LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ A po e humb Perëndimi betejën me Kinën për zemrën e Serbisë?

Presidenti Xi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe të mërkurën. Ato u nënshkruan në 25 vjetorin e bombardimit të NATO-s ndaj ambasadës Kineze në Beograd në vitin 1999 për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Shtetet e Bashkuara kërkuan falje për këtë veprim, duke e quajtur atë “një gabim”.

10 Maj 2024, 21:41 Nga DOSJA
Analiza/ A po e humb Perëndimi betejën me Kinën për
Foto ilustruese


SERBI - Vizita e presidentit kinez Xi Jinping në Serbi këtë javë nxorri në rrugë një numër të madh njerëzish që mbanin flamujt serbë dhe kinezë dhe thekson miqësinë e “çeliktë” të të dy vendeve. Në Perëndim, kjo ngriti shumë pikëpyetje për rolin e ardhshëm të Serbisë në Evropë.

Analistët thonë se ky ishte pikërisht qëllimi. Në një kohë rivaliteti global midis Pekinit dhe Uashingtonit, mesazhet që Presidenti Xi dha në Beograd dukeshin se synonin një audiencë shumë më të gjerë.

Presidenti Xi dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç nënshkruan një sërë marrëveshjesh dypalëshe të mërkurën. Ato u nënshkruan në 25 vjetorin e bombardimit të NATO-s ndaj ambasadës Kineze në Beograd në vitin 1999 për të ndaluar spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. Shtetet e Bashkuara kërkuan falje për këtë veprim, duke e quajtur atë “një gabim”.

David Shullman, ekspert mbi Kinën në Këshillin Atlantik me bazë në Uashington, i tha Zërit të Amerikës se mbërritja e Presidentit Xi në Beograd në këtë përvjetor kishte për qëllim dërgimin e një mesazhi më të gjerë në kontekstin e luftës në Ukrainë: se Kina nuk është një “nxitëse e luftës” si Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja.

Mesazhet kineze, tha zoti Shullman, “përsërisin mesazhet e Rusisë për luftën në Ukrainë, se nuk duhet fajësuar Rusia, por Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja për 'ndezjen e flakëve' të luftës, për vazhdimin e mbështetjes për ukrainasit dhe se Kina është ajo që nxit paqen dhe stabilitetin.

“Ekziston një bindje në sistemin kinez se kjo është një pikë me rëndësi që lidh Kinën dhe Serbinë. Kjo përshtatet edhe me mesazhin që Kina ka dhënë për NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara”.

Presidenti i Kinës iu referua bombardimit të ambasadës kineze në një shkrim të tij të martën të botuar në gazetën pro-qeveritare të Serbisë Politika: “Populli i Kinës e vlerëson paqen, por ata kurrë nuk do të lejojnë që një tragjedi e tillë historike të ndodhë përsëri”, shkroi ai.

Paul McCarthy, drejtor për Evropën në Institutin Ndërkombëtar Republikan në Uashington, bie dakord se koha e vizitës së Presidentit Xi nuk ishte një rastësi.

“Unë mendoj se e gjithë vizita e Presidentit Xi në Evropë u organizua rreth 25 vjetorit të bombardimeve të NATO-s”, thotë ai. “Kjo ishte një mundësi e rëndësishme që kinezët të mos e humbisnin dhe që thekson pozicionin e Serbisë dhe mosmarrëveshjen strategjike me Perëndimin prej 25 vjetësh.

Presidentët Xi dhe Vuçiç nënshkruan një deklaratë për “të ardhmen e përbashkët” të të dy vendeve, të cilën presidenti serb e përshkroi si një nivel mbi Partneritetin Strategjik Gjithëpërfshirës për të cilën të dy vendet ranë dakord në vitin 2016.

Sipas analistit të Këshillit Atlantik, Shullman – Presidenti Xi ka përdorur shpesh fjalinë “e ardhmja e përbashkët” për të treguar se ai dëshiron një ekuilibër të ri të fuqisë në botë.

“Historia e kësaj të ardhmeje të përbashkët është se Kina dëshiron të krijojë një rend global që është më pak i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që është shumëpolar, një rend ndërkombëtar më 'demokratik' - siç shprehen kinezët”, tha ai.

“Në thelb, është një rend botëror që nuk udhëhiqet më nga Shtetet e Bashkuara dhe në të cilin Kina luan një rol më domethënës”, thotë zoti Shullman.

Ai shton: “Fakti që flitet për Serbinë si vendi i parë evropian që do të jetë pjesë e këtij komuniteti dhe ‘të ardhmen e përbashkët’, kjo tregon se për udhëheqësit kinezë, veçanërisht Presidentin Xi, Serbia ka një rëndësi të madhe ... si partner ekonomik dhe si një vend kandidat për në BE”.

Për më tepër, vizita e Presidentit Xi në Serbi i tregoi Uashingtonit se Kina ka partnerë të besueshëm në Evropë dhe se Shtetet e Bashkuara “nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë Evropën në tërësi në anën e saj”.

Kina zotëron miniera dhe fabrika në të gjithë Serbinë dhe ka ofruar financime me vlerë prej miliarda dollarësh për rrugë, ura dhe objekte të ndryshme, duke u bërë partneri kryesor i Serbisë në zhvillimin e infrastrukturës shumë të nevojshme.

Megjithatë, disa ekspertë thonë se e ardhmja e bashkëpunimit midis Beogradit dhe Pekinit është e pasigurt, duke pasur parasysh marrëdhëniet e ndërlikuara midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Vuk Vuksanoviç, studiues në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, i tha Zërit të Amerikës se zgjerimi i bashkëpunimit midis Serbisë dhe Kinës nga një partneritet strategjik në nivelin e “ndërtimit të një komuniteti të Serbisë dhe Kinës me një të ardhme të përbashkët” është pak më shumë se një lojë diplomatike që i përshtatet të dyja qeverive momentalisht.

Ai shtoi se marrëdhënia e ardhshme varet shumë më tepër nga Pekini sesa nga Beogradi.

“Marrëveshja e mëparshme e partneritetit strategjik ishte një deklaratë e përbashkët e vitit 2009 që kishte retorikë të ngrohtë, por në fakt nuk solli ndonjë transformim monumental të marrëdhënieve”, tha ai.

“Kështu ishte deri në kohën kur Kina tregoi interes më të madh për Ballkanin për shkak të Iniciativës “Një brez, një rrugë”, një strategji masive e zhvillimit të infrastrukturës globale e udhëhequr nga Kina. Unë mendoj se pyetja kryesore për Shtetet e Bashkuara do të jetë nëse ky bashkëpunim do të përfshijë ndonjë projekt madhor në fushën e mbrojtjes dhe teknologjisë së lartë”.

Zoti McCarthy nga Instituti Republikan Ndërkombëtar thotë se është e paqartë se si marrëveshjet midis Serbisë dhe Kinës dhe planet për një “të ardhme të përbashkët” do të ndikojnë në marrëdhëniet e Serbisë me Perëndimin.

Megjithatë, vë në dukje ai, një marrëveshje e tregtisë së lirë midis Kinës dhe Serbisë që hyn në fuqi në korrik “e kthen Serbinë më shumë drejt Lindjes”, duke ngritur pyetjen se “sa serioze është Serbia në rrugën e saj evropiane”.

Ai shton se “nga këndvështrimi i Uashingtonit, ata mund të ndihen sikur po humbasin betejën për zemrën e Serbisë”./VOA

perendim kine serbi beteje

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë