LIVE UPDATES
Bota

Komentet e Presidentit Erdogan, një kthesë nga qëndrimet e para ndaj konfliktit Izrael-Hamas

Duke marrë parasysh protestat e opozitës kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, përshkallëzimi i retorikës nga zoti Erdogan shihet gjithashtu si një përpjekje për të ruajtur mbështetjen politike nga baza e tij fetare.

31 Tetor 2023, 18:12 Nga h.k
Komentet e Presidentit Erdogan, një kthesë nga qëndrimet e para
Erdogan

TURQI-Mbështetja në rritje e Presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan për Hamasin ka nxitur Izraelin të tërheqë diplomatët nga Ankaraja. Analistët thonë se përmes një vendimi që synon të shmangë kritikat nga aleatët perëndimorë, Presidenti Erdogan ka bërë një hap drejt miratimit të kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO. Por, ekspertët paralajmërojnë se zoti Erdogan mund të ketë bërë llogari të gabuara për këtë çështje.

Në një tubim masiv të shtunën në Stamboll, Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan intensifikoi mbështetjen për Hamasin, duke deklaruar sërish se Hamasi nuk është një organizatë terroriste, por një lëvizje çlirimtare.

Udhëheqësi turk paralajmëroi se Turqia mund të ndërhyjë në Gazë, një koment që u prit me entuziazëm të madh nga pjesëmarrësit në tubim.

Në përgjigje të deklaratës së zotit Erdogan, Izraeli tërhoqi diplomatët nga Turqia, duke bërë një hap mbrapa në marrëdhëniet e sapo përmirësuara diplomatike mes dy vendeve.

“Mendoj se është shumë e qartë që këto deklarata thjesht simbolizojnë fundin e përpjekjeve për përmirësim të marrëdhënieve. Ky proces i normalizimit të marrëdhënieve, që filloi më 2022, tani ka marrë fund”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studimin e çështjeve të Sigurisë Kombëtare.

Muajin e kaluar në Nju Jork, Presidenti Erdogan u takua për herë të parë me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Pas sulmit të Hamasit në Izrael, Presidenti Erdogan u tregua më i përmbajtur në retorikën e tij sepse po përpiqej të siguronte një rol ndërmjetësues. Por kur Ankaraja mbeti jashtë përpjekjeve diplomatike, zoti Erdogan intensifikoi retorikën publike në mbështetje të Hamasit.

“Ai e kuptoi se kjo nuk do të sjellë asnjë ndryshim në rolin e tij rajonal. Kështu që ai zgjodhi ta shfrytëzonte situatën për të rritur mbështetjen brenda vendit në vend që të bënte përpjekje pa vlerë për t’u bërë ndërmjetësues në këtë konflikt”, thotë analisti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilhan Uzgel.

Duke marrë parasysh protestat e opozitës kundër sulmeve të Izraelit në Rripin e Gazës, përshkallëzimi i retorikës nga zoti Erdogan shihet gjithashtu si një përpjekje për të ruajtur mbështetjen politike nga baza e tij fetare.

Por si një gjest pozitiv për perëndimin, udhëheqësi turk dërgoi një projektligj në parlament për pranimin e Suedisë në NATO, një proces që deri më tani Turqia e ka zvarritur.

Disa ekspertë thonë se zoti Erdogan po përpiqet t’i ekuilibrojë qëndrimet e tij.

“Nga njëra anë, ai po përpiqet të kënaqë publikun, elektoratin dhe popullatën myslimane. Ndërsa në anë tjetër, ai po i jep diçka perëndimit me mbështetjen e procesit të anëtarësimit të Suedisë në NATO. Por, nuk mendoj se kjo do të funksionojë sepse ai po bënë deklarata shumë të zjarrta, duke kritikuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin. Ai po e tejkalon këtë. Ai po mbështet Hamasin”, thotë analistja Sezin Oney nga portali PolitikYol.

Me instensifikimin ofensivës së forcave izraelite në Rripin e Gazës, ekspertët thonë se Izraeli ka qenë i përmbajtur në reagimet ndaj zotit Erdogan, duke i dhënë përparësi përpjekjeve për të frenuar përhapjen e konfliktit.

“Izraeli nuk dëshiron një zgjerim të tensioneve me fqinjët për shkak të situatës aktuale, duke krijuar tensione të reja me Turqinë. Pra, unë mendoj se qeveria e Izraelit do të bëjë gjithçka që është e mundur për të shmangur një konfrontim të drejtpërdrejt me Turqinë. Natyrisht, ajo do të ndjekë me vëmendje retorikën dhe veprimet e Turqisë”, thotë ekspertja Galla Lindenstrauss.

Ndërsa tensionet përshkallëzohen, aleatët perëndimorë të Turqisë kryesisht po injorojnë retorikën e zotit Erdogan, por disa ekspertë paralajmërojnë se fjalët e tij në mbështetje të Hamasit nuk ka të ngjarë të harrohen./VOA

erdogan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj