LIVE UPDATES
Bota

Analiza: E djathta ekstreme në Francë shkakton shqetësim deri në Kosovë

Sipas një shkrimi në New York Times, Macron i dha të djathtës ekstreme shansin më të mirë për të qeverisur me Francën për herë të parë që nga ‘regjimi Vichy’ i Luftës së Dytë Botërore.

24 Qershor 2024, 13:41 Nga M.B
Analiza: E djathta ekstreme në Francë shkakton shqetësim deri
Nga e majta: presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron (Fotografi arkivi).

KOSOVA- “Bixhoz i rrezikshëm” kështu e përshkruan shumë media perëndimore vendimin e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, për të shpallur zgjedhjet e parakohshme legjislative. Sipas një shkrimi në New York Times, Macron i dha të djathtës ekstreme shansin më të mirë për të qeverisur me Francën për herë të parë që nga ‘regjimi Vichy’ i Luftës së Dytë Botërore.

“Për ata që kanë më shumë për të humbur nga e djathta ekstreme në pushtet - para së gjithash imigrantët dhe pasardhësit e imigrantëve të fundit - lajmi është i tmerrshëm. Macron, me siguri, shpreson se ky veprim është në dobi të tij. Por, mos gaboni: Franca është në rrezik”, shkroi New York Times.

Macron i shpalli zgjedhjet pasi koalicioni i udhëhequr prej partisë së tij të qendrës, Rilindja, pësoi humbje dërrmuese nga partia e ekstremit të djathtë, Tubimi Kombëtar, në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, këtë muaj. Ai shfaqi besimin se populli francez do ta bëjë “zgjedhjen më të drejtë”.

“Rritja e nacionalistëve dhe e demagogëve është rrezik për kombin tonë, por edhe për Evropën tonë dhe për vendin e Francës në Evropë dhe në botë”, tha Macron.

Rrethi i parë i zgjedhjeve do të zhvillohet më 30 qershor, i dyti më 7 korrik. Sondazhet e opinionit, përfshirë një të publikuar në ueb-faqen Le Point, e nxjerrin Tubimin Kombëtar të Marine Le Penit në epërsi, me afro 30 për qind të votave, në rrethin e parë. Kjo do të thotë se nga muaji i ardhshëm, Macronit mund t’i duhet të qeverisë me kryetarin e Frontit Kombëtar, Jordan Bardella, si kryeministër. Bardella përfaqëson gjithçka që Macron kundërshton: është anti-migrant, euro-skeptik, nacionalist dhe populist. Në një intervistë televizive më 16 qershor, ai tha se “nuk do të jetë bashkëpunëtor i Macronit” nëse emërohet kryeministër.

“Nëse populli francez më beson, unë do t’i drejtoj politikat e vendit përmes propozimeve të qarta, përmes prioriteteve konkrete, fuqisë blerëse, sigurisë, migracionit... Dhe po, dua të ndërtoj një qeveri të bashkimit kombëtar, me njerëz që nuk vijnë domosdoshmërisht nga Tubimi Kombëtar”, tha Bardella.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Francë do të duhej të mbaheshin në vitin 2027, kur edhe mandati i Macronit skadon. Se përse ai ka vendosur të luajë me zjarrin në këtë mënyrë, ka mendime të ndryshme. Ish-diplomati francez, Pierre Vimont, tani bashkëpunëtor i Institutit Carnegie Europe, thotë se Macron mund të jetë duke testuar publikun francez dhe aftësinë e ekstremit të djathtë për të qeverisur. Duke folur për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, ai thotë se performanca e Tubimit Kombëtar ka shkuar duke u përmirësuar viteve të fundit, për shkak të rritjes së pakënaqësisë sociale me establishmentin.

“Arsyeja kryesore e kësaj pakënaqësie - nëse shihen sondazhet e opinionit - ka të bëjë me rënien e fuqisë blerëse dhe me cilësinë e shërbimeve publike. Njerëzit mendojnë se arsimi dhe kujdesi shëndetësor nuk e kanë efikasitetin e njëjtë siç e kanë pasur. Shto këtu edhe migrimin! Ata ndjehen disi të frikësuar nga migrimi, kanë ndjenjën e humbjes së identitetit të tyre kombëtar”, thotë Vimont.

Sipas një studimi të vitit 2022, “92% e votuesve të Tubimit Kombëtar besojnë se shumica e imigrantëve nuk i ndajnë vlerat e Francës” dhe se “kjo krijon probleme për bashkëjetesën”.

Për më tepër, shumë në Francë i shohin rregullat e gjelbra të BE-së si barrë për bujqësinë e tyre. Po ashtu, argumentojnë se importet e grurit nga Ukraina - për shkak të koncesioneve të luftës - i kanë dëmtuar tashmë të ardhurat e fermerëve francezë. Bardella zotohet se do t’i adresojë të gjitha këto. Vimont thotë se nëse ai e formon Qeverinë e re, ndikimi i Macronit në çështjet e brendshme do të zvogëlohej ndjeshëm.

Me Kushtetutën franceze, ai do ta mbante rolin kryesor në mbrojtje dhe politikë të jashtme, si dhe do të negocionte traktate ndërkombëtare, por do të humbiste fuqinë për të vendosur në politikën e brendshme, thotë Vimont. Kjo, sipas tij, do të mund të ndikonte pastaj edhe në çështje të tjera, si mbështetja për Ukrainën, pasi presidentit do t’i duhet miratimi i Parlamentit për të financuar secilën ndihmë nga buxheti vjetor i Francës. Vimont thotë se e djathta ekstreme - nëse do - mund t’ia vështirësojë punën Macronit edhe në politikën e jashtme, së paku deri në një masë.

“Tubimi Kombëtar e ka thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë se është kundër çdo zgjerimi të ri të BE-së, qoftë me Ukrainën, Moldavinë apo shtetet e Ballkanit. Por, nuk mendoj se do të shkojë menjëherë në konfrontim të drejtpërdrejtë me presidentin për këtë çështje”, thotë Vimont.

Vimont shton se frika në vendet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë anëtarësimin në BE, mund të bëhet e pakapërcyeshme nëse Le Pen garon për presidente në vitin 2027 dhe fiton. Gëzim Visoka, profesor i Studimeve të Paqes dhe Konfliktit në Universitetin e Qytetit të Dublinit, pajtohet se marrja e pushtetit nga partia e Le Penit do të ishte “lajm i keq” për Ballkanin Perëndimor, por, sipas tij, kjo nuk do të përkthehej në ndonjë ndryshim radikal të qëndrimeve të BE-së.

“Tani, nën dominimin e partive të qendrës së djathtë apo të majtë, zgjerimi nuk është prioritet për BE-në. Është taktikë për të blerë përkrahjen dhe bashkëpunimin e vendeve të Ballkanit dhe të Evropës Lindore. Nëse gjatë mandatit të ardhshëm të Komisionit Evropian nuk do të ketë ndonjë zhvillim të veçantë, unë mendoj se projekti i zgjerimit - siç e njohim në formën klasike - do të jetë i vdekur”, thotë Visoka për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, fitorja eventuale e partisë së Le Penit do të mund të kishte ndikim të menjëhershëm në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se Le Pen ka lidhje me lobet dhe grupet serbe, qoftë në Francë, qoftë jashtë saj. Flitet se partia e saj është e lidhur edhe me organizatën franceze “Solidarite Kosovo”, e cila, siç thuhet në ueb-faqen e saj, punon “në shërbim të të krishterëve të shtypur” në Kosovë.

“Duke i marrë parasysh këta parametra të përkrahjes historike politike, mund ta shohim Francën duke marrë një kurs më proserb dhe më kushtëzues ndaj Kosovës, duke u munduar që t’i vërë asaj kushte shtesë, ose t’ia rikthejë masat ndëshkuese, që duket se do t’i hiqen tash për tash”, thotë Visoka.

Që Kosova të shpëtojë nga kjo “dinamikë negative”, që “shfrytëzon elementin e fesë dhe të identitetit”, ai thotë se lidershipi i ri në BE, që është në krijim e sipër, duhet ta ndryshojë kursin politik.

“Për Kosovën është me rëndësi që BE-ja të ketë një qëndrim parimor dhe të përbashkët për shtetësinë e saj. Aktualisht nuk e ka. Shumë probleme që i ndodhin Kosovës me BE-në, me dialogun, vijnë si pasojë e mungesës së një qëndrimi të përbashkët ndaj shtetësisë së Kosovës. Shpresa ime është që lidershipi i ri në BE t’i tejkalojë këto mjegulli dhe të ketë një politikë të qartë, afirmative dhe të barabartë ndaj Kosovës, siç e ka me të gjitha vendet e tjera të rajonit”, thotë Visoka.

Pesë vende të Bashkimit Evropian - Greqia, Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja nuk e njohin ende pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008. E, Këshilli Evropian duhet të votojë unanimisht për një sërë çështjesh, të cilat shtetet anëtare i konsiderojnë si të ndjeshme përfshirë këtu ato që lidhen me politikën e jashtme dhe të sigurisë. Në rastin e Kosovës, Franca ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë, e shpesh edhe vendimtar, në një varg gjërash nga liberalizimi i vizave deri te Marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Gjatë një bisede telefonike në prill, Macron i ka folur kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, edhe për rëndësinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nëse Tubimi Kombëtar fiton shumicën në Francë, kjo do të ishte hera e katërt në historinë e vonë të këtij vendi që do të kishte ‘qeveri të bashkëjetesës’ - që do të thotë se shumica parlamentare dhe presidenti do të vinin nga grupime të ndryshme politike. Të tilla qeveri janë formuar më 1986 dhe 1993 nën presidentin Francois Mitterrand dhe më 1997 nën presidentin Jacques Chirac. Megjithatë, kësaj radhe mund të jetë ndryshe, pasi Tubimi Kombëtar nuk është parti tradicionale e qendrës së djathtë apo e qendrës së majtë, si në rastet e mëparshme. Ai është një grupim thellësisht nacionalist dhe populist i krahut të djathtë, i themeluar nga babai i Le Penit më 1972./ REL

kosova franca

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje