LIVE UPDATES
Bota

Zbërthimi i Samitit të Athinës: Matematika e re e zgjerimit të BE-së

Në shumë mënyra, takimi në Greqi ka qenë një mjet për këtë vend për të treguar lidership në një rajon, ku gjendet gjeografikisht dhe ku luan rol të jashtëzakonshëm politikisht.

23 Gusht 2023, 07:46 Nga A.B

Zbërthimi i Samitit të Athinës: Matematika e re e zgjerimit

Një takim që është mbajtur në fillim të kësaj jave në Athinë midis udhëheqësve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian dhe krerëve të shteteve ose qeverive të disa vendeve që aspirojnë anëtarësimin në BE, ka dhënë mjaft indikacione për rrugën që mund ta marrë zgjerimi i bllokut këtë vjeshtë dhe në vitet në vazhdim. Ai ka zbuluar, po ashtu, se i gjithë procesi është i rrethuar me çështje të ndërlikuara.

Së pari, duhet analizuar konteksti i këtij takimi në kryeqytetin grek, me ftesë të kryeministrit Kyriakos Mitsotakis. Tubimi i tillë është një ngjarje e rregullt në këtë periudhë të vitit, tash e disa vite. Zakonisht përfshin gjashtë vendet kandidate dhe kandidate potenciale për në BE të Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë, Bosnje e Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Në shumë mënyra, takimi në Greqi ka qenë një mjet për këtë vend për të treguar lidership në një rajon, ku gjendet gjeografikisht dhe ku luan rol të jashtëzakonshëm politikisht.

Për më tepër, ky takim ka shënuar 20-vjetorin e një vendimi historik në Selanik - qytetin e dytë të Greqisë - sipas të cilit, të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, një ditë, do të anëtarësohen në BE. Trashëgimia dhe simbolika pas këtij vendimi janë të dukshme.

Megjithatë, takimi ka ofruar diçka të re. Ka pasur dy të ftuar të rinj: Moldavinë dhe Ukrainën. Kjo e ka transformuar atë në një ‘samit joformal të zgjerimit të BE-së’, pasi Kievi dhe Kishinjevi janë vende kandidate për në BE. Shpresat janë që bisedimet e pranimit me to të nisin deri në fund të vitit. Por, prania e tyre ka ngritur pyetjen se pse kanë munguar vendet e tjera që aspirojnë BE-në, Turqia dhe Gjeorgjia?!

Disa diplomatë të BE-së kanë thënë se Greqia e ka bërë ftesën, por gjithashtu kanë theksuar se ky format nuk synohet të jetë i përhershëm.

I pyetur se pse Turqia dhe Gjeorgjia nuk kanë qenë të pranishme, një diplomat ka thënë: “Vendet e ftuara duket se kanë përparuar më së shumti në rrugën e tyre”.

Ky pohim mund të duket i saktë, pasi Tbilisi është qartazi një hap prapa Moldavisë dhe Ukrainës, sepse nuk është as vend kandidat. Në anën tjetër, bisedimet e pranimit të Turqisë në BE janë ngrirë prej vitesh, për shkak të disa mosmarrëveshjeve midis Ankarasë dhe BE-së për çështje të ndryshme.

Por, teknikisht, Turqia mbetet më e avancuar se shumica e vendeve që synojnë BE-në, pasi ka nisur bisedimet e pranimit në vitin 2006 - gjë që e vendos atë në të njëjtën kategori me Malin e Zi dhe Serbinë. Vlen të theksohet se Kosova, e pranishme në Athinë, as që njihet si shtet i pavarur nga BE-ja.

Megjithatë, duket se këtu ka diçka tjetër në lojë. Një nga temat dominuese të bllokut këtë vjeshtë është “kapaciteti absorbues”. Ky koncept sillet rreth mënyrës se si duhet të funksionojë Bashkimi Evropian kur t’i nënshtrohet zgjerimit të mëtejshëm.

Pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, nuk është më çështja nëse do të zgjerohet blloku, por kur dhe si. Ky ndryshim është nxitur sidomos nga vendet perëndimore të BE-së, që historikisht kanë kundërshtuar zgjerimin e bllokut. Franca dhe Gjermania kanë krijuar një grup të përbashkët pune për këtë çështje, i cili do t’i paraqesë mendimet e tij fillestare në shtator.

Kur Komuniteti Politik Evropian (EPC) të mblidhet në qytetin spanjoll të Granadës, në fillim të tetorit, “kapaciteti absorbues” do të jetë temë kryesore e diskutimit. Vendimet, ndoshta të një natyre politike dhe institucionale, mund të merren në samitin e BE-së në dhjetor.

Kur zyrtarët e BE-së diskutojnë “kapacitetin absorbues”, ata shpesh mendojnë se si do të funksionojë “BE-ja 35”. Kjo nuk i referohet vitit 2035, por anëtarësimit të vendeve të reja. Në atë rast do të ishin tetë të reja, pasi BE-ja aktualisht ka 27 shtete anëtare. Sfidë është se, aktualisht, janë dhjetë vende që kërkojnë t’i bashkohen BE-së: gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgjia, Moldavia, Turqia dhe Ukraina. Pra, cilat dy nuk po merren parasysh?

Diplomatët mund të këmbëngulin se termi “BE 35” nuk është i lidhur me vende specifike, por Samiti i Athinës mund të ketë dhënë një indikacion të hershëm se cilat mund të jenë në të vërtetë 35 vendet.

Por, çfarë ka ndodhur me vetë takimin? Në pamje, ai është dukur mjaft i suksesshëm - sidomos në afrimin e liderëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me homologët e tyre ukrainas dhe moldavë.

Disa zyrtarë të BE-së kanë pranuar se ka pasur frikë të vazhdueshme midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor se Kievi dhe Kishinjevi mund ta “kalojnë radhën” dhe t’i bashkohen BE-së përpara tyre. Kjo është vërtet shqetësuese, pasi të gjitha vendet e Ballkanit kanë pritur për më shumë se një dekadë - me pak indikacione - se mund t’i bashkohen bllokut së shpejti. Ato, duke përfshirë edhe Ukrainën e Moldavinë, e gjejnë veten në të njëjtën varkë, pa rrugë të shpejtë për anëtarësim - së paku sipas Brukselit.

Një incident gjatë takimit ka treguar se si marrëdhëniet delikate dypalëshe mund ta pengojnë përparimin drejt Brukselit, pavarësisht se sa reforma mund të jenë ndërmarrë.

Lajm kryesor nga takimi i Athinës ishte se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, nuk ishte i ftuar. Arsye për këtë ka qenë arrestimi i Fredi Belerit, një burrë që ka garuar për kryetar bashkie në qytetin jugor shqiptar të Himarës, nën siglën e një partie të minoritetit grek, të lidhur me një koalicion opozitar.

Beleri është arrestuar në mes të majit, nën dyshimet për blerje votash. Edhe pse i ka fituar zgjedhjet, ai mbetet në paraburgim, gjë që ka shkaktuar protesta të zhurmshme nga Greqia dhe akuza nga Tirana se Athina po ndërhyn në drejtësinë e Shqipërisë.

Tani ka mundësi reale që Greqia ta bllokojë Shqipërinë nga hapja zyrtare e kapitujve të anëtarësimit në BE, më vonë këtë vit. E gjithë kjo tregon se, pavarësisht diskutimeve të mëdha për kapacitetin absorbues, rrugëve të shpejta drejt anëtarësimit dhe debateve për 35 ose 37 anëtare të BE-së, procesi, në fund të fundit, mbetet subjekt i politikës kombëtare, e madje edhe lokale të BE-së./REL

samiti i athines

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë