LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Evropa merr politikisht kurs të fortë djathtas

Në zgjedhjet komunale dhe rajonale në Spanjë qeveria e majtë e Pedro Sanchez u ndëshkua me votë, si pasojë kryeministri spanjoll kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

28 Qershor 2023, 09:53 Nga a.l
Analiza e DW: Evropa merr politikisht kurs të fortë djathtas
Bashkimi Evropian

Dukej sikur Spanja ishte bastioni i fundit në Europë i të majtëve, por edhe ai ra para një muaji. Në zgjedhjet komunale dhe rajonale në Spanjë qeveria e majtë e Pedro Sanchez u ndëshkua me votë, si pasojë kryeministri spanjoll kërkoi zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Buzëqeshja e fituesve ka kaluar tani tek partia konservatore popullore, PP me imazhin e ri që jep Isabel Diaz Ayso nga Madridi që tallet me feminizmin, barazinë, mbrojtjen e pakicave, të drejtat e personave trans dhe mbrojtjen e klimës.

Por rritje po shënon edhe partia ekstremiste e djathtë Vox, që në shumë komuna dhe rajone autonome në të ardhmen pritet të bashkëqeverisë. Tek ata që e uruan partinë Vox jo rastësisht ndër të parët ka qenë Viktor Orban.

Hungari: "Idoli" Orban

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ofroi modelin për kthesën djathtas. Në prill të vitit të shkuar ai siguroi mandatin e katërt, megjithëse opozita ishte bashkuar dhe kishte menduar, se kishte shanse për ndërrrimin e pushtetit. Orban dhe partia e tij nacionale e djathtë, Fidesz sipas modelit rus shpallën "demokracinë joliberale". Tonet kundër të huajve janë pjesë normale e programit të qeverisë. Kundërshtimin e pandërprerë për të pranuar refugjatë, Orban e argumenton me atë, se hungarezët "nuk duan të bëhen një racë e përzier" dhe se vendet multikulturore europiane "nuk janë më kombe".

Franca: Le Pen më e kujdesshme

Pas fitores së Orban ishte e para Marine Le Pen që e uroi kryeministrin hungarez. Partia e saj, "Rassemblement National" para një viti arriti në zgjedhjet parlamentare të 14-fishojë numrin e deputetëve.  Pa u lodhur Le Pen ndjek planin e saj të hyjë në Pallatin Élysée si presidente. Hapi tjetër që synon ajo është fitorja në zgjedhjet europiane në vitin 2024, gjë që nuk duket më e pamundur, sepse prej 10 vitesh shumë franceze e francezë votojnë tejet djathtas.

Itali: Meloni dhe Mussolini

Giorgia Meloni nuk kishte nevojë të priste kaq gjatë. Partia e saj radikale e djathtë dhe me rrënjë tek fashizmi "Fratelli d‘Italia"nga parti e parëndësishme arriti të ngjitet në elektorat dhe të vendosë Melonin në postin e kryeministres së Italisë. Në emblemën e partisë ende qëndron flaka me të gjelbër-të bardhë e të kuqe, që për të djathtët italianë simbolikisht qëndron për flakën e përjetshme në varrin e Musolinit. Dhe me që ra fjala..për Giorgia Melonin, Musolini "është një personalitet kompleks që duhet parë në kontekst", thotë Meloni, që karrierën e saj politike e filloi në organizatën e të rinjve neofashistë.

Suedia: Populistët forca e dytë

Jimmie Åkesson, kreu i partisë populiste të djathtë, Demokratët Suedezë kaloi nëpër një rrugë të gjatë deri tek kthesa e fortë djathtas, pasi në fillimet e veta politike ai konsiderohej i moderuar. Sot, në stilin e Donald Trump ai "do të bëjë sërish të madhe Suedinë". Në zgjedhjet parlamentare vitin e kaluar, partia Demokratët Suedezë, që u krijua në vitin 1988 nga ekstremistët e djathtë suedezë, u bë forca e dytë politike.

Që atëherë kjo parti me politikën kundër migrantëve dhe islamit e vë rregullisht nën presion qeverinë e koalicionit të qendrës me të djathtët. Myslimanët për Åkesson janë "rreziku më i madh për Suedinë që nga Lufta e Dytë Botërore".

Finlanda: "Finlandezët first"

Populistët e djathtë kanë gjetur jehonë edhe në Finlandë- Në këtë vend partia "Finlandezët e vërtetë" ia doli në një koalicion me katër parti të futet në qeveri. Partia populiste siguroi shtatë poste, dhe kryetarja e saj, Riika Purra madje mori postin e ministres së Financave.

Kjo politikane që më parë votonte për Të Gjelbrit do tani kthejë Finlandën "në rrugën e duhur", duke ndërruar edhe paradigmën e migracionit me vendosjen e kuotës deri në 500 migrantë.

Sllovaki: Neonazistët në parlament

Ndërkohë që Purra është shumë e butë krahasuar me Marian Kotleba, kreun e partisë neofashiste sllovake, L'SNS. Ky politikan që nxit urrejtjen kundër romëve, hebrenjve dhe homoseksualëve në vitin 2022 u dënua me kusht për shkak "nxitjes së një ideologjie të rrezikshme për demokracinë" dhe duhet të dorëzonte mandatin parlamentar. Por kjo nuk e pengoi suksesin e partisë së tij. Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 partia sllovake arriti të marrë 17 vende në parlament. Nga zgjedhjet e parakohshme në shtator L'SNS pret madje të marrë më shumë deputetë.

Greqi: Kthesa masive djathtas

Në Greqi i fitoi zgjedhjet të dielën (25.06.) kryeministri konservator, Kyriakos Mitsotakis, por suksesi i partive ultra të djathta të bën të kuptosh, se Greqia ka marrë kthesë të fortë politike djathtas. Partia populiste greke,  "Elliniki Lysi", Zgjidhja Greke, partia ultranacionaliste dhe ultrafetare "Niki", Fitorja dhe partia "Spartanët", pasuese e partisë së ndaluar "Agimi i Artë" janë futur në parlament dhe së bashku zenë 13% të vendeve./DW

vox

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë