Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Pas debatit të gjatë e të ashpër brenda Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, me gjasë drejt Ukrainës do të rrrjedhin shpejt miliarda të tjera ndihmash ushtarake. Perëndimi reagoi i lehtësuar pas miratimit të ndihmave amerikane për Ukrainën.
UKRAINË- Me shumë gjasa së shpejti drejt Ukrainës do të rrjedhin ndihma të tjera amerikane. Në një kohë që perëndimi është i lehtësuar, Kremlini reagoi i nervozuar. Pas debatit të gjatë e të ashpër brenda Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, me gjasë drejt Ukrainës do të rrrjedhin shpejt miliarda të tjera ndihmash ushtarake. Perëndimi reagoi i lehtësuar pas miratimit të ndihmave amerikane për Ukrainën.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz e përshëndeti vendimin dhe shpreson për një vendim të shpejtë të senatit amerikan. "Ky është një mesazh i mirë që Dhoma e Përfaqësuesve tani ka marrë vendimin për mbështetjen e mëtejshme financiare të Ukrainës me armë." Së bashku me mbështetjen europiane ky është një "mesazh shumë i qartë për Vladimir Putin", tha Scholz në Hanover të dielën (21.04.)
Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e përshëndeti vendimin në SHBA. "Ukraina i përdor armët që venë në dispozicion aleatët për të shkatërruar kapacitetet ruse", shkroi ai në X. "Kjo na bën ne të gjithëve më të sigurtë, në Europë dhe në Amerikën e Veriut."
Rusia dënon miratimin në SHBA
Rusia e dënoi miratimin në Dhomën e Përfaqësuesve. "Vendimi për të miratuar ndihmat Ukrainën ishte i pritshëm dhe i parashikuar", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov për agjencinë ruse, Tass. "Ato do t'i bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe më tej të pasura dhe do të shkatërrojnë më shumë Ukrainën, e do të çojnë tek më shumë ukrainas të vdekur."
Në të njëjtën kohë, Peskov paralajmëroi edhe njëherë SHBA të heqë dorë nga konfiskimi i pasurisë ruse. SHBA do të përgjigjen për këtë, nëse kjo do të bëhet vërtet. Rusia, sipas interesave të veta, do të japë një përgjigje për këtë, u shpreh më tej zëdhënësi i Kremlinit. Detajet e vendimit duhen analizuar. Me miratimin e ndihmave për Ukrainën, Dhoma e Përfaqësuesve të shtunën votoi edhe për konfiskimin e vlerave të pasurive të ngrira ruse për të financuar rindërtimin në masë të madhe të Ukrainës.
Pas muajsh bllokade nga republikanët, të shtunën (20.04.) u miratua një projektligj që parashikon 61 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën. Miratimi i Senatit nuk është dhënë ende, por konsiderohet i sigurtë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski shkroi në platformën X "Faleminderi Amerikë". Kemi shansin "stabilizojmë situatën dhe të marrim iniciativën", shkroi Zelenski dhe kërkoi që të mos ketë vonesa mes miratimit dhe dërgimit konkretisht të ndihmave.
Marrë nga DW
Foto ilustruese UKRAINA- Rusia tha të dielën se forcat e saj kishin avancuar drejt qytetit të Chasiv Yar në Ukrainën lindore dhe k...
Foto ilustruese KORE- Koreja e Veriut e ka shkrepur një raketë balistike në drejtim të ujërave të vet lindor të hën...
Foto ilustruese GJERMANI- Gjithnjë e më pak rusë që refuzojnë luftën në Ukrainë po marrin azil në Gjermani. Si...
Kryetari i parlamentit rus Vyacheslav Volodin MOSKË- Një ligjvënës rus tha sot se Moska zyrtare tani ka arsye për të sek...
talat xhaferi SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është shprehur se mos mbështetja e sanksioneve kundë...
Pamje ng vendi i ngjarjes TURQI- Një ide "djallëzore" e një turku po bën xhiron e rrjetit pasi zgjodhi një hakmarrjeje shumë ...
foto ilustruese IRAK- Të paktën pesë raketa janë lëshuar nga qyteti i Irakut, Zummar drejt një baze ushtarake amerikane n&eum...
Benjamin Netanyahu LINDJE E MESME- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do t’i kundërshtojë çfar&e...
Elon Musk UKRAINA- Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur shqetësimin për mungesën e strategjisë së daljes nga lufta n&eum...
Foto ilustruese KOSOVË- Nisma për largimin e kryetarëve shqiptarë të komunave në veri të Kosovës dështoi pasi ...