LIVE UPDATES
Bota

Analiza/ Pse Perëndimi duhet të mposhtë frikën ndaj kërcënimeve bërthamore të Putinit?!

Pikërisht frika është ajo që dëshiron të krijojë Putini me luftën hibride të ushtrisë, energjisë dhe dezinformimit. Megjithë shqetësimin e drejtë për një katastrofë nukleare duhet ruajtur gjakftohtësia.

16 Tetor 2022, 10:29 Nga e.k
Analiza/ Pse Perëndimi duhet të mposhtë frikën ndaj
Vladimir Putin

RUSI- Presidentit rus i mbetet vetëm një opsion pas sukseseve ushtarake të Ukrainës e furnizimit me armë perëndimore, paralajmërojnë ekspertët: bomba atomike. Ky narrativ është i gabuar dhe i rrezikshëm kritikon Joscha Weber.

Frika na paralizon. Frika na dobëson. Frika na pengon të kemi një vështrim të qartë për situatat. E frika më e madhe jona është ajo para një lufte atomike, siç kërcënon sërish tani Putini. Sepse kjo do të thoshte fund i botës, apokalips. Madje frika për planetin dhe njerëzimin mund të konkretizohet edhe me shifra: Sipas sondazheve aktuale rreth 58% e amerikanëve kanë frikë se Rusia po shkon drejt një lufte atomike, në Gjermani kanë frikë rreth 49% e të anketuarve.

Një frikë që ka mbërritur prej kohësh edhe tek ekspertët, ushtarakët dhe politikanët. Një shembull: politologu dhe eksperti i Putinit, Gerhard Mangott nga Universiteti i Innsbruckut, Austri paralajmëroi në Deutschlandfunk, Radion Gjermane se Putinit në rast të fitoreve territoriale të Ukrainës dhe një furnizimi të vazhdueshëm me armë moderne nga perëndimi i mbetet vetëm “përshkallëzimi nuklear” si opsion, që do të bëhej “gjithnjë e më shumë real”, nëse Rusia kalon në defensivë.

Kush dorëzohet, humb

Çfarë është më afër logjikës në këtë gjendje se të pengosh më të keqen? Në rast nevoje edhe me lëshime ndaj Putinit? Por ky do të ishte operacioni më i keq. Nëse perëndimi i dorëzohet shantazhit nuklear të Putinit, ai do të humbte plotësisht. Ukraina do të duhej të pranonte humbje të ndjeshme të territorit, vendet europianolindore me të drejtë do të humbnin besimin tek mbështetja e BE dhe SHBA-së, dhe NATO duhet ta hidhte pa vonesë në kosh plehrash strategjinë e saj të kërcënimit.

Shkurt: Putini do të fitonte. E ai mund ta përdorte sërish këtë taktikë, konkludon historiani amerikan Timothy Snyder nga Universiteti Yale në një analizë: “Dorëzimi para një kërcënimi nuklear nuk i jep fund luftës konvencionale në Ukrainë. Ai do të rriste probabilitetin e luftërave atomike në të ardhmen.”

Frika nuk është një këshilltare e mirë, sidomos në situata të tilla. Nevojiten qëndresa, vendosmëria dhe forca për t’i rezistuar kërcënimit të bombës, në rast se duhet madje duke kujtuar edhe arsenalin që ke dispozicion. Kërcënimi duhet të jetë i besueshëm dhe konsekuent, gjithçka tjetër e inkurajon Putinin. Kjo ndodhi në vitin 2013, kur presidenti i atëhershëm, Barack Obama foli për një “vijë të kuqe” që më vonë u kalua nga pushtetmbajtësi Bashar al-Asad dhe Rusia, pa bërë që perëndimi të ndërhyjë në luftë drejtpërdrejt. Kjo ndodhi në vitin 2014, kur Rusia me shkelje të së drejtës ndërkombëtare aneksoi Krimenë dhe perëndimi qëndroi duarkryq. Të dyja këto ngjarje mund të kenë inkurajuar Putinin të guxojë për sulmin në Ukrainë.

Moska humbet shumë

Pikërisht frika është ajo që dëshiron të krijojë Putini me luftën hibride të ushtrisë, energjisë dhe dezinformimit. Megjithë shqetësimin e drejtë për një katastrofë nukleare duhet ruajtur gjakftohtësia. Kjo gjakftohtësi na thotë, se Putini që në fillim të luftës kërcënoi me bombën atomike, pa nisur hapa të tjerë të mobilizimit të forcave të armatosura nukleare. Dhe nuk ka asnjë lloj automatizmi, që një fuqi atomike e vënë me shpatulla pas murit shtyp butonin e kuq atomik. Këtë nuk e bënë as SHBA e as Bashkimi Sovjetik në operacionet e tyre dështake në Afganistan dhe Vietnam. Kjo për një arsye që harrohet shpesh: një agresor nuklear automatikisht është humbës. Ai nuk mund të bëjë asgjë me një territor të kontaminuar, atij nuk i mbeten më aleatë. Kina, India dhe shtete të tjera do t’i kthenin kurrizin Rusisë, një trend që ravijëzohet që tani. Edhe brenda vendit një goditje e tillë kundër të ashtuquajpopullit popull vëlla që duhet çliruar do t’i kushtonte legjitimitet dhe mbështetje Putinit. Pra mos kini frikë, se Putini humb vetë shumë në një rast të tillë.

Marrë nga DW

lufta ne ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj