LIVE UPDATES
Bota

Analistët: Ndryshimi i ligjit të shtetësisë rrezikon seriozisht pavarësinë e Malit të Zi

Analistët në Malin e Zi vlerësojnë se ndryshimet e kërkuara në "Ligjin e shtetësisë" malazeze, e cila do të mundësonte shtetësinë e dyfishtë do të përbënte një kërcënim serioz për pavarësinë dhe rendin juridik të Malit të Zi.

7 Shtator 2024, 19:35 Nga r.ll
Analistët: Ndryshimi i ligjit të shtetësisë rrezikon
foto ilustruese

MAL I ZI- Analistët në Mal të Zi vlerësojnë se ndryshimet e kërkuara në ligjin e shtetësisë synojnë ndryshimin e mundshëm të strukturës së popullsisë për të ndikuar rezultatet zgjedhjeve te ardhshme.

Analistët në Malin e Zi vlerësojnë se ndryshimet e kërkuara në "Ligjin e shtetësisë" malazeze, e cila do të mundësonte shtetësinë e dyfishtë do të përbënte një kërcënim serioz për pavarësinë dhe rendin juridik të Malit të Zi.

Analisti dhe publicisti i njohur Muzafer Beli Çaushi tha se kjo është një kërkesë e pushtetit të ri që ka për qëllim ndryshimin e mundshëm të strukturës së popullësisë në këtë vend.

“Çështja e dyshtetësisë në Malin e Zi është aktualizuar veçanërisht prej ardhjes së pushtetit të ri. Kjo është një kërkesë e partive pro-serbe që kanë për qëllim ndryshimin e strukturës demografike të popullësisë në këtë vend”, thotë zoti Beli Çaushi.

Edhe analisti Ismet Kallaba beson se ky ligj ka për qëllim ndryshimin e numrit të votuesve , që dukshëm do të ndikonte në zgjedhjet e ardhshme në Malin e Zi.

“Nisma për ndryshimin e Ligjit të shtetësisë ka të bëjë me qëllime politike. Serbia ka shfrytëzuar në dy palë zgjedhje ligjin për dy shtetësinë duke i shfrytëzuar serbët që jetojnë në republikën Serbe apo edhe në Kosovë për të ndikuar në zgjedhje. Mendoj që ky është qëllimi i nismës dhe paralajmërimit për ndryshimin e Ligjit të shtetësisë,” tha zoti Kallaba.

Analisti Kallaba shkon edhe më tej në vlerësim e tij duke theksuar se e drejta e votës, përfshinë edhe të drejtën për referendum gjë e cila rrezikon shtetësinë e Malit të Zi.

“Shikuar nga njëri aspekt, e drejta e votës mund të thuhet se përfshinë edhe të drejtën e referendumit. Megjithatë kjo është një çështje shumë e ndjeshme dhe mendoj se ndryshimi i këtij ligji do të kishte pasoja për të ardhmen e Malit të Zi dhe për pavarësinë e tij,” tha analisti Kallaba.

Analisti Beli Çaushi tha se duke ditur se kush dominon në pushtetin aktual, të gjitha këto nisma kanë për qëllim minimin e shtetësisë dhe pavarësinë e Malit të Zi.

“Në pushtet gjenden ato forca politike që haptazi dhe pa asnjë ngurrim kërkojnë dhe mbështesin një status tjetër politik të Malit të Zi. Ata janë për ndryshimin e shtetësisë dhe të pavarësisë së malit të Zi dhe mundësisht krijimin e një realitetit të ri në rajon”, tha analisti Beli Çaushi.

Analistët nënvizojnë se Ligji për shtetësi të dyfisht është pjesë e fushatës së posaçme të partive pro-ruse dhe pro-serbe, që viteve të fundit kanë shtuar luftën politike kundër Podgoricës për ta shfuqizuar mundësisht shtetin e Malit të Zi dhe kombin malazez./VOA

mal i zi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj