LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore taktike në Bjellorusi?

Putin pohoi se masa pasqyron praktikën e gjatë të SHBA-së për vendosjen e armëve bërthamore taktike në territorin e aleatëve të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Belgjikën, Italinë dhe Turqinë.

29 Mars 2023, 08:19 Nga DOSJA
Analiza e REL: A do t'i zhvendosë Rusia armët bërthamore

Në një intervistë televizive të publikuar më 26 mars, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se deri në korrik Moska mund t'i zhvendosë armët bërthamore taktike në territorin e aleatit të saj, Bjellorusisë.

Ai tha se e gjithë infrastruktura e nevojshme për një dislokim të tillë do jetë gati deri më 1 korrik. Bjellorusia kufizohet me Ukrainën, Rusinë dhe anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë.

Muajin e ardhshëm, tha Putin, Rusia do të fillojë trajnimin e personelit ushtarak bjellorus për përdorimin e armëve bërthamore taktike. Përveç kësaj, ai tha se një objekt magazinimi për to do të përfundojë në fillim të korrikut.

Putin pohoi se masa pasqyron praktikën e gjatë të SHBA-së për vendosjen e armëve bërthamore taktike në territorin e aleatëve të NATO-s, përfshirë Gjermaninë, Holandën, Belgjikën, Italinë dhe Turqinë.

Radio Evropa e Lirë pyeti disa analistë ushtarakë dhe politikë për këtë vendim, çka e motivoi atë dhe çka nënkupton ai për Rusinë, Bjellorusinë, Ukrainën dhe NATO-n.

Pavel Luzin, një ekspert i mbrojtjes dhe politikës së jashtme, i tha Shërbimit bjellorus të Radios Evropa e Lirë se "zhvendosja e armëve bërthamore në Bjellorusi është shantazh që synon jo vetëm NATO-n, por edhe Ukrainën”.

“Ata duan që evropianët të kenë frikë në mënyrë që të reduktojnë ndihmën për Ukrainën. Dhe, është një paralajmërim për Ukrainën: nëse përpiqeni të shkatërroni avionët tanë në Bjellorusi, mos harroni se ne kemi opsionin bërthamor”.

“Rusia tani po përpiqet të imitojë politikën amerikane për armët bërthamore”, tha ai.

"[Udhëheqësi bjellorus Alyaksandr] Lukashenka dëshiron armë bërthamore ruse në Bjellorusi...sepse ai mendon se nëse Rusia i vendos ato, Moska do të varet prej tij, sikurse që ai varet nga Moska tani. Por. ai nuk e kupton se nëse hapet një objekt i ruajtjes së armëve bërthamore në Bjellorusi, trupat do të vendosen gjithashtu atje. Që nga fundi i vitit 2021, trupat ruse kanë qenë në Bjellorusi në baza të përkohshme. Kur të shfaqet një strukturë magazinimi, ato do të jenë atje përgjithmonë. Amerikanët ua delegojnë përgjegjësitë aleatëve të tyre në Evropë, por kultura politike dhe ushtarake ruse nuk parashikon një shkallë të tillë besimi te aleatët. Pasoja e një magazinimi të armëve bërthamore mund të jetë krijimi i disa bazave të përhershme ushtarake ruse në territorin bjellorus”.

Pavel Podvig, një ekspert i vjetër për arsenalin bërthamor të Rusisë dhe një studiues i lartë në Institutin e OKB-së për Hulumtimin e Çarmatimit në Gjenevë, thotë se nuk beson që kjo do të përfundojnë objektet e magazinimit të këtyre armëve deri më 1 korrik.

“Një objekt për ruajtjen e armëve bërthamore është një detyrë mjaft serioze inxhinierike. Duhet të ndërtoni një bunker të fortifikuar, një perimetër sigurie, të vendosni roje. Vetëm instalimi i sistemeve të mbikqyrjes dhe alarmit zgjatë nga tre deri në gjashtë muaj, dhe të gjitha këto do të shiheshin sikur të kishte filluar ndërtimi”.

"Për mendimin tim, e gjithë ideja është kryesisht politike - për të demonstruar forcimin e bashkimit politik midis Bjellorusisë dhe Rusisë. Ky është thjesht një hap politik. Nuk ka asnjë përputhshmëri ushtarake në këtë veprim. Meqë ra fjala, e njëjta praktikë ekziston në NATO. Është kryesisht një veprim politik, i krijuar për të demonstruar unitetin".

"Edhe pse ky është një veprim thjesht politik, Perëndimi është në një pozitë të vështirë. Ata nuk mund të thonë se është i paligjshëm, sepse ata vetë kanë vendosur armët e tyre bërthamore në vende të tjera për shumë vite.

"Unë dyshoj shumë se armët bërthamore do të vendosen me të vërtetë në Bjellorusi. Vlera e kësaj 'ngjarje' është ekskluzivisht politike, jo ushtarake. Dhe për qëllime politike, as që është e nevojshme të ndërtohet objekti i magazinimit", tha ai.

Arkady Moshes, një historian dhe drejtor programi me Institutin Finlandez të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, i specializuar në politikat e jashtme të Rusisë, Bjellorusisë dhe Ukrainës, i tha REL-it se "nuk ka kuptim të shtyhen armët bërthamore më afër kufijve të NATO-s, sepse Rusia ka rajonin e Kaliningradit dhe këto armë mund të vendosen atje pa futur në lojë një komb tjetër".

"Unë nuk shoh ndonjë rëndësi të veçantë ushtarake në këtë vendim. Por, fakti që ai u bë tregon se Kremlini është nervoz, nëse jo në panik".

Analisti politik bjellorus Artsyom Shraybman i tha Shërbimit Rus të Radios Evropa e Lirë se "Lukashenka di mirë të përfitojë nga shërbimet e ndryshme që kryen për Rusinë".

"Ai po demonstron besnikërinë e tij dhe po e kthen atë në para. Unë nuk shoh ndonjë përfitim tjetër në këtë për Lukashenkën. Është një hap jopopullor në sytë e publiku bjellorus. Në verën e vitit 2022, sipas sondazheve, 80 për qind e bjellorusëve kundërshtuan vendosjen e armëve bërthamore ruse në Bjellorusi. Pra, sa i përket politikës së brendshme, ky është një problem për të".

"Ky vendim duket si një vazhdim i shantazhit të Putinit, duke u përpjekur të detyrojë vendet perëndimore dhe të NATO-s të bëjnë kompromise për Ukrainën. Ata po përpiqen të demonstrojnë se Rusia ende mund të rrisë aksionet në mënyra që do të ishin të rrezikshme për Perëndimin. Është një ultimatum për Perëndimin".

"Sa i përket procesit të integrimit [ndërmjet Rusisë dhe Bjellorusisë], kjo do të ndikojë në bashkëpunimin ushtarak, pasi të paktën dy divizione të reja ruse do të shfaqen në Bjellorusi për të ruajtur objektet e reja. Dhe mund të ketë më shumë integrim ekonomik, pasi Bjellorusisë me shumë mundësi do t'i jepen përfitime dhe kredi shtesë".

Analisti politik rus, Ivan Preobrazhensky, i tha Current Time, një rrjet në gjuhën ruse i drejtuar nga REL-i në bashkëpunim me Zërin e Amerikës se ky është një reagim ndaj urdhërarrestit për Putinin nga Gjykata Penale Ndërkombëtare dhe përgatitjeve për intensifikimin e luftimeve në Ukrainë këtë pranverë.

"Por, qëllimi i fundit është përpjekja për të minimizuar furnizimin e Ukrainës me armë nga vendet e NATO-s, është vazhdimësi e strategjisë së mëparshme të frikësimit bërthamor".

“Sa i përket vendosjes së armëve bërthamore në Bjellorusi, është e pamundur të thuhet me siguri se ato nuk janë tashmë atje, veçanërisht pasi sistemet Iskander u dorëzuan në Bjellorusi edhe para pushtimit masiv të Ukrainës [në shkurt 2022]. Ndoshta ata janë vendosur tashmë me Iskanderët dhe ne po marrim një njoftim post-factum. Mos harroni precedentin historik të krizës kubane të raketave - njoftimi erdhi pasi zhvendosja ishte duke u zhvilluar".

Gjatë asaj që njihet si “kriza kubane e raketave”, e tetorit të vitit 1962, SHBA-ja dhe Rusia i kanë pasur të kthyera kokat bërthamore kundër njëra-tjetrës. Kriza ka nisur kur SHBA-ja ka zbuluar raketa bërthamore sovjetike në Kubë. Ajo ka bllokuar më pas ishullin dhe ka debatuar për pushtimin e tij. Për 13 ditë, bota ka parë rrezikun nga kataklizmi bërthamor. Presidentët e dy vendeve, John F. Kennedy i SHBA-së dhe Nikita Khrushchev i Rusisë, janë angazhuar ndërkohë në bisedime direkte, kanë bërë disa koncesione dhe i kanë dhënë fund krizës.

Marrë nga REL 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj