LIVE UPDATES
Bota

"Shtetas britanik"/ I akuzuar për krime lufte, ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Sadik Duraku nga Gjakova, Kosovë, i cili u arrestua në Serbi më 17 prill nën dyshimin se ka kryer krime lufte, është në paraburgim prej 30 ditësh, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe anëtarët e familjes së tij.

22 Prill 2024, 12:29 Nga M.B
"Shtetas britanik"/ I akuzuar për krime lufte, ambasada e
Kalimi kufitar i Batrovcit ku policia serbe i mbajti të bllokuar për më shumë se 20 orë udhëtarët nga Kosova, më 17 prill 2024.

BEOGRAD- Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç thanë për Radion Evropa e Lirë në Ambasadën britanike, ata janë në dijeni për arrestimin dhe po ofrojnë ndihmë konsullore. Sadik Duraku nga Gjakova, Kosovë, i cili u arrestua në Serbi më 17 prill nën dyshimin se ka kryer krime lufte, është në paraburgim prej 30 ditësh, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe anëtarët e familjes së tij. Sipas saj, Gjykata e Lartë për Krime Lufte në Beograd ka vendosur më 19 prill që Sadik Durakut t’ia caktojë masën paraburgim prej 30 ditësh.

Sadik Duraku nga Kosova, i cili ka nënshtetësi britanike, është ndaluar më 17 prill në pikën kufitare ndërmjet Kroacisë dhe Serbisë në Batrovci, ka konfirmuar MJPD-ja. Pas arrestimit të tij, autoritetet serbe e informuan atë se Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte po e akuzon atë me akuza se ka kryer krime lufte gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, tha MJPD-ja.

Bazuar në vendimin e arrestit të Policisë në Kikindë të datës 17 prill, Duraku dyshohet se ka kryer veprën penale “krim lufte kundër popullatës civile”, dhe se dyshohet se “së bashku me persona të panjohur gjatë vitit 1999, në zonën e komunave së Gjakovës, Prizrenit dhe Pejës, si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka rrahur, ngacmuar fizikisht dhe mendërisht dhe ka grabitur popullatën civile”.

Prokuroria e Serbisë për Krime Lufte nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it për arrestimin e Durakut. Sipas vëllait të Sadikut, Avdylit, këto akuza nuk qëndrojnë pasi para luftës në vitin 1999, Sadik Duraku jetonte me familjen e tij në Angli. Avdyli, po ashtu, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja shëndetësore e vëllait të tij, Sadikut, është “e rëndë”, pasi ai ka dy stenta në zemër.

Avokati i tij mbrojtës ka konfirmuar se administrata e burgut ia ka ofruar terapinë e duhur gjatë paraburgimit, njoftoi MPJD-a. Ministria bëri të ditur se përfaqësuesi i zyrës së Kosovës në Serbi, Jetish Jashari, ka dërguar kërkesë zyrtare në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të marrë informacione rreth arsyeve të arrestimit të Sadik Durakut, si dhe detaje tjera relevante.

“Ambasadori Jashari ka komunikuar edhe me përfaqësitë diplomatike të vendeve të QUINT-it të akredituara në Serbi, të cilat i ka njoftuar për rastin”, thuhet në njoftim.

Jashari u ka dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve serbe që në ditët në vijim t'i lejohet që ta vizitojë Sadik Durakun në paraburgim. Më 17 prill, sipas autoriteteve të Kosovës, Serbia ka ndaluar mbi 1.400 qytetarë të Kosovës për më shumë se 20 orë në pikat kufitare me Kroacinë dhe Hungarinë. Qeveria e Kosovës i cilësoi këto veprime si hakmarrje të Serbisë për mbështetjen e dhënë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Serbia i ka mohuar këto akuza, duke thënë se vonesat janë shkaktuar nga masat shtesë të sigurisë në kufi dhe se lëvizja e qytetarëve të Kosovës “nuk është e kufizuar”. Më pas,Departamenti i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që të përmbahet nga veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara dhe të respektojë plotësisht marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian./ REL

serbia kosova

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj