LIVE UPDATES
Bota

"Është në interes të Serbisë"/ Deputeti gjerman: Kosova i ka plotësuar kushtet për anëtarësim në Këshillin e Europës

Në një intervistë me Deutsche Welle-n ai flet për shansin historik të anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

26 Mars 2024, 14:07 Nga r.ll
"Është në interes të Serbisë"/ Deputeti
frank schwabe

BRUKSEL- Në prag të prezantimit të raportit faktmbledhës ( 27.03.24) Dora Bakojanis, raportuese e Këshillit të Evropës (KiE) për Kosovën, në Komisionin e Çështjeve Politike, deputeti gjerman socialdemokrat Frank Schwabe është optimist. Në një intervistë me Deutsche Welle-n ai flet për shansin historik të anëtarësimit të Kosovës në këtë institucion.

DW: Zoti Schwabe, ju jeni një përkrahës proaktiv i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Pse?

Frank Schwabe: Unë jam një nga ata që dëshirojnë që Kosova të bëhet anëtare tani, sepse nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në SHBA, si do të ndryshojë situata politike. Pra, Kosova është dukshëm më përpara në aspektin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit sesa disa shtete të tjera që tani janë anëtarë të Këshillit të Evropës. Në këtë aspekt, do të thoja se Kosova në thelb i plotëson këto kushte. Por me vendimin që do të marrim do të ketë një listë të tërë, disa faqe, të obligimeve që Kosova duhet t'i përmbushë dhe t'i marrë. 

DW: Kosova tashmë ka bërë kompromis me Manastirin e Deçanit. A po shtohen tani kushte të tjera që kanë të bëjnë me dialogun me Serbinë?

Frank Schwabe: Ne jemi Këshilli i Evropës dhe jo Bashkimi Evropian, që do të thotë se ne nuk simulojmë negociatat. Për shembull, Serbia nuk është as në tavolinë kur flasim për marrëdhëniet e Këshillit të Evropës me Kosovën. Ka gjëra që Kosova duhet t'i bëjë gjithsesi, pavarësisht marrëdhënieve me Serbinë. Çështja e Manastirit të Deçanit ishte një prej tyre: Ishte një manastir ortodoks serb, por ishte një çështje e brendshme e Kosovës. Ishte e rëndësishme të zgjidhej kjo. Kishte një vendim gjykate në Kosovë, i cili nuk zbatohej. U zgjidh me rastin e këtij anëtarësimi të mundshëm. Nëse ky sjell një dinamizëm më të madh në procesin e negociatave ndërmjet BE-së, SHBA-së, Kosovës dhe Serbisë, atëherë do ta mirëprisja shumë këtë. Shpresoj që të gjithë duhet të punojnë në mënyrë konstruktive për këtë, sepse ka një shans historik për zgjidhje.

DW: A jeni optimist se mund të ketë sukses?

Frank Schwabe: Unë po angazhohem që të ketë një shumicë prej dy të tretash, si në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, dhe besoj se do t'ia dalim. Kjo është detyria im e drejtpërdrejtë sepse unë jam kryetar i delegacionit gjerman por edhe i gruipit më të madh parlamentar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Unë shpresoj që në më pas kjo shumicë prej dy të tretash të arrihet në nivelin e Komitetit të Ministrave të Jashtëm të 46 shteteve, që do të mblidhet në maj.  Por konstatoj se ka shtete që duan ta kombinojnë të gjithë situatën me negociatat që po zhvillohen në nivel të BE-së dhe me SHBA-në dhe Serbinë. Unë jam nga ata që mendoj se duhet të shikojmë vetëm situatën në Kosovë. Dhe kushtet për anëtarësim tani janë plotësuar. Jam shumë i sigurt se do të arrijmë një shumicë prej dy të tretash në nivel parlamentar dhe shpresoj që këtë do ta marrim edhe në nivel qeverie.

DW: Serbia po e pengon Kosovën të anëtarësohet në Këshillin e Evropës dhe madje po kërcënon të tërhiqet nga kjo organizatë. Si e komentoni ju kete?

Frank Schwabe: E vetmja gjë që mund të them është se është në interesin e Serbisë që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës. Pse? Sepse nëse një shtet është anëtar i Këshillit të Evropës, aty automatikisht përfshihet mbrojtja e të drejtave të pakicave. Dhe nëse zoti Vuçiç sheh kërcënime në Kosovë, sigurisht që duhet të flasim për këtë, çfarë të drejtash kanë pakicat serbe në Kosovë? Atëherë ai duhet të ketë shumë interes që ata të bëhen anëtarë të Këshillit të Evropës, sepse në një proces monitorimi çështja e pakicave kombëtare do të luajë menjëherë një rol të madh: Për shembull, në çështjen e zgjedhjeve. Ne do të vëzhgojmë zgjedhjet, duke përfshirë edhe nivelin lokal. Dhe besoj se në fund kjo është edhe në interes të Serbisë. Prandaj ne të gjithë duhet të jemi në favor të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës në mënyrë që të kemi mundësi të kemi ndikim atje.

Frank Schwabe është deputet socialdemokrat në Parlamentin Gjerman (Bundestag). Ai është ndër të tjera kryetar i delegacionit gjerman në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe njëherazi kryetar i grupit parlamentar partiak më të madh në të.

frank schwabe kosove keshilli i europes

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët