8 Maj 2024, 21:27
Nga E. D
Donald Trump
SHBA- Gjykata e Apelit në shtetin e Xhorxhias pranoi të marrë në shqyrtim vendimin e gjykatës më të ulët, që lejoi prokuroren e qarkut Fulton, Fani Willis, të vazhdojë të ndjekë hetimet lidhur me padinë ndaj ish-Presidentit Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020.
Vendimi ka të ngjarë të vonojë ecurinë e prosesit. Është rasti i dytë në ditët e fundit që gjykatat japin vendime në favor të ish-Presidentit dhe që mund ta shtyjnë nisjen e gjyqeve ndaj tij pas zgjedhjeve të nëntorit. Trump pritet të marrë emërimin zyrtar të Partisë Republikane si kandidat i saj për zgjedhjet e nëntorit.
Një ditë më parë, një gjykatëse në Florida vendosi të shtynte për një afat të pacaktuar fillimin e gjyqit ndaj zotit Trump lidhur me padinë për mbajtjen e dokumenteve sekrete pas largimit nga detyra.
Ish-Presidenti Trump dhe të paditur të tjerë në aktpadinë e Xhorxhias janë përpjekur ta largojnë zonjën Willis nga hetimet, duke argumentuar se marrëdhënia e saj intime me prokurorin e posaçëm Nathan Wade përbën konflikt interesi.
Në muajin mars, gjykatësi i qarkut Fulton, Scott McAfee arriti në përfundimin se nuk kishte konflikt interesi dhe prokurorja Willis mund të vazhdonte të drejtonte hetimet, por ai pranoi kërkesën e zotit Trump dhe të pandehurve të tjerë për ta dërguar çështjen në apel.
Gjykata e apelit pranoi ta merrte në shqyrtim kërkesën. Pas vendimtit të kësaj gjykate, pala humbëse ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës së Lartë të Xhorxhias për vendim përfundimtar./VOA
donald trump
Bota
8 Maj 2024, 21:24
E. D
Joe Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden dënoi "rritjen e theksuar" të antisemitizmit, gjatë një fjalimi të martën me rastin e p&...
Bota
8 Maj 2024, 21:12
E. D
James Cleverly
BRITANI- Britania do ta dëbojë atasheun e mbrojtjes të Rusisë, do të heqë statusin diplomatik për disa p...
Bota
8 Maj 2024, 20:29
E. D
Izet Mexhiti
SHKUP- Koalicioni opozitar shqiptar VLEN, ka thënë se zgjedhjet në Maqedoni të Veriut ishin jodemokratike, sipas tyre, ka...
Bota
8 Maj 2024, 20:21
E. D
Bogdanga Kuzeska
MAQEDONIA E VERIUT- Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë së Veriut (LSDM) tha pas mbylljes së vendvotimeve se di...
Bota
8 Maj 2024, 20:04
E. D
foto ilustruese
SHKUP- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar për daljen në votime në zgjedhjet e dy...
Bota
8 Maj 2024, 19:57
E. D
foto ilustruese
Në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, në të ci...
Bota
8 Maj 2024, 19:38
E. D
foto ilustruese
EGJIPT- Një kanadez me prejardhje izraelite është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje në qyteti...
Bota
8 Maj 2024, 19:21
E. D
foto ilustruese
UKRAINË- Diplomatët e Bashkimit Evropian ranë dakord të mërkurën të përdorin të ardhurat nga a...
Bota
8 Maj 2024, 18:52
S.B
foto ilustruese
SHBA- Një koleksion i madh i kartave të rralla Pokemon është shitur në ankand për më shumë se ...
Bota
8 Maj 2024, 18:41
E. D
foto ilustruese
SHBA- Një avokat në Teksas është qëlluar për vdekje nga një klient i zemëruar për porosin...