të sulmojnë një kompleks qeveritar në Bagdad dhe të përleshjen me grupet rivale shiite.

Të rinjtë besnikë të Sadr-it sulmuan selinë e qeverisë në Zonën e Gjelbër të sigurt të Bagdadit, dikur pallat i diktatorit Sadam Husein, dhe dolën në rrugë jashtë zonës ku u përleshën me mbështetësit e grupeve rivale të mbështetura nga Teherani.

Ndërsa të shtënat me armë u dëgjuan mbi kryeqytet, disa njerëz u panë duke gjuajtur me armë drejt radhëve të mbështetësve të Sadr-it, thanë dëshmitarët, ndërsa të tjerë qëlluan në ajër në një vend ku armët qarkullojnë me shumicë pas vitesh konflikti dhe trazirash. Mbështetësit e grupeve rivale gjithashtu hodhën gurë drejt njëri-tjetrit. Kleriku i fuqishëm mysliman shiit i Irakut, Moqtada al-Sadr tha të hënën se ai do të largohej nga politika dhe do të mbyllte institucionet e tij në përgjigje të një ngërçi të vështirë politik, një vendim ky që mund të nxisë paqëndrueshmëri.

"Njoftoj tërheqjen time përfundimtare," tha Sadr në një deklaratë të postuar në Twitter, duke kritikuar udhëheqësit politikë shiitë për dështimin për t'iu përgjigjur thirrjeve të tij për reforma.

Ai nuk dha hollësi rreth mbylljes së zyrave të tij, por tha se institucionet kulturore dhe fetare do të qëndrojnë të hapura. Sadr ka njoftuar edhe më parë tërheqje nga politika apo qeveria dhe shpërbërjen e milicive besnike ndaj tij, por ruan kontroll të gjerë mbi institucionet shtetërore dhe ka ende një grup paraushtarak me mijëra anëtarë. Ai shpesh i është kthyer aktivitetit politik pas njoftimeve të ngjashme, megjithëse ngërçi aktual politik në Irak duket më i vështirë për t'u zgjidhur se periudhat e mëparshme të mosfunksionimit.

Ngërçi aktual midis Sadrit dhe rivalëve shiitë ka krijuar periudhën më të gjatë pa qeveri në Irak. Partia e Sadr-it, Blloku Sadrist, doli e para në zgjedhjet e tetorit, por ai tërhoqi ligjvënësit e tij nga parlamenti në qershor pasi dështoi të formonte një qeveri sipas zgjedhjes së tij - një qeveri ku ai kërcënoi të përjashtonte rivalët e fuqishëm shiitë pranë Iranit.

Mbështetësit e klerikut më pas sulmuan zonën e qeverisë qendrore të Bagdadit. Qysh atëherë, ata kanë pushtuar parlamentin, duke ndaluar procesin e zgjedhjes së presidentit dhe kryeministrit të ri.

Sadr tani këmbëngul për zgjedhje të parakohshme dhe shpërndarjen e parlamentit. Ai thotë se asnjë politikan që ka qenë në pushtet që nga ndërhyrja amerikane në vitin 2003 nuk mund të mbajë post. Aleati i Sadr-it, Mustafa al-Kadhimi mbetet kryeministër i përkohshëm.

Njoftimi i së hënës ngriti shqetësimet se mbështetësit e Sadrit mund të përshkallëzojnë protestat pa udhëheqësin e tyre që t'i kontrollojë nga afër, gjë që mund të destabilizojë më tej Irakun. Vendi është munduar të rimëkëmbet që nga disfata e Shtetit Islamik në vitin 2017, ndërsa partitë politike janë grindur për pushtet dhe pasurinë e madhe të naftës që zotërohet nga Iraku, prodhuesi i dytë më i madh i OPEC-ut.

Marrë nga VOA

moqtada al-sadr

Sondazh

Poll

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty