LIVE UPDATES
Bota

Abazoviç: Serbia duhet t’ia vë pikën anëtarësimit të Kosovës në KiE dhe të shohë nga e ardhmja

Ish-kryeministri i Malit të Zi thotë se i përmbahet tezës se marrëveshja është e vetmja rrugë që çon drejt progresit, duke vlerësuar se politika e tij është “dëgjuar në rajon”.

22 Prill 2024, 11:01 Nga r.ll
Abazoviç: Serbia duhet t’ia vë pikën
dritan abazovic

MAL I ZI- Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se vendet e rajonit duhet të tentojnë të merren vesh, pasi që, siç u shpreh ai, të gjitha resurset tjera janë harxhuar dhe pa rezultate. Ai ka thënë se Serbia duhet të pranojë qëndrime të kundërta për sa i përket anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, dhe t’i vë pikë atij procesi e “të shohë përpara” drejt të ardhmes evropian. Abazoviç thotë se kudo në rajon ka struktura destruktive, si në Serbi, ashtu edhe në Mal të Zi, Shqipëri, BeH, të cilat duan të mbajnë Ballkanin Perëndimor në “kafazin e viteve nëntëdhjetë”.

“Nuk i konsideroj miq politikë, por në nivel njerëzor, sigurisht që mund të kenë komunikim shumë të mirë, por mendoj se na duhet një politikë që do të nënkuptonte një marrëveshje më të gjerë në rajon”, theksoi Abazoviç për RTS, transmeton Klankosova.

Ish-kryeministri i Malit të Zi thotë se i përmbahet tezës se marrëveshja është e vetmja rrugë që çon drejt progresit, duke vlerësuar se politika e tij është “dëgjuar në rajon”.

“Ndoshta është një shpresë, ndoshta është një dritare e vogël që dikush tjetër do ta përdorë, por për mirë. Por sigurisht mendoj se zëri ynë dhe politika jonë autentike është përhapur apo dëgjuar edhe në rajon. Ne kemi provuar gjithçka në të kaluarën, thjesht nuk e kemi provuar marrëveshjen. Ne kemi provuar luftën, kemi provuar armiqësi, kemi provuar konflikte, kemi provuar marrëdhënie të ftohta, kemi provuar shigjetat e zjarrta mes njëri-tjetrit. Ne nuk e kemi provuar marrëveshjen. Mendoj se më në fund duhet t’i japim një shans marrëveshjes dhe ta provojmë atë marrëveshje. Le të themi – le të përpiqemi ta bëjmë këtë për të paktën një periudhë, sepse pjesa tjetër e asaj që kemi bërë deri më tani nuk ka pasur ndonjë efekt më të madh”, tha Abazoviç.

Duke komentuar kërkesën e Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës, Abazoviç tha se “votimi kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të ishte i mundur nën mandatin e tij”. I pyetur se çfarë gjesti është ky ndaj Serbisë, Abazoviq thotë se kupton gjithçka, por mesazhi i tij për qytetarët e Serbisë është që të shikojnë përpara.

“Sepse disa gjëra nuk mund të ndryshohen në këtë moment”, shton Abazoviç.

Gjithashtu thotë se edhe sikur të tre anëtarët malazezë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të votonin kundër pranimit të Kosovës, nuk do të ndryshonte asgjë.

“Dhe tani do të flasim përsëri për Këshillin e Evropës, do të flasim përsëri për disa rezoluta të tjera e kështu me radhë. Derisa t’u japim fund disa gjërave, ne do të vazhdojmë ta përsërisim këtë në pesë dhe në dhjetë vjet. Synimi im, ky nuk është mosrespekt, ky është respekt, kjo është këshilla më miqësore dhe më vëllazërore, është t’i japim fund këtyre çështjeve dhe të vazhdojmë më tutje”, tha Abazoviç.

I pyetur nëse ka pasur reagime nga Beogradi për deklaratën e tij, ai thotë se nuk kanë arritur tek ai.

“Dhe atë që kam deklaruar, e kam deklaruar sepse jam politikisht konsistent. Unë besoj, mendoj se politika, si çdo profesion tjetër, duhet të bëhet me nder, ndershmëri dhe me synime të qarta. Qëndrimi i Malit të Zi ka qenë deri më tani, dhe mendoj se i njëjti do të jetë edhe në të ardhmen, që thjesht të ndjekim politikën e BE-së kur bëhet fjalë për çështjet kryesore të politikës së jashtme, duke përfshirë edhe qëndrimin ndaj Kosovës të cilën Mali i Zi e ka njohur. Dhe në atë kontekst, nuk e di pse do të na krijonin vazhdimisht tensione”, tha Abazoviç.

Ai konkludoi se Serbia dhe Mali i Zi duhet të gjejnë një minimum të gjërave të përbashkëta që i bashkojnë dhe t’i promovojnë ato, si dhe të respektojnë reciprokisht pikëpamjet e njëri-tjetrit, edhe nëse ato janë të kundërta.

dritan abazoviç

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet