LIVE UPDATES
Bota

DW: Gjermania ka nevojë urgjente për politikë tjetër ekonomike

Shoqatat e biznesit paralajmërojnë: çdo e treta kompani nuk ka ndërmend të investojë në Gjermani. Çmimi i energjisë, kostot e larta të punës, taksat, mungesa e punëtorëve... Probleme ka shumë.

30 Dhjetor 2024, 08:36 Nga r.ll
DW: Gjermania ka nevojë urgjente për politikë tjetër
foto ilustruese

GJERMANI- "Tashmë ka filluar zhvendosja e impianteve jashtë Gjermanisë. Dhe kur kompanitë e mëdha largojnë fabrikat e tyre, kompanitë e vogla dhe furnitorët gjithashtu pësojnë dëmtime ose mbyllin dyert e tyre. Kjo është shpallja e falimentimit për hapësirën ekonomike të Gjermanisë", përmbledh presidenti i Shoqatës së Tregtisë dhe Shërbimeve me Shumicë dhe të Jashtme Gjermane (BGA), Dirk Jandura në një deklaratë për agjencinë Reuters. Para së gjithash, sektorët industrialë kanë probleme të mëdha. Nuk shoh ndonjë të ardhme të qartë në Gjermani, nuk shoh se cili është koncepti për industrinë kimike, përpunimin e metaleve dhe inxhinierinë mekanike. Shpenzimet këtu janë thjesht shumë të larta," beson Jandura.

Edhe presidentja e Shoqatës së Bizneseve Familjare, Marie-Christine Ostermann, është ngopur me këtë lloj politike ekonomike. "Nëse korniza ekonomikenuk ndryshohet menjëherë pas zgjedhjeve, edhe më shumë kompani do të shkojnë jashtë vendit", thotë një drejtuese e një kompanie për furnizimet spitalore, e themeluar nga gjyshi i saj. Ajo në radhë të parë vë në dukje problemet e kompanive në industrinë përpunuese në Gjermani, siç janë energjia shumë e shtrenjtë për prodhim, varësia nga kosumi dhe probleme të tjera.

Nuk ka rritje pa investime

Për kryetarin e Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHT) Peter Adrian, Gjermania ka arritur në një moment krize të të gjithë strukturës ekonomike. "Në vitet e fundit kompanive vendore u është dashur të durojnë shumë ngarkesa të reja dhe ndërhyrje shtetërore”, vlerëson kryetari i Dhomës. Kjo shihet më së miri nga investimet e kompanive në këtë vend: pandemia ka kaluar prej kohësh, por investimet këtë vit ishin ende 6% nën nivelin para pandemisë - investimet janë shumë më të vogla.

Sipas një sondazhi të kryer nga Dhoma mes anëtarëve të saj, një e treta e kompanive planifikojnë të reduktojnë investimet e tyre. "Këto nuk janë perspektiva të mira për rritje ekonomike”, paralajmëron Adrian, sepse nuk është shteti, por ekonomia që drejton pothuajse 90% të investimeve në Evropë. Adrian është i bindur se vetëm ndryshimi i politikës ekonomike në Berlin mund ta kthejë këtë vend në binarët e rritjes ekonomike.

Infrastruktura nga e kaluara

Politika ekonomike e shtetit është vendimtare edhe për infrastrukturën. Ndaj shoqata e sektorit të IT-së, Bitkom, kërkon një politikë tjetër dhe masa të tjera që nxisin investimet dhe mbetjen e kompanive në Gjermani. Kryetari i kësaj shoqate, Ralf Wintergerst, paralajmëron se edhe ata janë të prekur nga çmimi i lartë i energjisë elektrike. Qendrat e kontabilitetit konsumojnë shumë energji elektrike, por problem janë edhe ekspertët dhe "mentaliteti i letrës" i këtij vendi. Në këtë vend akoma mungon identiteti digjital dhe e gjithë infrastruktura digjitale ka nevojë për investime serioze. Gjermania ka nevojë për investime edhe në infrastruktura të tjera, në rrugë dhe në sigurimin e fuqisë së nevojshme punëtore. "Infrastruktura jonë nuk është infrastruktura e së ardhmes, por infrastruktura e së shkuarës", paralajmërojnë ekspertët./DW

gjermani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj