LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Dy presidentë dhe trazira, çfarë e pret Gjeorgjinë?

Zgjedhjet e 26 tetorit sollën mospajtimin kryesor politik në Gjeorgji, pasi protestuesit opozitarë dolën në rrugë për të protestuar menjëherë pasi Ëndrra Gjeorgjiane e shpalli fitoren.

30 Dhjetor 2024, 13:27 Nga r.ll
Analiza e REL: Dy presidentë dhe trazira, çfarë e pret
foto ilustruese

GJEORGJI- Ka pasur thashetheme se presidentja në largim e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, nuk do të pranonte të largohej nga pallati presidenciale edhe pas inaugurimit të pasuesit të saj.

Në fund, kjo gjë nuk ndodhi. Zurabishvili, e cila është bërë zëri moral për mijëra protestues antiqeveritarë, vendosi të tërhiqet paqësisht dhe shpejt, por natyrisht jo edhe qetësisht. Derisa Mikheil Kavelashvili, ish-futbollist dhe populist i krahut të djathtë, po betohej si lider i ri i vendit më 29 dhjetor, Zurabishvili mbajti fjalim para protestuesve opozitarë pranë ndërtesës së pallatit presidencial.

Teksa po largohej nga pallati presidencial, Zurabishvili tha se ajo vazhdon të jetë ende “presidentja e vetme legjitime” e Gjeorgjisë. Ajo e përsëriti se Kavelashvili, i cili u emërua nga një kolegj elektoral i mbizotëruar nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, është president “i paligjshëm”. Kërkesa kryesore, tha Zurabishvili para turmës, është që vendi të mbajë zgjedhje të reja parlamentare.

Zgjedhjet e 26 tetorit sollën mospajtimin kryesor politik në Gjeorgji, pasi protestuesit opozitarë dolën në rrugë për të protestuar menjëherë pasi Ëndrra Gjeorgjiane e shpalli fitoren. Opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë kanë thënë se zgjedhjet nuk ishin as të lira e as të drejta, për shkak të dyshimeve për parregullsi që ia mundësuan fitoren partisë në pushtet.

Ta bindësh Qeverinë gjeorgjiane të mbajë zgjedhje të reja nuk do të jetë e lehtë. Derisa zyrtarët e Ëndrrës Gjeorgjiane e pranuan se kishte ca shkelje, partia, e cila është akuzuar për minimin e demokracisë, ka ngulur këmbë se zgjedhjet ishin të lirë dhe të drejta. Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhaidze, ka thënë se arsyet ligjore për thirrjen e zgjedhjeve të reja janë shterur.

Një marrëvshje mund të jetë e mundshme, mbase nëse Zurabishvili heqë dorë nga pretendimi se ajo është shefja e ligjshme e shtetit në këmbim të zgjedhjeve të reja dhe amnistisë për protestuesit e burgosur apo akuzuar për vepra penale.

Megjithatë, për partinë në pushtet mbajtja e zgjedhjet e reja do të ishte garë e rrezikshme, posaçërisht kundër një opozite të porsamobilizuar dhe plot pasion.

Qeveria e Gjeorgjisë gjithashtu do të jetë nën trysni të shtuar ndërkombëtare. Më 27 dhjetor, Shtetet e Bashkuara njoftuan vendosën sanksione të reja ndaj miliarderit të lidhur me Moskën, Bidzina Ivanishvili, ish-kryeministër dhe themelues i partisë Ëndrra Gjeorgjiane, për minimin e demokracisë së Gjeorgjisë për "përfitim të Federatës Ruse".

Në fillim të dhjetorit, Shtetet e Bashkuara vendosën regjim vizash për disa ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të forcave të rendit. Bashkimi Evropian ka ndjekur të njëjtën linjë, duke vendosur regjim vizash për zyrtarët gjeorgjianë që mbajnë pasaporta diplomatike. Blloku ka ngrirë gjithashtu 30 milionë euro nga mbështetje financiare për Ministrinë e Mbrojtjes së Gjeorgjisë.

Protesta të vazhdueshme

Më sfiduese për Qeverinë sesa sanksionet ndërkombëtare do të jetë trysnia nga protestat. Protestat, të cilat u ndezën sërish në nëntor kur Qeveria njoftoi shtyrjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE, nuk po tregojnë asnjë shenjë dobësimi.

Para ceremonisë së inaugurimit më 29 dhjetor, protestuesit antiqeveritarë në Gjeorgji formuan një "zinxhir uniteti" njerëzor, i cili u shtri rreth qendrës së Tbilisit. Protesta edhe më të mëdha priten në ditët në vazhdim. Nëse autoritetet gjeorgjiane e vazhdojnë shtypjen brutale ndaj protestuesve, ose nëse vendosin madje ta burgosin Zurabishvilin, kjo mund të çojë në më shumë trazira civile dhe pasiguri politike.

Para inaugurimit, kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, foli për arrestimin e 72-vjeçares nëse ajo nuk pranon të largohet nga pallati presidencial. Ky do të ishte veprim i rrezikshëm për Qeverinë e Gjeorgjisë, sepse do t’i rriste protestat në rrugë dhe do ta izolonte edhe më shumë vendin ndërkombëtarisht.

Autoritetet gjeorgjiane mund të zgjedhin thjesht të presin, duke parapëlqyer ngërçin politik dhe duke u mbrojtur nga sfidat ligjore të opozitës. Derisa Zurabishvili thotë se ka biseduar me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump, nuk është e qartë se si administrata e tij, e cila pritet të ndjekë një politikë të jashtme më izoluese, do të reagojë.

Gjeorgjia gjithashtu po hyn në sezonin e festave, me festimin e Vitit të Ri më 31 dhjetor, Krishtlindjen Ortodokse më 7 janar dhe Vitin e Ri Ortodoks një javë më vonë. Pa dyshim, Qeveria do të shpresojë që gjeorgjianët të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me familjet e tyre, sesa të dalin në rrugë duke sfiduar të ftohtit./REL 

gjeorgji

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj