LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Ku u zhdukën 51 mijë refugjatë të mitur në Europë?

Oficerët e policisë gjermanenuk mund t'u besonin syve kur ndaluan një furgon Mercedes me targa suedeze që sapo kishte kaluar kufirin gjermano-polak në mbrëmjen e vonë të shtatorit 2023. Furgoni drejtohej nga një djalë 15-vjeçar sirian. Në bagazhin e furgonit - 7 refugjatë sirianë dhe jemenas që kontrabandoheshin në Gjermani.

9 Maj 2024, 08:32 Nga N.F
Analiza e DW: Ku u zhdukën 51 mijë refugjatë të mitur
Foto ilustruese

GJERMANI- Më shumë se 51.000 refugjatë të mitur janë të zhdukur në të gjithë Evropën. Autoritetet nuk e dinë se ku janë. Çfarë ka ndodhur me ta? Oficerët e policisë gjermanenuk mund t'u besonin syve kur ndaluan një furgon Mercedes me targa suedeze që sapo kishte kaluar kufirin gjermano-polak në mbrëmjen e vonë të shtatorit 2023. Furgoni drejtohej nga një djalë 15-vjeçar sirian. Në bagazhin e furgonit - 7 refugjatë sirianë dhe jemenas që kontrabandoheshin në Gjermani.

Djali sirian nuk ishte i panjohur për autoritetet në Gjermani: ai erdhi si refugjat pa prindër apo të afërm në moshën 13-vjeçare dhe jetoi në një institucion për të mitur në Thyringji për dy vjet. Pas regjistrimit në qendrën e pritjes, këta të mitur të pashoqëruar shpërndahen në të gjithë vendin. Zyra për të miturit u siguron atyre strehim, kujdes dhe kontroll. Kjo është shpesh e suksesshme, por jo gjithmonë - kështu që fëmijët dhe të rinjtë zhduken nga këto ambiente. Shpesh ata zhduken plotësisht nga radarët e autoriteteve dhe atë në të gjithë Evropën.

Mangësitë kryesore në mbledhjen e të dhënave

Aktualisht, 51.433 refugjatë të mitur janë të zhdukur në të gjithë Evropën. Vetëm tre vjet më parë, ky numër ishte rreth 18.300. Gjatë kësaj periudhe, numri i të miturve të zhdukur është rritur ndjeshëm edhe në Gjermani - nga 724 në 2021 në 2005 sot. Ky është rezultati i një investigimi ekskluziv të rrjetit gazetaresk europian "Lost in Europe”, ku bëjnë pjesë media belge "De Standaard”, holandeze "NRC”, italianja ANSA dhe rbb24 Recherche nga Gjermania.

Hulumtimi nxjerr në pah mangësi të konsiderueshme në mbledhjen e të dhënave për refugjatët e mitur të zhdukur. Nga autoritetet kompetente në 31 vende evropiane, të cilat përveç 27 anëtarëve të BE-së dhe Moldavisë, Norvegjisë, Zvicrës dhe Britanisë së Madhe - vetëm 15 iu përgjigjën pyetjeve të rrjetit kërkimor.

Ndërsa disa vende si Italia dhe Austria raportojnë shifra veçanërisht drastike, me më shumë se 20.000 fëmijë dhe të rinj të zhdukur, të tjera, si Spanja apo Greqia, nuk mbledhin asnjë informacion për fëmijët dhe të rinjtë e pashoqëruar.

Komisioni i BE-së flet për një sistem "të prishur”

Aktualisht në BE nuk ka rregullore për regjistrimin dhe shkëmbimin e informacionit mbi fatin e të miturve refugjatë të pashoqëruar. Komisionerja përgjegjëse e BE-së për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, suedezja Ilva Johansson, nuk mund të komentojë numrin shumë të madh të refugjatëve të rinj të zhdukur. "Nuk e kam idenë nëse shifrat tuaja janë të sakta. Mund të them se kemi një sistem të prishur migracioni në Evropë”, thotë ajo në një intervistë ekskluzive për rbb24 të Gjermanisë.

Kur refugjatët e mitur zhduken nga strehimoret nën mbikëqyrjen e autoriteteve, ata duhet të regjistrohen si persona të zhdukur. Disa rishfaqen, pas disa ditësh, në një qytet tjetër, në një komunë tjetër.

Në Gjermani, ekspertët supozojnë se shumë largohen nga objektet ku janë të strehuar, sepse janë të pakënaqur me kohëzgjatjen e procedurës, shpresojnë për ndihmë më të shpejtë në vende të tjera ose duan të qëndrojnë me të afërm apo miq në vende të tjera evropiane. Policia gjermane e konfirmon këtë supozim. Hulumtimet në të gjithë Evropën tregojnë: arsyet e zhdukjes së të miturve shpesh nuk mund të përcaktohen saktësisht as në vende të tjera. Një nga arsyet është se shkëmbimi i të dhënave brenda-evropiane shpesh nuk funksionon.

Strukturat gjermane janë të mbingarkuara

Në Gjermani, strukturat janë aktualisht shumë të mbingarkuara, thotë Helen Sundermeier nga Shoqata Federale Gjermane për Refugjatët e Pashoqëruar (BumF). "Vëmë re se shumica e të rinjve zhduken që në fillim, kur mbërrijnë. Në këtë fazë, standardet e mbikëqyrjes janë ulur për të siguruar kujdesin përkundër mungesës së stafit.

Mbipopullimi i strukturave shoqërohet me të dhëna jo të plota për vendndodhjen e të miturve. Pasojat mund të jenë të rënda për të miturit, paralajmëron Teresa Kajl nga Fondi Gjerman i Fëmijëve (Deutschen Kinderhilfswerk). "Kur fëmijët konsiderohen të zhdukur, duhet nisur nga fakti se ata janë të ekspozuar ndaj rreziqeve të caktuara, se mund të bien në duart e organizatave kriminale, që shfrytëzohen apo përjetojnë abuzim seksual. Ne dimë për raste të tilla”.

Ashtu si 15-vjeçari sirian, i cili u arrestua nga policia në shtator. Sipas një raportimi të gazetës, ai dyshohet se dëshmoi në gjykatë se ishte rekrutuar nga kontrabandisti që e solli në Gjermani dy vjet më parë.

Sipas Helen Sundermayer, një nga arsyet që një rekrutim i tillë ka sukses është mungesa e perspektivës me të cilën përballen shumë refugjatë të rinj në Gjermani. "Aktualisht, kujdesi është i dobët në shumë vende dhe ka shumë njerëz që nuk janë profesionistë, të cilët nuk kanë as kohë dhe as burime për të ofruar udhëzime për të miturit në një situatë të tillë, të rinjtë mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ofertave dhe premtimeve të dyshimta se do të spërblehen me para.

Regjistrimi më i lehtë

Komisionerja evropiane Johansson sheh rrezikun që "refugjatët e mitur të pashoqëruar të bëhen viktima të trafikantëve të qenieve njerëzore kur këta të mitur janë tashmë në BE". BE po punon për të futur një sistem të unifikuar regjistrimi për të miturit e pashoqëruar. Kjo nuk e zgjidh problemin e fëmijëve aktualisht të zhdukur. Por vendet e BE-së duhet të krijojnë kushte më të mira dhe ta bëjnë më të lehtë gjetjen e personave kontaktues si dhe kujdestarëve.

Por, deri më tani, vetëm një pjesë e vogël e rregulloreve të planifikuara është miratuar. Votimi përfundimtar është në maj. Më pas, shtetet anëtare do të duhet të përfshijnë rregulloret e reja në legjislacionin e tyre kombëtar. "Të 27 vendet kanë premtuar se do ta bëjnë këtë”, thotë komisionerja e BE-së, Ylva Johansson.

Marrë nga DW

gjermani emigrante zhdukje

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj