LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit

Gjatë kësaj jave është rritur më tej presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O'Brien edhe Presidenti i Francës, Emannuel Macron i kërkuan Kosovës që të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

25 Prill 2024, 10:23 Nga N.F
Analiza e DW: Rritet presioni ndaj Kosovës për themelimin e
Osmani dhe Kurti

KOSOVË- Çështja e përdorimit të dinarit të Serbisë në Kosovë diskutohet të enjten në Bruksel në një kohë të rritjes së rritjes së presionit ndaj Prishtinës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Gjatë kësaj jave është rritur më tej presioni ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit, James O'Brien edhe Presidenti i Francës, Emannuel Macron i kërkuan Kosovës që të përparojë urgjentisht drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

O'Brien zhvilloi takim me kryeministrin, Albin Kurti në Gjermani, ku e siguroi se Shtetet të Bashkuara të Amerikës e mbështesin rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, por Kosova duhet të zbatojë zotimet që dalin nga dialogu për normalizimin e raporteve me Serbinë. "SHBA-ja mbështet rrugën e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike. Për të lëvizur përpara ne na duhet zbatimi i zotimeve të dialogut që ndërmjetësohet nga BE-ja, përfshirë edhe përparimin urgjent sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, shkroi O'Brien në platformën X, dhe shtoi se me kryeministrin Kurti diskutoi mbi hapat e nevojshëm pozitivë.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James O'Brien para takimit me kryeministrin Kurti, ishte në Beograd ku takoi Presidentin e Serbisë ,Aleksandar Vuçiq dhe nga atje tha se "Shtetet e Bashkuara do të bëjnë çdo gjë që është e mundur për të siguruar përmbushjen e zotimit të Kosovës për themelimin e Asociacionit”.

Macron thirrje për Asociacionin

Dy ditë më parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Francës Emannuel Macron. Edhe ky i fundit ishte këmbëngulës në kërkesën e tij. "E theksova rëndësinë e përparimit të shpejtë dhe të pakthyeshëm nga autoritetet e Kosovës drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në kuadër të përpjekjeve për anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës”, shkroi Macron në platformën X.

Kryeministri Kurti përmes një njoftimi "shprehu besimin e tij se Franca do të vazhdojë ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pa parakushte shtesë, në përputhje me opinionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe votën historike të 16 prillit”. Kurti thotë në njoftimin e zyrës së tij se ai "nguli këmbë për respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur vitin e kaluar” për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Draftstatuti i BE ende pa përgjigje

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja nuk kanë ndalur thirrjet ndaj Kosovës që ta themelojë Asociacionin dhe në këtë kuadër BE-ja i paraqiti muaj më parë Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për Asociacionin, por deri tash nuk është ndërmarrë ndonjë hap drejt themelimit të tij. Vitin e shkuar, Kosova dhe Serbia u pajtuan për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit, por kjo marrëveshje, sipas BE-së, nuk po zbatohet nga palët. Serbia këmbëngul që Kosova ta themelojë Asociacionin ndërsa, Prishtina zyrtare kërkon nënshkrim të marrëveshjes për normalizim me garanci ndërkombëtare, gjë që nënshkrimin e saj e refuzon Serbia. Marrëveshja e Ohrit ka 11 nene dhe ndër të tjera parasheh një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë, dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore.  Bashkimi Evropian dy ditë më parë e përfshiu zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi në kuadrin negociues të Serbisë për anëtarësim në BE.

Sidoqoftë, ka muaj që Prishtina dhe Beogradi nuk kanë zhvilluar takime në nivelin e lartë politik, por, palët dërguan në Bruksel kryenegociatorët. Një takim i tillë zhvillohet edhe këtë të enjte ndërmjet kryenegociatorëve Besnik Bislimi nga Kosova dhe Petar Petkoviq nga Serbia. Ndërmjetësuesi i dialogut Mirosllav Lajçak, para takimit shkroi se "është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për çështjen e dinarit”, që Kosova e ndaloi përdorimin e tij në Kosovë në fillim të muajit shkurt. Në një përmbledhje të aktiviteteve të tij gjatë javës, Mirosllav Lajçak, shkroi se "në takimet e fundit me kryenegociatorët, kanë arritur që ta ngushtojnë hendekun lidhur me këtë temë”, ndonëse akoma nuk është arritur marrëveshje.  

Marrë nga DW

kosova serbia asociacion

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj