All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Analistët: Qeveria e re me pro-rusë e pro-serbë e Malit të Zi do jetë jetëshkurtër

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian haptas kanë kundërshtuar me muaj përfshirjen e partive politike, që ata i cilësojnë anti-perëndimore, në koalicionin qeverisës të Malit të Zi.

31 Tetor 2023, 20:49 Nga I.A
Analistët: Qeveria e re me pro-rusë e pro-serbë e Malit të
Qeveria malazeze
All - Paragraf - 1

MALI I ZI- Parlamenti i Malit të Zi zgjodhi të martën qeverinë e re të kryeministrit Milojko Spajiç me mbështetjen e deputetëve të partive pro-serbe dhe pro-ruse, që kundërshtojnë NATO-n dhe orientimin pro-perëndimor të Malit të Zi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian haptas kanë kundërshtuar me muaj përfshirjen e partive politike, që ata i cilësojnë anti-perëndimore, në koalicionin qeverisës të Malit të Zi.

Qeveria u mbështet nga votat e 46 deputetëve të shumicës së re parlamentare, ndërsa kundër votuan 19 deputetë të opozitës. Pesë deputetë munguan dhe një abstenoi nga votimi.

Kabineti qeveritar mori mbështetjen e partisë “Evropa Tani” e kryeministrit Spajiç, nga koalicioni “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, që dikur njihej si Fronti Demokratik pro-serb dhe pro-rus, deputetët e partisë“Demokratët”, “Partia Popullore Socialiste” dhe dy koalicionet shqiptare,” Alternativa Shqiptare” dhe “Forumi Shqiptar”.

Pjesë e marrëveshjes për formimin e qeverisë ishte zgjedhja e Andrija Mandiçit, njërit prej drejtuesve të ish Fronti Demokratik në shkëmbim të mbështetjes së deputetëve të këtij formacion për qeverinë e pakicës. Po ashtu, ish Fronti Demokratik do të bëhet pjesë e qeverisë malazeze vitin e ardhshëm nëpërmjet ristrukturimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian ishin kundër zgjedhjes së politikanit Mandiç në krye të Parlamentit të Malit të Zi, duke e cilësuar atë si kundërshtar të orientimit pro-perëndimor të vendit.

Kryeministri Spajiç para gazetarëve tha se shpreson në zhbllokimin e integrimeve europiane.

“Kemi pasur një qeveri totalisht jofunksionale që ka përmbushur vetëm 8 deri në 10 për qind të detyrimeve të saj, që është një nivel skandaloz i ulët, i paprecedentë në historinë e integrimit europian jo vetëm të Malit të Zi, por edhe të ndonjë vendi tjetër,” tha zoti Spajiç. “Shpresojmë se do të zhbllokojmë. Integrimi evropian dhe ne do të fillojmë shpejt dhe do të bëhemi anëtari i parë i ardhshëm i Bashkimit Evropian.”

Deputetët e opozitës kritikuan formimin e qeverisë së re duke e cilësuar atë si “qeveri e ndërtuar mbi nacionalizmin dhe ekonominë e huazimit”.

Ata e akuzuan kryeministrin Spajiç për zgjedhjen në postin e kryetarit të parlamentit të Andrija Mandiçit, një ish drejtues i koalicionit politik pro-serb dhe pro-rus në Mal të Zi. Opozita tha se kjo ishte një "ditë e zezë" për Malin e Zi dhe shpresat e tij për t'u bashkuar me BE-në së shpejti.

Grupe qytetarësh dhe pjesë të opozitës protestuan në Podgoricë kundër zgjedhjes së kryetarit Mandiçit në krye të parlamentit. Protestuesit thanë se zgjedhja e Mandiçit është një goditje tjetër për themelet e shtetit të Malit të Zi.

Përkundër premtimeve të kryeministrit të sapozgjedhur Spajiç për të realizuar një agjendë reformash për të shpejtuar integrimet evropiane, analistët në Mal të Zi shprehën dyshimet e tyre për një orientim të tillë të qeverisë së re.

Sipas analistit Velija Muriç qasja dhe retorika “ta përkujton vitin 1918 kur Mali i Zi humbi shtetësinë.”

“Duke e pare retorikën e paraqitur në seancat parlamentare nga koalicioni qeverisës të përkujton vitet 1918 kur Mali i Zi e humbi shtetësinë dhe kishën autoqefale,” tha analisti Muriq për Zërin e Amerikës. Sipas tij “qeveria e re do të shënojë hapa prapa sidomos në integrimet euroatlantike”.

Analisti Ismet Kallaba mendon se qeveria e re do të jetë jetëshkurtër.

“ Formimin e qeverisë së re e shoh si një eksperiment të radhës, e shoh si një qeveri e cila nuk do të ketë jetëgjatësi për shkak të përbërjes së saj, të rrymave dhe orientimeve të ndryshme duke pasur parasysh se aty marrin pjesë edhe parti që janë me orientim të kundërt europian”, tha zoti Kallaba.

Zgjedhja e qeverisë i dha fund mandatit teknik të qeverisë së Dritan Abazoviqit, e cila u rrëzua me një votë mosbesimi në gusht të vitit 2022.

Qeveria e zotit Milojko Spajiç është e treta që nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, kur pas tre dekadash, nga pushteti u largua Partia Demokratike e Socialistëve e ish presidentit Milo Gjukanoviç.

Mali i Zi konsiderohej si një vend që udhëhiqte në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian në rajon dhe ka hapur të gjithë kapitujt në negociatat për anëtarësim. Megjithatë, si pasojë e krizës politike dhe institucionale, nuk ka pasur asnjë konferencë ndërqeveritare që nga dhjetori i vitit 2021, për shkak të përparimit të pamjaftueshëm në reformat e nevojshme për procesin e anëtarësimit.

Marrë nga VOA

milo gjukanoviç velija muriç

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj