LIVE UPDATES
Bota

Analistët për VOA: shkarkimi i ministrit të jashtëm kinez reflekton problemet e brendshme

Diplomati 57-vjeçar i karrierës shikohej prej kohësh si një nga aleatët e besuar të udhëheqësit kinez Xi Jinping. Ai u emërua ministër i jashtëm i Kinës dhjetorin e kaluar, pasi shërbeu si ambasador në Shtetet e Bashkuara gjatë pandemisë COVID-19. Ai nuk u shfaq më në publik pasi u takua me zyrtarë nga Sri Lanka, Vietnami dhe Rusia, më 25 qershor.

26 Korrik 2023, 21:37 Nga k.m.
Analistët për VOA: shkarkimi i ministrit të jashtëm kinez
Qin Gang

Organi kryesor vendimmarrës i parlamentit simbolik të Kinës votoi të martën për largimin e ministrit të Jashtëm Qin Gang dhe riemërimin në këtë post të pararendësit të tij, Wang Yi. Analistët thonë se ndryshimi befasues, disa javë pasi Qin u zhduk nga aktivitetet publike, reflekton trazirën e brendshme në sistemin diplomatik të Kinës dhe se pritet të ketë ndikim negativ tek angazhimi i Pekinit me vendet e tjera. Diplomati 57-vjeçar i karrierës shikohej prej kohësh si një nga aleatët e besuar të udhëheqësit kinez Xi Jinping. Ai u emërua ministër i jashtëm i Kinës dhjetorin e kaluar, pasi shërbeu si ambasador në Shtetet e Bashkuara gjatë pandemisë COVID-19. Ai nuk u shfaq më në publik pasi u takua me zyrtarë nga Sri Lanka, Vietnami dhe Rusia, më 25 qershor.

“Karriera politike e Qin Gangut ka mbaruar dhe besoj se Wang do të luajë një rol tranzitor në këtë krizë brenda sistemit diplomatik të Kinës”, i tha Zërit të Amerikës akademiku kinez Wu Qiang. Ai shtoi se heqja e Qin dhe thashethemet që kanë shoqëruar zhdukjen e tij, reflektojnë nivelin e pasigurisë brenda udhëheqjes së lartë të Kinës.

Media shtetërore kineze nuk ka komentuar për heqjen e Qin, por ajo pasoi javë të tëra spekulimesh për mungesën e tij të zgjatur në publik. Mungesa e informacionit për situatën e tij, është në përputhje me traditën e hershme të Partisë Komuniste kineze për të mos diskutuar çështje delikate.

“Nuk ka asnjë shpjegim për shkarkimin e tij, gjë që krijon përshtypjen e një procesi jo të rregullt, të pasigurisë dhe arbitraritetit”, thotë Ian Chong, ekspert për politikën e jashtme të Kinës në Universitetin Kombëtar të Singaporit. Qin, që shikohej si një përfaqësues kompetent i Kinës në mbarë botën, besohet se luajti një rol kyç për rikthimin e komunikimit mes Pekinit dhe Uashingtonit gjatë javëve të fundit. Që nga e marta në mbrëmje, Kina kishte hequr informacionin për Qin nga faqja në internet e ministrisë së jashtme.

Disa vëzhgues thonë se ngjitja e shpejtë e tij në shkallët e hierarkisë reflekton rreziqet që vijnë nga “politikat e një personi” të Presidentit kinez Xi – tashmë emërimet e personelit nuk përcaktohen më nga një proces shqyrtimi i brendshëm.

“Kina dikur ishte shumë rigoroze në emërimin e personelit, që përfshin shqyrtimin e historikut të kandidatëve dhe konsultimin me palët e ndryshme të përfshira”, tha Alfred Wu, ekspert për politikat kineze në Universitetin Kombëtar të Singaporit.

Ai i tha Zërit të Amerikës se procesi i centralizuar i vendimmarrjes të Presidentit Xi Jinping ka "çaktivizuar" kontrollet dhe balancat që ekzistonin në Partinë Komuniste.

"Sistemi i Kinës është i prishur", tha Wu.

Një përpjekje për të minimizuar ndikimin e heqjes së ministrit Qin

Analistët mendojnë se vendimi për të zëvendësuar Qin me një figurë me përvojë si Wang pasqyron një dëshirë të udhëheqjes së lartë të Kinës për të minimizuar ndikimin e ndryshimit të papritur të personelit.

“Në këtë pikë, udhëheqja mund të mos ketë besim tek zëvendësat e Qin, kështu që ata shpresojnë të emërojnë dikë që përfaqëson një shkallë të caktuar vazhdimësie si ministër i Jashtëm i Kinës”, tha Chong.

Eksperti kinez Wu shton se Pekini shpreson të minimizojë ndikimin e largimit të Qin duke emëruar një figurë të njohur si Wang në rolin e ministrit të Jashtëm.

“Pekini dëshiron të vërë nën kontroll dëmin për sa i përket ndërveprimit me vendet e tjera dhe zëvendësimi i Qin me Wang mund të shmangë krijimin e pasigurisë së mëtejshme”, shpjegoi ai.

Wang, i cili ishte ministër i Jashtëm i Kinës në periudhën 2013-2022, tashmë është edhe drejtor për punët e jashtme të Partisë Komuniste dhe ministër i Jashtëm i Kinës, gjë që disa ekspertë thonë se mund të jetë kundërproduktive për zbatimin e politikës së jashtme të Kinës.

"Emërimi i Wangut mund të shihet si një marrëveshje kalimtare, e cila mund të kompromentojë efektivitetin e shtrirjes ndërkombëtare të Kinës", tha Wen-ti Sung, ekspert mbi politikat kineze në Universitetin Kombëtar Australian. Ai beson se parashikueshmëria dhe transparenca janë thelbësore për "mundësimin" e dialogëve dhe ndërtimin e besimit.

Asnjë ndryshim në drejtimin e politikës së jashtme të Kinës

Largimi i Qin vjen mes përpjekjeve të Kinës për të rifilluar aktivitetet e saj diplomatike pas daljes nga izolimi tre-vjeçar nga COVID-i. Në muajt e fundit, Presidenti Xi ka zhvilluar takime dypalëshe me dhjetëra udhëheqës botërorë dhe Pekini ka organizuar disa takime ndërkombëtare me aleatë në pjesë të ndryshme të botës.

Eksperti kinez Wu beson se ndryshimi i papritur në sistemin diplomatik të Kinës nuk do të ndikojë në drejtimin e politikës së jashtme të Kinës, pasi ministrat e jashtëm shërbejnë kryesisht për të ekzekutuar, jo për të përcaktuar politikën e jashtme në Kinë.

“Pavarësisht se kush është ministër i Jashtëm, Kina do t'i përmbahet diplomacisë të ‘kreut të shtetit’ në të ardhmen e afërt dhe prioriteti i saj do të jetë Takimi i Nivelit të Lartë i APEC-ut që do të mbahet në SHBA në fund të vitit 2023”, tha ai për Zërin e Amerikës.

Edhe pse drejtimi i politikës së jashtme të Kinës do të mbetet i pandryshuar, Wu mendon se do të ketë më pak "stil personal" pasi Wang të marrë rolin e ministrit të Jashtëm.

"Wang ka të ngjarë të duhet ta modifikojë stilin e tij të ashpër diplomatik dhe të marrë një përqasje më të moderuar, sepse kjo është ajo që Kinës i duhet kur merret me gamën e gjerë të sfidave diplomatike me të cilat përballet", tha ai./VOA

qin gang

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj