LIVE UPDATES
Bota

Serbia nuk i kërkon shtetasit e saj që arrestohen në Kosovë

Dy vendet kanë Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj lë për të dëshiruar.

31 Tetor 2023, 19:33 Nga I.A
Serbia nuk i kërkon shtetasit e saj që arrestohen në Kosovë
Interpol

SERBI- Mund të cilësohet edhe “strehë” për kriminelët e kërkuar nga Serbia. Katër shtetas serbë, me fletarrestim nga agjencia ndërkombëtare e policisë, Interpol, janë arrestuar këtë vit në Kosovë - i fundit më 30 tetor.

Por, dy prej tyre tashmë janë liruar, pasi kanë kaluar periudhën prej 40 ditësh në paraburgim - aq sa e parasheh Ligji për bashkëpunim juridik ndërkombëtar i Kosovës - dhe Kosova nuk ka marrë asnjë kërkesë nga Serbia për ekstradimin e tyre.

Dy vendet kanë Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike qysh në vitin 2013, por zbatimi i saj lë për të dëshiruar.

J.P., i kërkuar dhe i dënuar në Serbi për korrupsion, është kapur nga autoritetet e Kosovës muaj më parë, në bazë të një fletarrestimi të Interpolit.

Ligji për bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale thotë se në çdo rast kur Kosova arreston një shtetas të huaj në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, atij i caktohet masa e paraburgimit prej 40 ditësh në pritje të kërkesës formale për ekstradim nga shteti që e ka lëshuar fletarrestimin ndërkombëtar.

J.P. nga Novi Sadi - identitetin e të cilit Radio Evropa e Lirë e ka të plotë - është liruar pas 40 ditësh, pasi shteti serb nuk ka shfaqur interesim për pranimin e tij, edhe pse është njoftuar nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës për rastin e tij.

“Pala serbe nuk do të bashkëpunojë as për personat që i ka shpallur vetë në kërkim”, thotë për Radion Evropa e Lirë drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë, Gazmend Çitaku.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili monitorin punën e gjykatave në vend, thonë për Radion Evropa e Lirë se nëse shteti kërkues - në këtë rast Serbia - nuk paraqet kërkesë zyrtare për ekstradim brenda 40 ditësh, “autoritetet gjyqësore në Kosovë nuk kanë rrugë tjetër veçse ta lirojnë të kërkuarin”.

REL-i ka pyetur edhe Policinë e Serbisë, edhe Ministrinë e Drejtësisë atje se përse nuk i pranon personat e kërkuar që arrestohen në Kosovë, por prej asnjërit institucion nuk ka marrë përgjigje.

Sipas të dhënave që ka siguruar REL-i nga Policia e Kosovës, deri më tash këtë vit janë arrestuar katër shtetas të Serbisë me fletarrestim ndërkombëtar, ndërsa vitin e kaluar është arrestuar një.

Njohës të çështjeve gjyqësore thonë se epilogu i këtyre procedurave, zakonisht, ndikohet nga vullneti politik i një vendi, i shprehur nëpërmjet institucioneve të tij.

“E, kur jemi te vullneti politik, dihet se në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë ai mungon”, thotë për Radion Evropa e Lirë Hamdi Ibrahimi, ish-kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake, sipas detyrës zyrtare, e liron personin, nëse kërkesa për ekstradim nuk është pranuar nga gjykata brenda dyzet ditësh nga dita e arrestimit. Por, lirimi nuk e përjashton mundësinë e arrestimit të sërishëm dhe ekstradimin e tij apo të saj, nëse kërkesa për ekstradim pranohet më pas”, shpjegon Ibrahimi.

Meqë nuk është anëtare, Kosova në Interpol përfaqësohet nga Misioni i Kombeve të Bashkuara, UNMIK.

Por, në pyetjet e REL-it në lidhje me të arrestuarit serbë në Kosovë, për të cilët Serbia nuk parashtron kërkesë ekstradimi, UNMIK-u tha se që nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, ky mision nuk ka asnjë rol në këto çështje.

Me Marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike është e paraparë që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë kërkesa gjyqësore përmes përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.

Sipas marrëveshjes, Kosova e bën fillimisht kërkesën në Zyrën e BE-së në Kosovë, nga ku kalon te Zyra e BE-së në Serbi dhe prej aty te Ministria e Drejtësisë e Serbisë. Përgjigjja, po ashtu, shkon në këtë formë.

Në Ministrinë e Drejtësisë në Kosovë thonë se, përmes Zyrës së BE-së, i kanë njoftuar autoritetet serbe për të katër shtetasit serbë të arrestuar këtë vit në Kosovë, por se nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Ngjashëm konfirmon edhe Zyra e BE-së në Prishtinë.

Që nga shtatori i vitit të kaluar, sipas saj, “nuk ka pasur as kërkesa, as përgjigje të shkëmbyera nga autoritetet serbe”.

“...në anën tjetër, autoritetet gjyqësore të Kosovës, në vazhdimësi dhe pa asnjë ndërprerje, i kanë përcjellë lëndët përmes përfaqësuesit special të BE-së tek autoritetet e Serbisë”, tha Zyra e BE-së në një deklaratë me shkrim dërguar REL-it.

Nëse asgjë nuk ndryshon, gjasat janë që edhe serbi I.T., i arrestuar në Kosovë më 10 tetor në bazë të një fletarrestimi ndërkombëtar, të lirohet pasi ta përfundojë masën e paraburgimit prej 40 ditësh.

Avokatja e tij, Fehmie Gashi Bytyqi, e caktuar nga Oda e Avokatëve e Kosovës, thotë për REL-in se nga Interpoli ka vetëm fletarrestim për klientin e saj dhe jo dosje se për çfarë kërkohet.

Ajo thotë se ka kërkuar nga sistemi i drejtësisë në Kosovë që I.T. të mos ekstradohet në Serbi derisa të kryhen procedurat gjyqësore.

Sipas IKD-së, Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike me Serbinë është zbatuar kryesisht në raste civile.

Serbia nuk ka bashkëpunuar në asnjë rast që lidhet me krime lufte ose që përfshin individë të profilit të lartë, thotë IKD.

Zyra e Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së në Prishtinë i ka ofruar REL-it të dhëna nga viti 2020 deri në shtator të këtij viti, sipas të cilave, Kosova ka bërë 1.460 kërkesa në Serbi për lëndë të ndryshme gjyqësore, ndërsa përgjigje ka marrë në 415 prej tyre.

Serbia, gjatë periudhës së njëjtë kohore, i ka dorëzuar Kosovës 596 kërkesa, ndërsa përgjigje ka marrë për 1.050, pasi shumë prej tyre kanë përfshirë përgjigje në kërkesat e bëra para vitit 2020.

Aktualisht, Kosova është duke bërë thirrje që Serbia t’i dorëzojë pjesëmarrësit në sulmin vdekjeprurës në Banjskë të Zveçanit, që besohet se gjenden atje. Se si do të jetë epilogu i tyre, tash për tash është e paqartë.

Marrë nga REL

interpol serbi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj