LIVE UPDATES
Bota

Amerika e Jugut në rrezik të lartë nga “Ethet e Dengue”, sëmundja po përhapet me ritme të shpejta

Ameriak e Jugut në rrezik të lartë nga “Ethet e Dengue”, sëmundja po përhapet me ritme të shpejta

26 Mars 2024, 15:19 Nga S.N
Amerika e Jugut në rrezik të lartë nga “Ethet e
Foto Ilustrim

BRAZIL- Autoritetet shëndetësore të Amerikës së Jugut janë thellësisht të shqetësuara nga rritja e vdekjeve dhe rasteve të etheve “Dengue “, e cila po përhapet me ritme të shpejta në krahasim me vitin e kaluar.

Ethet e Dengës , vektori kryesor i transmetimit të së cilës në pothuajse të gjithë kontinentin amerikan është mushkonja Aedes aegypti , prek njerëzit e të gjitha moshave. Dengoja mund të shkaktojë ethe, dhimbje koke të forta, dhimbje prapa syve, dhimbje muskujsh dhe kyçesh dhe skuqje me njolla.

Në Brazil në veçanti, ajo ka tejkaluar rekordin e vet historik vjetor të infeksioneve të dengës, me më shumë se dy milionë raste dhe 715 vdekje. Në të njëjtën kohë, autoritetet vlerësojnë se numri i rasteve mund të arrijë në 4.2 milionë deri në fund të vitit 2024.

Sidomos në kryeqytetin e Brazilit, Brasilia , situata është veçanërisht shqetësuese me 5,774 raste për 100,000 banorë. Pavarësisht mungesës së vaksinave, qeveria braziliane ka nisur programe të vaksinimit masiv në zona të veçanta.

Në të njëjtën kohë në Argjentinë, Ministria e Shëndetësisë ka regjistruar 151,310 raste me ethet denge, me 134,202 prej tyre të zbuluara këtë vit, duke paraqitur një raport prej 321 raste për 100,000 banorë dhe 106 vdekje, nga të cilat 96 kanë ndodhur në vitin 2024. Megjithatë, Qeveria e Millay nuk po shqyrton aktualisht vaksinimin masiv të popullatës, duke thënë se ka mungesë të provave për efektivitetin e vaksinave në shpërthimet aktuale.

Në Uruguai, deri djeishin numëruar 158 raste me ethet e dengës (62 vendase dhe 96 të importuara), siç njoftoi Ministria e Shëndetësisë Publike, duke sqaruar se pjesa më e madhe e rasteve të importuara ishin nga persona që kanë udhëtuar drejt Argjentinës dhe Brazili.

Paraguai gjithashtu ka raportuar një numër të lartë vdekjesh, me 74 vdekje nga dengoja në gjashtë muajt e fundit, ndërsa Peruja ka parë një rritje alarmante me 79,741 raste në tremujorin e parë të vitit, një rritje prej 262% në rastet krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. 82 persona kanë vdekur nga ethet e dengës që nga fillimi i vitit.

Në të njëjtën kohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit i Kolumbisë ka regjistruar 55,340 raste, ndërsa deri më 3 mars, ishin raportuar 94 vdekje të mundshme nga dengoja. Që në vitin 2023, Organizata Shëndetësore Panamerikane kishte paralajmëruar për një rritje të mundshme të rasteve të etheve të dengut në Amerikë, ku vitin e kaluar u regjistruan më shumë se 4.5 milionë raste.

ethet dengue amerika e jugut

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj