8 Maj 2024, 22:43
Nga I.A
Katari
KATAR- Vazhdojnë thirrjet për trysni ndërkombëtare kundër një ofensive izraelite në qytetin në skajin jugor të Gazës, Rafah, në kufi me Egjiptin. Katari dhe Bashkimi Afrikan shprehën shqetësimin për përshkallëzimin e krizës humanitare. Katari ka qenë ndër ndërmjetësit kryesorë në përpjekje për të arritur një marrëveshje armëpushimi midis Izraelit dhe Hamasit dhe të mërkurën tha se çdo zhvendosje me forcë e civilëve nga qyteti Rafah do të ishte një shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar.
Një deklaratë e lëshuar nga ministria e jashtme e Katarit dënoi sulmet izraelite në Rafah dhe bëri thirrje për "veprim urgjent ndërkombëtar" për të parandaluar forcat izraelite të dërgojnë forcat tokësore në këtë qytet.
Kryetari i Komisionit të Bashkimit Afrikan, Moussa Faki Mahamat i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të punojë së bashku për të ndaluar një përshkallëzim të konfliktit në Rafah, duke vënë në dukje rëndësinë e zonës si një korridor për sjelljen e ndihmave humanitare në Gazë.
Izraeli dërgoi trupat në vendkalimin kufitar me Egjiptin në Rafah të martën, ndërsa mbylli gjithashtu vendkalimin aty pranë, Kerem Shalom. Kjo nxiti kritika nga organizatat humanitare. Izraeli tha të mërkurën se kishte rihapur vendkalimin kufitar, Kerem Shalom.
Zyrtari kryesor i OKB-së për ndihma humanitare, Martin Griffiths tha se mbyllja e kalimit në Rafah ndërpreu kalimin e karburanteve dhe pamundësoi kalimin në Gazë të aktivistëve të organizatave humanitare.
Udhëheqësit izraelitë thonë se një operacion ushtarak në Rafah është i nevojshëm për të siguruar lirimin e pengjeve që ende mbahen në Gazë dhe për të mposhtur përfundimisht grupin militant Hamas.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha të martën se një sulm në Rafah do të ishte një "gabim strategjik, një fatkeqësi politike dhe një makth humanitar".
"Do të ishte tragjike nëse javë të tëra aktiviteti intensiv diplomatik për paqen në Gazë nuk do të mundësonin arritjen e armëpushimit, lirimin e pengjeve dhe frenimin e një ofensivë shkatërruese në Rafah", u tha ai gazetarëve në Kombet e Bashkuara.
Ai i kërkoi qeverisë izraelite dhe Hamasit të tregojnë "guxim politik" për të siguruar një marrëveshje dhe për të ndaluar gjakderdhjen. Ai gjithashtu u bëri thirrje vendeve me ndikim mbi palët që ta përdorin këtë ndikim.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rreth 1.2 milionë njerëz janë strehuar në Rafah, dhe më shumë se gjysma e tyre janë fëmijë. Shumë prej tyre erdhën nga pjesë të tjera të Gazës, duke ikur në kërkim të sigurisë dhe strehimit pasi ofensiva e Izraelit kundër Hamasit shkaktoi dëme të mëdha në pjesën më të madhe të Rripit të Gazës.
Lufta Izrael-Hamas u shkaktua nga sulmi i 7 tetorit të Hamasit në pjesën jugore të Izraelit që vrau 1200 njerëz: Hamasi gjithashtu morri rreth 250 pengje, sipas zyrtarëve izraelitë. Rreth 100 nga pengjet u liruan në një armëpushim njëjavor në fund të nëntorit.
Kundërofensiva e Izraelit në Gazë ka shkaktuar vrasjen e më shumë se 34,700 palestinezëve, sipas ministrisë së shëndetësisë së Gazës që kontrollohet nga Hamasi.
Marrë nga VOA
antónio guterres
Bota
8 Maj 2024, 22:30
E. D
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz paralajmëroi Rusinë të mërkurën kundër çdo lëvizjeje ushtara...
Bota
8 Maj 2024, 22:10
E. D
Gordon Black
SHBA- Ushtria amerikane konfirmoi se një ushtar amerikan u arrestua javën e kaluar gjatë vizite të paautorizuar në qy...
Bota
8 Maj 2024, 21:59
B.Z
Gordana Siljanovska
Maqedoni e Veriut - Kandidatja e VMRO-së, Gordana Siljanovska, pritet të jetë presidentja e re e Maqedonisë së...
Bota
8 Maj 2024, 21:50
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli ka kryer sulme të ashpra ajrore në jug të Libanit dhe grupi militant shiit, Hezbollah, tha se ka kryer sulme...
Bota
8 Maj 2024, 21:39
E. D
foto ilustruese
TAJLANDË- Kryeministri i Tajlandës Srettha Thavisin tha sot se do ta rikthejë kanabisin si lëndë narkoti...
Bota
8 Maj 2024, 21:33
I.A
KiE
KOSOVË- “Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhs...
Bota
8 Maj 2024, 21:31
B.Z
Trump, Biden
SHBA - Në fushatën presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkuara, kandidatët Joe Biden dhe ...
Bota
8 Maj 2024, 21:27
E. D
Donald Trump
SHBA- Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të marrë në shqyrtim vendimin e gjykatës më të ul&eum...
Bota
8 Maj 2024, 21:24
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden dënoi "rritjen e theksuar" të antisemitizmit, gjatë një fjalimi të martën me rastin e p&...
Bota
8 Maj 2024, 21:12
E. D
James Cleverly
BRITANI- Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa p...