LIVE UPDATES
Bota

Armë, partneritet dhe kaos, çfarë po bën Irani për të zgjeruar ndikimin në Afrikë

Diçka e tillë është pjesë e një ndryshimi strategjik, në të cilin janë përfshirë diplomatë iranianë të nivelit të lartë.

25 Prill 2024, 07:37 Nga M.B
Armë, partneritet dhe kaos, çfarë po bën Irani për
Foto ilustruese

LINDJE E MESME- Irani po tenton të zgjerojë ndikimin në Afrikë, duke ofruar armë, partneritet dhe kaos, me qëllim të forcimit të pranisë në këtë kontinent. Diçka e tillë është pjesë e një ndryshimi strategjik, në të cilin janë përfshirë diplomatë iranianë të nivelit të lartë. Si këmbim, Irani shpreson që të ndërtojë partneritet që do t’i ndihmojë në shmangie të sanksioneve ndërkombëtare, dhe në ndërtim të një hapësire më të madhe për “Boshtin e tij të Rezistencës” kundër armiqve rajonalë dhe globalë.

“Irani ka tentuar të zgjerohet në aspektin politik dhe ekonomik edhe përtej rajonit ku është”, ka thënë Lukas Webber, konsulent i lartë për Valens Global dhe bashkëthemelues i Milirant Wire.

Sipas tij, për shkak të sanksioneve perëndimore, “Irani është edhe më i nxitur për mundësi të reja tregtare me shtetet afrikane”.

Zyrtarët iranianë janë shprehur të kënaqur për mundësinë e krijimit të një qasjeje në bujqësinë dhe pasuritë minerare të Afrikës, teksa tentojnë të gjejnë destinacione të reja për eksportet iraniane, përfshirë armët e sofistikuara. Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka folur për rëndësinë e kësaj strategjie, teksa e ka bërë një udhëtim në tri shtete të Afrikës në korrik – të parin të një presidenti iranian në Afrikë, në më shumë se një dekadë. Këtë javë, Irani është duke organizuar samitin e dytë tregtar Iran-Afrikë, në periudhë relativisht të shkurtër, dhe përfaqësues të më shumë se 40 vendeve afrikane pritet të mblidhen në Teheran më 26-29 prill.

Një zyrtar iranian, përgjegjës për promovim të biznesit ndërkombëtar, ka thënë këtë javë se “e ardhmja e tregtisë botërore do të jetë në Afrikë”. Sipas tij, për dallim prej fuqive të mëdha që kanë tentuar të “shfrytëzojnë burimet e paprekura" të këtij kontinenti, shtetet afrikane nuk kanë “lidhje politike” me Iranin. Mirëpo, angazhimi i Iranit në Afrikë – sidomos përpjekjet për të eksportuar versionin e Teheranit mbi Islamin politik, krijimi i rrjeteve të veta, dhe furnizimet me armë, si për shtete, ashtu edhe për forca joshtetërore, shpesh është parë si referencë për jostabilitet dhe sentiment kundër Perëndimit, çka është në linjë me synimet afatgjata iraniane.

“Irani është duke avancuar strategjinë ‘e rezistencës’ në Afrikë, ku tenton të krijojë lidhje që prishin ndikimin e Perëndimit dhe izolimin e Iranit”, ka thënë Liam Karr, analist në Projektin për Kërcënime Kritike të Institutit Amerikan të Ndërmarrjeve.

Në muajt e fundit, Irani ka bërë që prezenca e tij të ndihet edhe në të ashtuquajturin Bririn e Afrikës e deri në Sahel, me synim të rritjes së presionit ndaj armiqve rajonalë dhe si tentim për të shpërqendruar ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës. Përmes sulmeve të rebelëve Huthi - të mbështetur prej Iranit - në Jemen, në anijet transportuese të mallrave, si shenjë solidariteti me kauzën palestineze, Teherani e ka forcuar pozitën e tij në Ngushticën Bab al-Mandel, një rrip i ngushtë në Detin e Kuq.

Furnizimet iraniane me armë dhe municione në disa tregje rajonale janë evidente në disa rajone afrikane, ka thënë Webber, sidomos në Somali. Irani ka ofruar armë edhe për Qeverinë e Etiopisë për t’i luftuar grupet e armatosura opozitare. Pas përmirësimit të marrëdhënieve të Teheranit me rivalen e tij, Arabinë Saudite, më 2023, normalizimi i marrëdhënieve me disa vende afrikane, ka qenë hapi i radhës. Në shtator, Irani i ka përmirësuar marrëdhëniet edhe me Xhibutin, vend i cili i pati shkëputur lidhjet me Iranin shtatë vjet më parë, me kërkesë të Riadit.

Teherani ka punuar edhe për përmirësim të lidhjeve me Eritrenë dhe Sudanin, i cili ka pasur distancë me Iranin, pasi i është bashkuar një koalicioni saudit kundër Huthëve në të kaluarën. Shitja e armëve të Iranit për forcat e armatosura të Sudanit, të cilat janë të përfshira në një luftë civile kundër rebelëve, i ka mundësuar së fundi ushtrisë që të parandalojë humbjet në njerëz dhe të fitojë territor. Në mars të këtij viti, Irani është raportuar të ketë kërkuar leje për të themeluar një bazë të përhershme detare në një port në Sudan, i cili konsiderohet si kryeqyteti ushtarak i shtetit. Kërkesa është refuzuar nga Sudani, mirëpo diçka e tillë ka shpërfaqur ambiciet e Teheranit për të zgjeruar prezencën në brigjet perëndimore të Detit të Zi.

“Baza detare iraniane në portin e Sudanit do të mbështeste drejtpërdrejt operacionet detare të Iranit dhe sulmet në anijet ndërkombëtare”, duke i mundësuar kështu Teheranit që t’i luftojë rivalët rajonalë, ka thënë Karr.

Duke nisur prej Sudanit, Irani po tentojë të krijojë një atmosferë ndikimi, që mund të zgjerohet nëpër Sahel e deri në Atlantik, një zonë ku Perëndimi shqetësohet se mund të bëhet strehë për militant islamistë. Karr ka thënë se përpjekjet e Iranit kanë qenë më të suksesshmet në Nigeri, ku Teherani e ka krijuar një rrjet të quajtur Lëvizja Islamike e Nigerisë, e cila “funksionon sikurse rrjetet tjera, përfshirë Hezbollahun në Liban, prandaj edhe atij regjimi iranian i ka ofruar ndihmë financiare, ushtarake dhe politike”. Irani e ka shfrytëzuar mundësinë edhe për të krijuar lidhje me tri ushtri kundër Perëndimit, që kanë marrë pushtetin në Burkina Faso, Mali dhe Niger, vende të cilat, sipas analistit Karr, janë në linjë me synimet e Teheranit për të rritur “angazhimin ekonomik dhe për t’iu shmangur sanksioneve të Perëndimit”. Ka shenja se Irani po tenton të përfitojë edhe prej mospajtimeve të fundit në mes të liderëve ushtarakë të këtyre vendeve dhe shteteve perëndimore, forcat e të cilave janë duke u dëbuar.

“Me tërheqjen ushtarake dhe rënien e ndikimit francez në Afrikën Perëndimore, Irani ka mëtuar të rrisë ndikimin përmes bashkëpunimit në fushën e sigurisë dhe projekte zhvillimore në infrastrukturë”, ka thënë Webber.

Irani ka thënë, po ashtu, se bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e sigurisë është shumë i nevojshëm për të luftuar terrorizmin në Afrikë, duke pretenduar që mund të zë rolin që e kanë pasur më parë forcat e Perëndimit. Prej kur ushtria e ka marrë pushtetin në Niger, në korrik të vitit të kaluar, tërheqjes së forcave franceze dh evropiane prej atij rajoni, forcimi i lidhjeve me Iranin nuk ka mbetur në hije. Një delegacion amerikan që ka udhëtuar në këtë shtet muajin e kaluar, ka shprehur shqetësime për marrëdhëniet e Nigerit me Iranin dhe aleaten e tij, Rusinë, e cila po ashtu synon të rrisë ndikimin në Afrikë.

Pak pas vizitës, Nigeri i ka dhënë fund aleancës kundërterrorizmit me Uashingtonin. Ka raportimet se diçka e tillë ka ndodhur pasi zyrtarët amerikanë e kanë akuzuar ushtrinë për arritje të një marrëveshjeje të fshehtë që do t’ia mundësonte Iranit qasjen në rezerva të uraniumit. Ushtria, që gëzon pushtetin, dhe e ka quajtur prezencën e ushtrisë amerikane në Niger si të “paligjshme”, i ka hedhur poshtë raportimet. Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur se do të tërheqin 1.000 pjesëtarët e ushtrisë që i kanë pasur në këtë shtet. Një vendim i tillë është parë si fitore për Iranin dhe Rusinë, dhe synimet e tyre në atë rajon./ REL

lindje e mesme

Sondazh

Poll

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi