Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në 'garën' shqiptare fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian përballë rivalit të tij, Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Osmani doli i treti me radhë për nga numri i votave të përgjithshme me 13.36% të votave. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit i cili ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.
MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i Aleancës për Shqiptarët , në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, pas fitores së Frontit Evropian mbrëmë në Tetovë, i është drejtuar kandidatit të koalicionit VLEN, Arben Taravarit me këto rezultate po i plotësohet dëshira e tij që t’i kthehet profesionit si mjek. Ai tha se ata e bënë Taravarin ministër shëndetësie dhe kryetar komune.
“Urime fitorja të gjithëve. Sa isha kryetar i ASH-së së bashkuar, Taravarin e bëmë ministër shëndetësie, e bëmë edhe kryetar komune, mirëpo ai thoshte që prapë kishte dëshirë t’i kthehet profesionit të mjekut. Me këto rezultate, Arben, po ta plotësojmë edhe këtë dëshirë. Kthehu tani në profesion”, tha Sela.
Nga ana tjetër, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka thënë se më 8 maj thellohet fitorja. Ahmeti shtoi se ajo që e gëzon më shumë është fitorja në Tetovë.
“Më 8 maj e kam një porosi për të gjithë, si vëllau vëllaut, aty ku rrezikohet ndonjë mandat le të kenë kujdes. Ky kapitull u mbyll me suksesin më të madh, dallimi është mbi 40 mijë, në të gjith komunat fitojmë bindës, por më shumë më ka gëzuar fitorja në Tetovën time, sepse unë që 23 vite jetoj këtu”, ka thënë Ahmeti.
Raportohet po ashtu se nga Fronti Evropian iu drejtuan edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që mbështeti Taravarin, duke i thënë: “kryeministër, a po bindesh që s’ia vlenë, nuk ia vlenë të përkrahen njerëzit e opozita që e ka humbur rrugën në oborr”.
Në 'garën' shqiptare fitoi Bujar Osmani nga Fronti Evropian përballë rivalit të tij, Arben Taravari nga koalicioni VLEN. Osmani doli i treti me radhë për nga numri i votave të përgjithshme me 13.36% të votave. Opozita e bashkuar shqiptare, që përbën koalicionin VLEN, mori pjesë në zgjedhje me Arben Taravarin, kryetarin aktual të Gostivarit i cili ka siguruar 59.591 apo 11.39 % të votave.
Më 8 maj mbahen zgjedhjet parlamentare në RMV. Të njëjtën ditë mbahet edhe rundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale ku do të garojnë kandidatja e VMRO DPMNE, Gordana Siljanovska- Davkova, e cila udhëheq në garë, dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i renditur i dyti.
Foto ilustruese ANGLI- Mbretëria e Bashkuar ka shkallën më të lartë në botë në lidhje me abuzimin e...
Foto ilustruese KOSOVË- Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe - një thirrje e kamotshme e bashkësisë ndë...
Hristijan Mickoski MAQEDONIA E VERIUT- Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencën e mbrëmjes së shkuar, për ...
Miroslav Radacovski BRUKSEL- Eurodeputeti sllovak, Miroslav Radacovski ka tërhequr vëmendjen e mediave pas një gjesti të c...
Tre kandidatët MAQEDONIA E VERIUT- Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka publikuar rezultatet e para pas votimeve...
Foto ilustruese GJERMANI- Në vend të 0.2 përqind, qeveria federale pret rritje prej 0.3 përqind për vitin aktual – kjo refle...
Pedro Sanchez SPANJË- Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez njoftoi se do të pezullojë ushtrimin e detyrës deri në javën ...
Arrestimet SHBA- Dhjetëra arrestime ndodhën herët të enjten në dy universitete amerikane mes demonstrata...
Arratisja VENEZUELË- Disa të burgosur në Venezuelë janë kapur teksa kanë tentuar të arratisen nga burgu. Tentativa ...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Irani po tenton të zgjerojë ndikimin në Afrikë, duke ofruar armë, partneritet dhe kaos, me që...