LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Vetëm Rama nuk ishte i ftuar për shkak të tensioneve aktuale mes Greqisë dhe Shqipërisë

Presidenti i Ukrainës udhëtoi për në Athinë në fshehtësitë e zakonshme, deri në minutën e fundit ishte e paqartë nëse do të vinte dhe përse. Në fund prania e tij e la në hije atë të të ftuarve të tjerë, ndër ta edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

23 Gusht 2023, 08:31 Nga A.B

Analiza e DW: Vetëm Rama nuk ishte i ftuar për shkak të

Darka në Athinë duhej t`i jepte një shtysë dhe një lëvizje të re situatës së ngrirë. Por protagonisti i takimit në kryeqytetin grek nuk ishte asnjë shef ballkanik – por Volodimir Zelenski.

Presidenti i Ukrainës udhëtoi për në Athinë në fshehtësitë e zakonshme, deri në minutën e fundit ishte e paqartë nëse do të vinte dhe përse. Në fund prania e tij e la në hije atë të të ftuarve të tjerë, ndër ta edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel.

Trajnim grek për pilotët ukrainas të avionëve F-16

Që nga qershori 2022 edhe Ukraina dhe republika e saj fqinje Moldavia janë zyrtarisht kandidatë për anëtarësim në BE. Edhe për to anëtarësimi në të ardhmen e afërt duket i pamundur. Por për Zelenskin duket se gjatë vizitës së tij në Athinë fokusi nuk ishte vëllazërimi me kandidatët e tjerë, por tema të tjera më akute.

Pas takimit Zelenski njoftoi se Mitsotakis i kishte ofruar të trajnonte pilotët ukrainas për avionët luftarakë F-16. Të dielën (19.08.2023) Danimarka dhe Holanda qenë zotuar t`i japin Ukrainës dhjetëra avionë luftarakë F-16 kundër invazionit rus. Avionët F-16 konsiderohen të ndërlikuar për t’u përdorur dhe trajnimi i pilotëve është i vështirë.

Forca ajrore greke përdor vetë kryesisht avionë F-16. Stërvitja e pilotëve ukrainas do të bëhet tani në Kalamata, në një kamp trajnimi me teknologji shumë moderne, që Greqia operon në bashkëpunim me Izraelin. Zelenski falënderoi Athinën për ofertën, të cilën e pranoi me kënaqësi.

Kundër “revizionizmit johistorik”

Më parë kryeministri grek Mitsotakis i garantoi atij para kamerave, se Athina qëndron me Ukrainën “pavarësisht se për çfarë ka nevojë”, duke shtuar se “ukrainasit janë një frymëzim për të gjithë qytetarët demokratë të Evropës”.

Mitsotakis u shpreh edhe kundër “revizionizmit johistorik” – ndoshta duke pasur parasysh jo vetëm Rusinë, por edhe Turqinë, me të cilën Greqia ka shpesh mosmarrëveshje për shkak të pretendimeve territoriale – duke argumentuar se Rusia “duhet të dënohet për krimet e saj nga drejtësia ndërkombëtare”. Ai vuri në pah edhe mbështetjen e deritanishme të Greqisë dhe theksoi se më shumë se gjysma e grurit të Ukrainës eksportohet me anije greke. Megjithatë për transportin e naftës ruse me cisterna greke Mitsotakis nuk tha asgjë.

„Vëllezërit” grekë në Mariupol

Ndihma ushtarake për Ukrainën nuk është shumë e mirëpritur në opinionin grek. Në fakt sipas sondazheve një shumicë e qartë është në favor të sanksioneve kundër Rusisë dhe tre të katërtat e të gjithë grekëve janë po ashtu për mbështetje financiare për Ukrainën. Megjithatë dërgesat e armëve i refuzojnë dy të tretat e të anketuarve.

Nga ana tjetër në Greqi ndihma për “vëllezërit tanë” në Odesa dhe Mariupol mbështetet nga një pjesë e madhe e popullsisë. Sipas qeverisë greke në Mariupol dhe zonën përreth para sulmit rus në Ukrainë jetonin 100.000 njerëz me origjinë greke. Qeveria e Athinës ndjen përgjegjësi për ta.

Prandaj ish-ministri i Jashtëm Nikos Dendias ofroi të shoqëronte një kolonë ndihmash për në Mariupol që në fillim të luftës në mars 2022 dhe shkoi më në fund vetë një muaj më vonë në këtë qytet.

Kur Mariupoli u bë simbol i vuajtjeve të civilëve ukrainas, Dendias kërkoi që Greqia, për shkak të “interesit të saj të veçantë për Mariupolin”, të përfshihej në një proces të ardhshëm gjyqësor për krimet ruse të luftës.

Premtim për rindërtimin e Odesës

Për shkak të pakicës në Ukrainë një pjesë e madhe e popullsisë greke mbështet edhe premtimin e Mitsotakis, se Greqia do të ndihmojë për rindërtimin e Ukrainës dhe veçanërisht të Odesës.

Fëmijët në Greqi mësojnë në shkollën fillore, se në qytetin port ukrainas u themelua organizata sekrete greke “Filiki Eteria”, e cila në 1821 nxiti kryengritjen kundër sundimit osman në Greqi – duke dhënë sinjalin fillestar për pavarësinë e shtetit në Egje.

“Deklarata e Athinës” për Ukrainën

Pas darkës liderët e vendeve të Ballkanit theksuan mbështetjen e tyre të palëkundur “për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht, bazuar në vlerat e demokracisë dhe shtetit të së drejtës kundër agresionit rus”. Përveç vendeve aspirante të BE, të pranishëm ishin edhe vendet anëtare të BE në Ballkan. Vetëm kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk ishte i ftuar për shkak të tensioneve aktuale mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Krerët e qeverive të Serbisë, Republikës së Moldavisë, Malit të Zi, Greqisë, Rumanisë, Kosovës, Bosnje dhe Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Kroacisë dhe Ukrainës nënshkruan të ashtuquajturën “Deklarata e Athinës”, sipas së cilës “krimet e luftës dhe krimet e tjera nuk duhet të mbeten pa u ndëshkuar”. Të gjithë ata që janë përgjegjës për krime si sulme ndaj civilëve, por edhe për shkatërrimin e infrastrukturës, duhet të japin llogari, kërkojnë nënshkruesit në deklaratë.

“Deklarata e Athinës” përmbante edhe disa rreshta për arsyen e hershme të takimit: se është urgjentisht e nevojshme të përshpejtohet rruga e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE. Megjithatë për një “zhvillim të ri në këtë çështje” nuk kishte asnjë shenjë./DW

darka e mitsotakis ne greqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj