LIVE UPDATES
Bota

Votuesit e rinj nuk i njohin politikanët në Shkup: Nuk kemi besim

Në një situatë të këtillë, të rinjtë thonë se vendimin do ta marrin nga sugjerimet e prindërve.

31 Tetor 2023, 20:01 Nga h.k
Votuesit e rinj nuk i njohin politikanët në Shkup: Nuk kemi besim
Te rinjte

SHKUP-Të rinjtë në Maqedoninë e Veriut që sapo i kanë mbushur 18 vjet dhe për herë të parë kanë mundësi të votojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe ato parlamentare që pritet të mbahen në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shumë pak i njohin udhëheqësit politikë. Ata thonë se nuk kanë njohuri as për politikat që promovojnë partitë e caktuara politike të vendit.

Në një situatë të këtillë, të rinjtë thonë se vendimin do ta marrin nga sugjerimet e prindërve.

Duhet të mësoj pak më shumë për njerëzit në politikë, pak nga familja, pak nga rrethi i ngushtë, pak nga shoqëria dhe kështu do të mundohem maksimalisht që votën time t’ia jap atij që e meriton”, thotë Saletin Abdiu, që në zgjedhjet që pritet të mbahen vitin e ardhshëm ka të drejtën e votës për herë të parë.

Berin Muhamed, kryetari i Unionit të nxënësve të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut, thotë për Radion Evropa e Lirë se ‘gjeneratave të reja që në fëmijëri u sugjerohet nga prindërit të qëndrojnë larg politikës, duke u thënë se politika është një profesion ku triumfojnë të pandershmit, dhe pikërisht këtu e ka burimin mosinteresimi i të rinjve për zhvillimet politike”.

Në njërën anë, prindërit i mësojnë fëmijët e tyre që të rrinë larg politikës, pasi ajo nuk u sjell asnjë të mirë dhe pasi t’i mbushin 18 vjet po nga këta të rinj kërkohet që të votojnë si qytetarë të ndershëm për të zgjedhur më të mirët që do të sigurojnë një të ardhme më të mirë për shtetit”, thotë Muhamedi.

Ne tashmë i kemi mbushur 18 vjet dhe duhet të marrim përgjegjësinë që të vendosim me votën tonë se kah do të ecë shteti, çfarë kahu do të marrë ndërkohë që bashkëmoshatarët e mi mbeten aq të painteresuar. Janë të rinjtë ata që mund të ndryshojnë kahun e zhvillimeve apo me inkuadrimin e tyre në politikë të imponojnë ndryshime pozitive për ne dhe gjeneratat që do të vijnë pas nesh”, thotë Edin Ramçilloviq.

Mosinteresimin e të rinjve për t’u inkuadruar në politikë, i riu Kiril Koçevski e sheh te mungesa e perspektivës. Ai thotë se të rinjtë të ardhmen e tyre e shohin jashtë vendit prandaj nuk kanë vullnet që në çfarëdo mënyre të bëhen pjesë aktive e politikëbërjes në vend.

Çështja është sa të rinjtë e duan këtë vend, pastaj nëse duan të bëhen pjesë e politikës apo të angazhohen për të ndryshuar diçka përmes politikës. Pjesa më e madhe e bashkëmoshatarëve të mi, të ardhmen e shohin jashtë vendit pasi kanë humbur besimin se mund të ndryshohet këtu diçka për të mirë. Unë nuk planifikoj të mbetem këtu në Maqedoni (të Veriut)”, thotë Koçevski.

Viktoria Malinkovska thotë se nuk i njeh udhëheqësit politikë pasi ata nuk komunikojnë mjaftueshëm sa duhet me gjeneratat e reja përmes rrjeteve sociale.

“Të rinjtë më shumë informohen përmes rrjeteve sociale dhe pikërisht këtu politikanët duhet të promovojnë politikat për çka angazhohen partitë që përfaqësojnë”, thotë Viktoria duke theksuar se në mungesë të informacioneve, do të votojë në përputhje me sugjerimin e prindërve.

Pse të rinjtë nuk e ndjekin politikën?

Organizatat që në fokus kanë të drejtat e të rinjve theksojnë se anketat që realizojnë tregojnë se krijohet një gjeneratë e cila është impotente ndaj zhvillimeve politike. Sipas tyre, kjo bën që ata të ardhmen ta shohin jashtë vendit, pasi ata tashmë një kohë të gjatë nuk arrijnë të shohin hapa konkretë për sa i përket demokratizimit të institucioneve, sundimit të së drejtës, dhe veçanërisht digjitalizimin e institucioneve që është me interes të veçantë për të rinjtë.

Të rinjtë, edhe nëse e dinë se kush është në pushtet, ose kush do të jetë, për ta e parëndësishme mbetet kjo çështje pasi ata tashmë kanë krijuar opinion se të rinjtë nuk mund të ndikojnë në asnjë mënyrë në zhvillimet politike pasi ato varen nga faktorë të tjerë”, thotë Ana Marija Velinovska nga Instituti për demokraci që realizon projekte për të rinjtë.

“Të rinjtë s’kanë besim se mund të jenë shtytës të proceseve”

Naser Miftari, profesor në Gjimnazin “Zef Lush Marku” në Shkup, i cili është i përfshirë në shumë projekte për të rinjtë thotë se të rinjtë nuk janë pjesë aktive e zhvillimeve politike. Ai konsideron se kjo ndodh për faktin se partitë politike kanë sjellje autoriteteve dhe çdo kritikë nga ta edhe më shumë polarizon shoqërinë duke i kategorizuar të rinjtë pjesë e taborit pro dhe kundër tyre dhe jo si zë që kërkon ndryshime në të mirë të shoqërisë.

Ne, si mësimdhënës, mendojmë se përgatisim një gjeneratë, e cila do të jetë e gatshme të jetë pjesë aktive e shoqërisë. Megjithatë, del se të rinjtë janë të painteresuar për politikë-bërjen pasi ata duket se gjithnjë e më shumë humbasin shpresën për perspektivën e vendit”, vlerëson Miftari.

Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave nga regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut që u realizua në tetor të vitit 2021, më shumë se një e treta e popullsisë në vend është nën moshën 30-vjeçare./REL 

te rinjte ne maqedoni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj