LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Si ka ndryshuar Gjermania në gjashtë muajt e luftës në Ukrainë?

Dy luftëra botërore dhe dy diktatura në shekullin e 20-të shkaktuan një mosbesim të thellë ndaj gjithçkaje ushtarake në Gjermani. Uniformat nuk kanë qenë pjesë e skenës në rrugë. Fakti që ushtarët me uniformë portretizohen si një fenomen krejtësisht normal mund të lexohet si një shenjë e një ndryshimi tektonik: si rezultat i luftës në Ukrainë, Gjermania bën paqen e saj me ushtrinë  dhe po përgatitet për konflikte të mundshme.

26 Gusht 2022, 20:57 Nga e.k
Analiza e DW: Si ka ndryshuar Gjermania në gjashtë muajt e luftës
Volodymyr Zelenskyy dhe Olaf Scholz

BERLIN- Lufta në Ukrainë, e nisur para gjashtë muajve, ka ndryshuar shumë edhe qëndrimin e Gjermanisë. Qëndrimet gjermane kanë ndryshuar në shumë aspekte, të sigurisë, në politikë dhe ekonomi.

Ndonjëherë ndryshimet e mëdha mund të shihen në gjërat e vogla. Për shembull, një klip 30 sekonda në YouTube, videoja e parë promovuese e Bundeswehrit në pesë vjet, u publikua në fillim të gushtit. Në 17 sekondat e para sheh ushtarë me uniformë në situata të përditshme: duke luajtur me fëmijët e tyre, duke blerë një gazetë në kioskë, duke ecur nëpër qytet. Vetëm në 13 sekondat e fundit theksohet roli i ushtarit në stilin top-gun me imazhe të avionëve luftarakë në manovra fluturimi të rrezikshëm, anije luftarake në det të hapur, ushtarë që dalin nga helikopterët - nën moton: "Ne mbrojmë Gjermaninë”.

Dy luftëra botërore dhe dy diktatura në shekullin e 20-të shkaktuan një mosbesim të thellë ndaj gjithçkaje ushtarake në Gjermani. Uniformat nuk kanë qenë pjesë e skenës në rrugë. Fakti që ushtarët me uniformë portretizohen si një fenomen krejtësisht normal mund të lexohet si një shenjë e një ndryshimi tektonik: si rezultat i luftës në Ukrainë, Gjermania bën paqen e saj me ushtrinë  dhe po përgatitet për konflikte të mundshme.

Analiza e DW: Si ka ndryshuar Gjermania në gjashtë muajt e luftës

"Pika kthese” dhe premtime të mëdha

Kancelari Olaf Scholz përgatiti terrenin për ndryshime dhe ate vetëm tre ditë pas agresionit rus në Ukrainë. Më 27 shkurt ai mbajti një fjalim që mund të quhet si "pikë kthese", kur konstatoi: Bundeswehri (ushtrira gjermane), i cili është lënë pas dore për dekada të tëra, duhet të vihet sërish në qendër të vëmendjes. Ai kërkoi krijimin e një fondi prej 100 miliardë eurosh për armatimin dhe përgatitjen më të mirë të ushtrisë gjermane. Ajo që kërkohej në NATO prej vitit 2014 - si reagim ndaj aneksimit rus të Krimesë – që të ndahen të paktën dy përqind të Prodhimit Kombëtar Bruto për nevojat e mbrojtjes, do të realizohet në të ardhmen. E kjo e bëri buxhetin e armatimit të Gjermanisë më të madhin në Evropë. Kancelari premtoi se do të mbronte çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s.

Gjashtë muaj më vonë, eksperti amerikan Josef Braml deklaroi për Deutsche Wellen: "Fjala 'Kthesë' tërhoqi vëmendjen e Uashingtonit. Dhe qeveria gjermane vërtet e bëri këtë. Ajo që u ka pëlqyer veçanërisht amerikanëve është se Gjermania po investon një pjesë të madhe të shumës në Lockheed Martin dhe blen avionë luftarakë F35. Kjo është zgjidhje shumë e shtrenjtë. Në këtë mënyrë ne do të jemi të fiksuar dhe të varur për dekada nga teknologjia amerikane."

Lopët e shenjta në thertoren e politikës reale

Qeveria e re gjermane mori detyrën në dhjetor, nën moton ambicioze "shkojmë përpara me guxim”. Por lufta dhe krizat i kanë detyruar politikanët e SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së të sakrifikojnë një tufë të tërë lopësh të shenjta politike nga tempujt e selisë së partisë dhe të futen në thertoren e politikës reale.

Ishte pikërisht Robert Habecku, ministri i partisë ekologjiste për Çështjet Ekonomike dhe Mbrojtjen e Klimës, që u detyrua të kërkojë rifillimin nga puna të termocentraleve të mbyllura me qymyr, për shkak të furnizimeve të kufizuara me energji nga Rusia. Një thyerje e tabuve të ekologjistëve për shkak të emetimeve të larta të CO2.

Zëvendëskancelari ekologjist do të detyrohet ndoshta të zgjasë edhe kohën e funksionimit të termocentraleve bërthamore. Tre reaktorët e fundit duhet të fiken sipas planeve të mëparshme në fund të vitit si pjesë e largimit të Gjermanisë nga fuqia bërthamore, që është një çështje shumë e rëndësishme për të Gjelbërit.

Analiza e DW: Si ka ndryshuar Gjermania në gjashtë muajt e luftës

Politika e paqes me forcë ushtarake

Edhe SPD po bën gjëra që disa muaj më parë nuk kanë mundur as të paramendohen. Në një fjalim në fund të qershorit, Lars Klingbeil, bashkëdrejtues i SPD-së, jo vetëm që formuloi një pretendim për udhëheqje të Gjermanisë në Evropë. Por ai e pranoi hapur: "Për mua, politika e paqes do të thotë gjithashtu të shoh forcën ushtarake si një mjet politik legjitim". Gjëra të vështira për një parti ADN-ja e së cilës tradicionalisht ka shkuar drejt çarmatimit.

Papritmas tani në Gjermani janë të pranueshme edhe dërgesat e armëve në zonat e krizës, që më parë ka qenë kundër doktrinës gjermane. Të Gjelbrit, në veçanti, dënonin ashpër eksportet e armëve, për shembull në Arabinë Saudite. Tani ata po kërkojnë që edhe armët e rënda t'i dërgohen Ukrainës - sa më shpejt të jetë e mundur. Edhe SPD ka ndryshuar në këtë drejtim, ndonëse krahu i majtë në këtë parti edhe më tej po përpiqet të frenojë dërgimin e armëve të rënda.

Shkencëtari politik Volker Kronenberg nga Boni thotë se, duke pasur parasysh pikën e kthesës historike, aritmetika e zakonshme politike nuk është më në fuqi. "Kjo tronditje ka krijuar një vrull, ku ka shumë hapësirë ​​për formësimin e politikës. Kohë të tilla krize janë ora e ekzekutivit" thotë Kronenberg për DW.

Analiza e DW: Si ka ndryshuar Gjermania në gjashtë muajt e luftës

Shikimi nga jashtë

Jashtë vendit, njerëzit ndonjëherë fërkojnë sytë me habi. Nga mesi i gushtit, revista britanike e lajmeve "Economist" foli për një "Gjermani të Re", në faqen e saj të parë. Teksti ishte ilustruar me një shqiponjë të fuqishme federale që dilte nga veza e saj. Lufta e Ukrainës tronditi një Gjermani të vetëkënaqur dhe të vetëpëlqyer, shkruajnë autorët e Economist. Ata shpresojnë për një "Gjermani më të fortë, më të guximshme dhe më të vendosur që do të marrë timonin drejt një Evrope më të bashkuar".

Sipas politologut Kronenberg, ka pritshmëri dhe perspektiva të ndryshme jashtë vendit. "Në SHBA ose Francë, ajo që është arritur vërehet me dashamirësi. Dikush e sheh pozitivisht se Republika Federale po përfshihet në politikën reale dhe më në fund po i lë pas rezervat shumë delikate kur bëhet fjalë për nevojat e politikës së mbrojtjes dhe të sigurisë”. Por Kronenberg thekson gjithashtu "se njerëzit në Evropën Qendrore dhe Lindore do të donin të shihnin edhe më shumë dhe më shpejt".

Nën lupën e krizave, lëshimet e së shkuarës bëhen tepër të qarta. Dixhitalizimi i vonuar pengon biznesin dhe administratën. Mosbesueshmëria tashmë kronike ndaj hekurudhave është vetëm një shembull i neglizhencës në infrastrukturë. Mbi të gjitha, bëhet e qartë mbi çfarë këmbësh të brishta qëndron prosperiteti i Gjermanisë.

Modeli i brishtë i biznesit

Modeli i biznesit i disa dekadave të fundit ka funksionuar në mënyrë shumë të thjeshtë: me sasi të mëdha energjie të lirë nga Rusia, produktet paraprake nga Kina u shndërruan në produkte me cilësi të lartë - ndërsa eksportet shkonin më së shumti në Kinë. Kina është partneri më i rëndësishëm tregtar i Gjermanisë. Të gjithë sektorët e ekonomisë janë të varur nga tregu kinez, zinxhiri i furnizimit të shumë degëve të industrisë varet nga Kina.

Analiza e DW: Si ka ndryshuar Gjermania në gjashtë muajt e luftës

Një shtyllë e sistemit tashmë po lëkundet: tregtia me Rusinë është kufizuar në mënyrë drastike. Lëndët e para si gazi, nafta dhe qymyri rrjedhin gjithnjë e më pak nga Rusia në Gjermani. Para luftës, vendi importonte më shumë se gjysmën e nevojave të gazit nga Rusia. Tani gjërat kanë ndryshuar. Kancelari dhe ministrat po përpiqen të gjejnë burime të reja energjie në mbarë botën, së fundmi në Kanada. Politika, biznesi dhe popullata po e presin me shqetësim dimrin që po vjen. E ky dimër do të tregojë shumë qartë se cila është gjendja e solidaritetit në Evropë.

Shtylla e dytë, tregtia me Kinën, është ende e rëndësishme. Por edhe shqetësimi për të qenë i varur nga tregu kinez po rritet. Kjo po ndodh edhe nën presionin e SHBA-së për kthimin mbrapa të disa proceseve të globalizimit. Tani po krijohen blloqe të reja nën simbolet kineze dhe perëndimore. E kjo do ta vështirësojë edhe të bërit biznes mes palëve.

Në kushtet e krizave dhe konflikteve të shumta aktuale, qeveria në Berlin ka nisur punën për një strategji të re të sigurisë kombëtare. Për herë të parë, sepse Gjermania deri tani nuk e ka konsideruar të nevojshme të jetë e qartë në qëllimet e saj gjeostrategjike dhe rrugët se si do të arrijë këto qëllime.

Marrë nga DW

lufta ne ukraine volodymyr zelenskyy olaf scholz

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë