LIVE UPDATES
Bota

Policia shpërndan protestën pro-palestineze në SHBA, 33 persona të arrestuar

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjshmërinë e anuloi seancën pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa kryetari i saj dhe republikanë të tjerë e përshëndetën veprimin e organeve të rendit.

9 Maj 2024, 07:36 Nga r.ll
Policia shpërndan protestën pro-palestineze në SHBA, 33 persona
foto ilustruese

SHBA- Policia përdori spërkatës me piper gjatë një proteste ndërsa demonstruesit pro-palestinezë kishin ngritur tenda në oborrin e Universitetit George Washington në kryeqytetin amerikan. Organet e rendit arrestuan dhjetëra demonstrues të mërkurën ndërsa kryetarja e bashkisë së qytetit ishte caktuar të dëshmonte në Kongres lidhur me trajtimin e situatës së protestës së filluar rreth dy javë më parë.

Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve për Mbikëqyrjen dhe Përgjegjshmërinë e anuloi seancën pas ndërhyrjes së policisë, ndërsa kryetari i saj dhe republikanë të tjerë e përshëndetën veprimin e organeve të rendit. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha se “nuk duhet që Kongresi ta thërrasë për të dëshmuar kryebashkiaken në mënyrë që studentët hebrenj në Universitetin George Washington të mbahen të sigurte”.

Kryebashkiakja e kryeqytetit amerikan, demokratja Muriel Bowser, tha se ajo dhe shefja e Policisë Metropolitane, Pamela Smith, vendosën ta spastrojnë kampin për shkak të shenjave se "protesta po bëhej më e paqëndrueshme”. Policia tha se kishte të dhëna se protestuesit kishin “mbledhur armë të improvizuara dhe po studionin mundësinë e bllokimit të ndërtesave universitare”. Protestat pro-palestineze në shumë universitete amerikane dhe në Evropë janë tjetërsuar në përplasje me organet e rendit.

Disa kolegje kërkuan menjëherë ndërhyrjen e policisë për të shpërndarë demonstratat që bllokuan mësimin nëpër auditorë, ndërsa universitete të tjera i kanë toleruar protestat. Të martën, policia shpërndau një demonstratë në Universitetin e Masaçusets. Pamjet filmike tregojnë një operacion të gjatë policor që shpërndan protestuesit dhe çmonton tendat e ngritura. Organet e rendit njoftuan arrestimin e 130 personave pasi refuzuan urdhrat e policisë për t’u shpërndarë.

Dy ligjvënëse demokratë dolën në një konferencë shtypi me pesë nga studentët që ishin arrestuar. “Dua që të gjithë republikanët dhe demokratët ta dinë se arrestimet nuk i ndalojnë këto mospajtime në rritje”, tha ligjvënësja Rashida Tlaib e cila përfaqëson Miçiganin në Dhomën e Përfaqësuesve. Ajo është amerikano-palestinezja e parë që shërben në Kongres. Ligjvënësja tjetër demokrate, Cori Bush e cila përfaqëson Mizurin, tha se po cenohet liria e fjalës.

Drejtuesit e Universitetit George Washington reaguan përmes një deklarate duke theksuar përkushtimin ndaj lirisë së shprehjes. “Kampi me tenda ka evoluar në aktivitete të paligjshme, me shkeljen e drejtpërdrejt të shumë rregullave të universitetit dhe qytetit nga pjesëmarrësit”.

Zëdhënësja e Presidentit Biden, Karine Jean-Pierre, tha se presidenti beson se e drejta për të kundërshtuar është themelore për demokracinë amerikane. Por kundërshtitë nuk mund të çojnë në shkelje të rendit, dhunë, kërcënime, vandalizëm dhe bllokim të universiteteve, tha ajo, ndërsa shtoi se Shtëpia e Bardhë është shprehur qartë në lidhje me antisemitizmin.

Që nga 18 prilli, rreth 2,800 njerëz janë arrestuar në protestat e zhvilluara në 50 universitete, shifra të bazuara nga raportimet e agjencisë së lajmeve Associated Press dhe deklaratat e universiteteve dhe organeve të rendit. Demonstrata e parë filloi në Universitetin Columbia në Nju Jork./VOA

protesta ne shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj