LIVE UPDATES
Bota

Skandali që bëri bujë në Itali dhe solli dorëheqjen e ministrit, biznesmenia italiane: Në këtë të vërtetë nuk jam vetëm unë, ka dhe gra të tjera të perfshira

Gjithçka filloi kur më 26 gusht Boccia publikoi një postim në llogarinë e saj në Instagram duke falënderuar Sangiuliano për emërimin e saj si këshilltare të ministrit për ngjarjet e mëdha, një emërim i mohuar më vonë nga ministria. 

7 Shtator 2024, 17:52 Nga r.ll
Skandali që bëri bujë në Itali dhe solli dorëheqjen e
maria rosario boccia

ITALI- Ministri i Kulturës në Itali, Gennaro Sangiuliano një ditë më parë i dorëzoi dorëheqjen e parevokueshme kryeministres Giorgia Meloni, pas gjithë bujës që shkaktoi lidhja e tij jashtëmartesore me influencuesen dhe biznesnemen italiane, Maria Rosaria Boccia. Në një letër, ai falënderoi Giorgia Melonin që sipas tij e ka mbrojtur me vendosmëri dhe shprehet krenar për rezultatet e arritura në politikat kulturore. Sangiuliano gjithashtu i kërkoi falje gruas së tij në intervistën e së mërkurës dhe pretendoi se ai e kishte ndërprerë lidhjen e tij me Boccian gjatë verës.

Lidhur me gjithë ngjarjen dhe skandalin që bëri bujë ka reaguar edhe vetë biznesmenia italiane Maria Rosaria Boccia. Në një intervistë në programin In onda në La7, i transmetuar menjëherë pas dorëheqjes së ministrit, Boccia tha: “Nuk jam e lumtur. Ai e meritonte atë post: ai është një person shumë kompetent. Për mendimin tim, ai është gjithashtu një person i mirë. Ai u gjend në një situatë që nuk dinte ta trajtonte dhe më vjen shumë keq sepse e meritonte atë post. Por ndoshta sot pas gjithë stuhisë mediatike që kemi përjetuar ishte e nevojshme. Megjithatë, ai mund ta kishin bërë këtë duke thënë të vërtetën që në fillim.”

Për çështjen e vizitave institucionale në të cilat biznesmenja ka shoqëruar gjithmonë ministrin, përgjigja e Boccia-s ishte: “Më duhej të përshtatesha me metodën ministrore”.

Dhe më pas, e pyetur sërish mbi temën e kësaj të vërtete të paspecifikuar që ministri, sipas Boccia, nuk e kishte thënë ende. Ajo u shpreh se në këtë histori janë të përfshira edhe gra të tjera. 

“Unë i kërkoj ministrit të them të vërtetën, sepse nëse ju më kërkoni të them të vërtetën, në këtë të vërtetë nuk jam vetëm unë, ministrja aty janë të përfshira aq shumë gra që sot nuk po i përmendim akoma dhe që unë për detyrë të së vërtetës duhet të permendi dhe nuk me pelqen. I kërkoj ministrit të thotë të vërtetën për ne. Mendoj se e gjithë kjo situatë duhet të shuhet sa më shpejt të jetë e mundur pa dëmtuar më tej askënd dhe pa përfshirë njerëz që nuk kanë qenë të përfshirë deri më tani”., është shprehur ajo. 

Gjithçka filloi kur më 26 gusht Boccia publikoi një postim në llogarinë e saj në Instagram duke falënderuar Sangiuliano për emërimin e saj si këshilltare të ministrit për ngjarjet e mëdha, një emërim i mohuar më vonë nga ministria.  Ky postim shkaktoi një sërë reagimesh mes tyre, edhe ndërhyrja e kryeministres Giorgia Meloni dhe një letër nga Gennaro Sangiuliano në të cilën ministri dha anën e tij të historisë mbi dy temat kryesore të diskutimit, përkatësisht nëse Boccia ka marrë pjesë ndonjëherë në takimet operacionale në G7 në Pompei, në të cilat kishte diskutuan sigurinë, dhe nëse Ministria e Kulturës ka paguar ndonjëherë udhëtimet e Boccia-s, e cila javët e fundit ishte fotografuar shpesh në shoqërinë e ministrit anembanë Italisë, por nuk ka pasur kurrë një detyrë zyrtare, shkruajnë mediat italiane.

mario rosario boccia gennaro sangiuliano itali

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet