2 Nëntor 2023, 15:19
Nga I.A
Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë si “gënjeshtër” pretendimet se ai është i gatshëm ta nënshkruajë pavarësinë e Kosovës.
“Nuk do ta nënshkruaj kurrë pavarësinë e Kosovës, ndërsa i përgëzoj të gjithë ata në skenën politike të Serbisë që thonë gënjeshtra të tilla”, tha Vuçiç në një video-mesazh në profilin e vet në Instagram të enjten.
Ai nguli këmbë se “gjithmonë do t'i përmbahet Kushtetutës” së Serbisë, në një reagim ndaj akuzave të disa partive opozitare.
Partitë e krahut të djathtë në Serbi e kundërshtojnë Marrëveshjen e Ohrit e arritur mes Serbisë dhe Kosovës në fillim të këtij viti. Ata, gjithashtu, kanë kërkuar vazhdimisht ndërprerjen e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve që Serbia dhe Kosova i po zhvillojnë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE) që nga viti 2011.
Marrëveshja e Ohrit u arrit në mars në Maqedoninë e Veriut nga presidenti serb Vuçiq, dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së.
Ajo është një aneksin për zbatimin e propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, për të cilin u arrit marrëveshje paraprakisht në shkurt në Bruksel.
Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, gjatë vizitës së saj në Beograd më 31 tetor, ku u takua me presidentin Vuçiq, deklaroi se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është de facto njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Leyen shpjegoi se Marrëveshja e Ohrit parasheh hapa të ndryshëm që përfshijnë, për shembull, njohjen e dokumenteve dhe institucioneve të Kosovës nga Serbia.
Ajo tha se kjo, në anën tjetër, shkon edhe me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën Kosova duhet ta themelojë.
"Kjo do t'i hapë rrugën normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Është parakusht i domosdoshëm për rrugën evropiane", tha ajo.
Në atë kohë, Vuçiq në një konferencë të përbashkët për media tha se për Serbinë nuk është në pyetje njohja e Kosovës, megjithëse Serbia “është e gatshme t'i përmbushë obligimet” e saj nga dialogu. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është një parakusht kyç që të dy vendet duhet ta përmbushin për t'u bërë anëtarë të BE-së.
Marrë nga REL
aleksandar vuçiç albin kurti
Bota
2 Nëntor 2023, 14:43
a.l
Kosova
KOSOVË- Qeveria e Kosovës e ka miratuar të martën projektligjin për buxhetin e vitit 2024 në vlerë prej 3.3 milia...
Bota
2 Nëntor 2023, 13:51
a.l
Krenar Lloga
MAQEDONI E VERIUT- Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të enjten ka hedhur poshtë propozim-ligjin për amnisti të prop...
Bota
2 Nëntor 2023, 13:14
a.l
KOSOVË- Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde, ka shkruar për Konferencën Evropianë që do të organizohet n&e...
Bota
2 Nëntor 2023, 13:11
a.l
Ambasadori rus dhe Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar sot njw takim me ambasador...
Bota
1 Nëntor 2023, 13:47
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Teksa kufiri Rafah nga Gaza në Egjipt është hapur për herë të parë që nga fillimi...
Bota
1 Nëntor 2023, 12:53
f.i
foto ilustruese
KINË- Tajvani tha të mërkurën se Kina dërgoi 43 avionë ushtarakë dhe shtatë anije pranë i...
Bota
1 Nëntor 2023, 12:35
r.ll
foto ilustruese
GAZA- Numri i palestinezëve të vrarë në Gaza është rritur në 8,796, ka deklaruar ministria e palestineze...
Bota
1 Nëntor 2023, 12:29
f.i
pamje nga protesta
KOSOVË-Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT, ka protestuar para Qeverisë së ...
Bota
1 Nëntor 2023, 11:51
r.ll
Viola von Cramon
STRASBURG- Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar lidhur me vizitën e president...
Bota
1 Nëntor 2023, 11:38
f.i
pamje nga vendngjarja
BOSNJE-HERCEGOVINË-Ursula von der Leyen gjatë vizitës së saj në Bosnje-Hercegovinë është &eum...