6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Netanyahu i bëri këto deklarata pasi grupi radikal palestinez nuk e pranoi propozimin e Izraelit për armëpushim.
IZRAEL- Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë të martën se autoritetet izraelite nuk do t’i pranojnë kërkesat e Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për një armëpushim në Rripin e Gazës.
Netanyahu i bëri këto deklarata pasi grupi radikal palestinez nuk e pranoi propozimin e Izraelit për armëpushim. Hamasi e hodhi poshtë propozimin më të fundit të Izraelit të hënën mbrëma, duke e akuzuar atë se i shpërfilli kërkesat kryesore të grupit, që përfshijnë përfundimin e luftës dhe largimin e plotë të ushtrisë izraelite nga Gaza.
Netanyahu tha se Izraeli nuk do të dorëzohet para kërkesave “joreale” të Hamasit dhe do ta vazhdojë punën për t’i shkatërruar armatimin e tij ushtarak dhe aftësitë qeverisëse, si dhe për t’i liruar pengjet e mbetura në Gazë. Të hënën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e miratoi një rezolutë për të kërkuar armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.
Ministri i Jashtëm i Izraelit, Israel Katz, tha për Army Radio të martën se rezoluta e Këshillit të Sigurimit për armëpushim në Gazë dhe për lirim të pengjeve, e nxiti Hamasin ta refuzojë propozimin e Izraelit. Ai e kritikoi edhe SHBA-në, aleatin kryesor të Izraelit, pse nuk përdori veto kundër rezolutës, pasi në të nuk dënohej Hamasi dhe sulmi i tij më 7 tetor në Izrael.
Rreth 1.200 njerëz u vranë dhe mbi 250 të tjerë u rrëmbyen më 7 tetor, kur pjesëtarët e Hamasit kryen një sulm befasues në jug të Izraelit, duke e nxitur këtë luftë. Besohet se Hamasi ende po i mban rreth 100 pengje izraelite. Më shumë se 32.000 njerëz janë vrarë në territorin e rrethuar palestinezë dhe mbi 74.000 te tjerë janë plagosur, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk e bën dallimin mes civilëve dhe luftëtarëve kur i numëron viktimat. Sipas saj, dy e treta e të vrarëve janë gra dhe fëmijë.
Marre nga REL
Petrit Malaj KOSOVË- Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka marrë pjesë ditën e sotmë në cer...
Foto ilustruse ANGLI- Sipas një studimi të ri nga "Science of the Total Environmen" mësohet se janë gjetur për herë...
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij ka rritur shpenzimet në fushën e mbrojtjes, vendim...
Foto Ilustrim EGJIPT- Përshkrime shumëngjyrëshe të jetës së përditshme në Egjiptin e lashtë janë...
Jorn Rohde KOSOVA- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka marrë pjesë ditën e sotmë në cerëmonin&e...
Foto Ilustrim SPANJË- Ndërtimi i Sagrada Familia në Barcelonë, një nga monumentet më të famshme në planet...
Evan Gershkovich RUSI- Një gjykatë në Moskë ia ka vazhduar të martën masën e paraburgimit gazetarit të Wall Street ...
ura e shembur dhe anija SHBA- Ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë me operacionin për gjetjen e personave të zhdukur, të cil&eum...
Jeffrey Hovenier KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka marrë pjesë...
foto ilustruese GAZË- Ministria e Shëndetësisë e Hamasit ka njoftuar sot se shtatë persona u mbytën në det në Rripi...