LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Aborti, një çështje e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale në SHBA

Presidenti demokrat nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv së fundmi që zgjeron studimet nga qeveria amerikane të çështjeve mbi shëndetin e grave dhe premtoi fonde për të studiuar çështjet si shëndeti riprodhues.

27 Mars 2024, 18:53 Nga S.N
Analistët: Aborti, një çështje e rëndësishme
Foto Ilustrim

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden e ka vendosur shëndetin dhe të drejtat riprodhuese të grave në qendër të fushatës së tij për zgjedhjet e 5 nëntorit. Demokrati Biden pritet të përballet në zgjedhjet presidenciale me ish Presidentin republikan Donald Trump, i cili ka folur për abortin, por, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Laurel Bowman, ai nuk e ka sqaruar plotësisht pozicionin e tij mbi këtë çështje. Presidenti Joe Biden e ka bërë të drejtën për abort temë kryesore në fushatën e tij.

Presidenti demokrat nënshkroi një urdhër të ri ekzekutiv së fundmi që zgjeron studimet nga qeveria amerikane të çështjeve mbi shëndetin e grave dhe premtoi fonde për të studiuar çështjet si shëndeti riprodhues.

"Mendoni për të gjitha përparimet që kemi bërë në të gjitha fushat e mjekësisë, por shëndeti i grave nuk ka qenë në qendër të vëmendjes. Është dashur një kohë shumë e gjatë, që edhe gratë të përfshihen në studimet për shëndetin. Nëse më ndihmoni në zgjedhjen e një Kongresi të kontrolluar nga demokratët, që mbështet të drejtat riprodhuese të grave, ju premtojë se ne do të rikthejmë në fuqi rastin Roe kundër Wade", tha Presidenti Biden.

Roe kundër Wade, një vendim i Gjykatës së Lartë i vitit 1973, që u dha grave të drejtën kushtetuese për abort, u përmbys në vitin 2022, duke e lënë çështjen e abortit në duar të shteteve. Legjislaturat e kontrolluara nga republikanët kanë miratuar ligje që kufizojnë abortin në rreth 20 shtete.

Rivali i pritshëm republikan i zotit Biden, ish-Presidenti Donald Trump, emëroi anëtarë konservatorë në Gjykatën e Lartë, votat e të cilëve ndihmuan në përmbysjen e ligjit të abortit. Zoti Trump ka thënë se shtetet duhet të kenë të drejtën të vendosin për këtë çështje.

Por ai ka paralajmëruar republikanët për çështjen e abortit, duke thënë se ata duhet të fitojnë zgjedhjet. Sondazhet kanë treguar se shumica e amerikanëve nuk e mbështesin një ndalim total të abortit. Zoti Trump thotë se ai mbështet disa përjashtime.

“Ashtu si ish Presidenti Ronald Reagan, edhe unë mendojë se duhet të ketë përjashtime në ligjet për ndalimin e abortit, si për rastet e përdhunimit, inçestit dhe në rastet kur jeta e nënës është në rrezik. Unë mendoj se duhet të ketë përjashtime”, thotë ish Presidenti Trump.

Në një emision radiofonik së fundmi, zoti Trump foli mbi kufizimet për abortin dhe se në çfarë pike të shtatzënisë duhet të jetë i ligjshëm. “Pesëmbëdhjetë javë duket se është kufiri për të cilin njerëzit janë dakord, por unë do ta bëj atë njoftim në kohën e duhur”, tha ai.

Po atë ditë, zoti Trump iu përgjigj gazetarëve që mbulonin zgjedhjet paraprake në Florida për çështjen e abortit. ''Ne do të flasim për këtë çështje shumë shpejt”, tha ai. Analistët thonë se aborti do të jetë një çështje e rëndësishme në zgjedhjet presidenciale.

“Zoti Biden ka një detyrë më të lehtë. Ai thjesht mbështet një rikthim në fuqi të rastit Roe kundër Wade. Ndërsa zoti Trump duhet të jetë i kujdesshëm për atë që thotë. Ai duhet të kënaqë të gjitha fraksionet e komunitetit të krishterë, gjë që është shumë e vështirë për t'u bërë, sepse ata favorizojnë shkallë të ndryshme të ndalimit të abortit”, thotë Larry Sabato ngs Universiteti i Virxhinias.

Çështja e abortit, shtojnë analistët, është veçanërisht e rëndësishme për gratë, të cilat përbëjnë më shumë se gjysmën e elektoratit votues./ VOA

shba aborti

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj