LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Çfarë e lidh të djathtën ekstreme nga Serbia dhe BE-në?

Edhe pse Partia Popullore Evropiane (EPP) - një grupim konservator i partive të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian - fitoi sërish numrin më të madh të vendeve dhe pritet të formojë shumicën, e djathta ekstreme shënoi rezultat të lakmueshëm në vendet më të mëdha të BE-së.

22 Qershor 2024, 16:57 Nga r.ll
Analiza e REL: Çfarë e lidh të djathtën ekstreme nga
Millica Gjurgjeviç Stamenkovski me presidentin e AfD-së, Tino Chrupalla

SERBI- Kundër migrantëve dhe vlerave liberale, për bashkëpunim më të ngushtë me Rusinë. Kjo është mënyra më e shkurtër për t’i përshkruar partitë e ekstremit të djathtë që hynë në Parlamentin Evropian, pas zgjedhjeve që u mbajtën në fillim të qershorit. Me shumë prej tyre, partitë ultra të djathta në Serbi, por edhe Partia Përparimtare Serbe (SNS) në pushtet kanë kontakte prej vitesh.

“Unë pres regres të mëtejshëm të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore brenda Serbisë, e cila është inkurajuar nga rritja e së djathtës ekstreme në Evropë”, thotë për Radion Evropa e Lirë Izabella Kisiç, drejtore ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut.

Edhe pse Partia Popullore Evropiane (EPP) - një grupim konservator i partive të qendrës së djathtë në Parlamentin Evropian - fitoi sërish numrin më të madh të vendeve dhe pritet të formojë shumicën, e djathta ekstreme shënoi rezultat të lakmueshëm në vendet më të mëdha të BE-së.

Në Francë, Tubimi Kombëtar i ekstremit të djathtë fitoi 30 vende në Parlamentin Evropian - dy herë më shumë se koalicioni i udhëhequr nga Rilindja e presidentit Emmanuel Macron - gjë që çoi edhe në shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë (AfD) zuri vendin e dytë sa i përket numrit të mandateve të fituara. Autoritetet gjermane e klasifikojnë këtë parti si “organizatë ekstremiste” dhe në disa lande federale është nën vëzhgimin e Shërbimit për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues.

Për partinë joparlamentare nga Serbia, Zavetnici - kryetarja e së cilës, Millica Gjurgjeviq Stamenkovski, është ministre për Përkujdesje ndaj Familjes në Qeverinë e Serbisë - AfD-ja përfaqëson “opsionin kryesor sovranist të shtetndërtimit në Gjermani". Gjurgjeviç Stamenkovski, si kryetare e partisë Zavetnici, u takua në nëntor të vitit 2023 në Bundestag me kryetarin e AfD-së, Tino Chrupalla.

Në atë takim, siç u njoftua, ata u shprehën kritikë ndaj politikës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe shkëmbyen mendime për “krizën e thellë të Bashkimit Evropian”. avetnici u forma në vitin 2012, pasi disa anëtarë u larguan nga Partia Radikale Serbe, president i së cilës atëkohë ishte Vojisllav Sheshel, i dënuar për krime lufte nga Tribunali i Hagës. Zavetnici nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kërkon anulimin e Marrëveshjes së Brukselit, të nënshkruar nga Kosova dhe Serbia në vitin 2013, me qëllim normalizimin e marrëdhënieve. Në fushatën për zgjedhjet parlamentare në Serbi, të mbajtura në fund të vitit 2023, partia deklaroi vazhdimisht se e dënon “ideologjinë dhe propagandën e komunitetit LGBT”.

Kontakte me AfD-në, prej vitesh, mban edhe lëvizja ultra e djathtë serbe, Dveri. Sikurse Zavetnici, as kjo parti nuk e kaloi pragun zgjedhor në zgjedhjet e dhjetorit. Kryetari i saj i deritashëm, Boshko Obradoviç, i cili u largua nga partia pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të dhjetorit, filloi kontaktet me AfD-në qysh në vitin 2017. Kur ultra të djathtët gjermanë hynë në Bundestag në shtator të atij viti - për herë të parë që nga viti 1945 - Obradoviq i uroi ata.

“Urime miqve të mi nga Alternativa për Gjermaninë. Shihemi në Bundestag dhe Beograd. Le të vazhdojmë. Është koha për Alternativën për Serbinë”, shkroi Obradoviç në Twitterin e atëhershëm.

AfD-ja u përgjigj duke e mbështetur Obradoviqin në zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 në Serbi, edhe pse kjo nuk e ndihmoi shumë, pasi ai fitoi vetëm pak më shumë se dy për qind të votave. Në vitet në vazhdim, delegacioni i Dverit ishte disa herë në Gjermani. Në dhjetor të vitit 2019, Obradoviç, së bashku me kolegen e tij partiake, Dragana Trifkoviç, vizituan Bundestagun. Në kumtesën e publikuar nga partia serbe pas vizitës u tha se dy partitë i lidhin tema të shumta, e para së gjithash trashëgimia e krishterë e Evropës, vlerat familjare dhe zgjidhja e krizës së migrantëve.

“Të gjitha këto janë tema për të cilat ne do t’i vazhdojmë diskutimet jo vetëm me Alternativën për Gjermaninë, por edhe me kolegë të tjerë evropianë nga opsionet politike konservatore, me të cilët ndajmë shumë mendime të ngjashme, pavarësisht se nuk jemi dakord për të gjitha temat”, tha atëkohë Obradoviç.

Derisa ishte në krye të Dverit, Obradoviq vazhdimisht mbështeste tezën se Qeveria në Serbi dëshiron ta popullojë vendin me migrantë dhe refugjatë nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe se në këtë mënyrë “dëshiron ta zgjidhë problemin me natalitetin e ulët”.

Në vitin 2019, partia e tij nisi një peticion kundër, siç u tha, politikave për migrantë të autoriteteve republikane dhe lokale. Përveç politikës së saj kundër migrantëve, lëvizja Dveri njihet edhe për politikën e saj anti-LGBT. Që nga viti 2009, shumë kohë përpara se të hynte në politikë, Dveri organizoi disa herë të ashtuquajturën “Shëtitje familjare”.

Tubimi organizohej fillimisht në Beograd, e më pas edhe në disa qytete të tjera të Serbisë, në prag të Paradës së Krenarisë, të cilën e organizojnë organizatat e LGBT-së, me qëllim shpërfaqjen e problemeve me të cilat ballafaqohet ky komunitet.

Në vitin 2016, Dveri e kaloi pragun zgjedhor për herë të parë dhe hyri në Parlamentin republikan, por sot lëvizja nuk ka përfaqësues në Parlament. Politikisht është kundër integrimit evropian dhe kërkon mbështetjen te Rusia si “partnere kryesore të politikës së jashtme”.

Për këtë temë, Radio Evropa e Lirë kërkoi komente nga Dveri dhe Zavetnici, por, deri në publikimin e këtij artikulli, asnjëra parti nuk u përgjigj. Krahas partive joparlamentare, kontakte me ultra të djathtën gjermane ka edhe Partia Përparimtare Serbe në pushtet. Në vitin 2019, Marko Gjuriç, zyrtar i lartë i kësaj partie, atëkohë drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, u takua me kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Alternativës për Gjermaninë në Beograd.

Siç u bë e ditur në ueb-faqen e SNS-së, Gjuriç “e informoi” përfaqësuesin federal gjerman, Armin-Paul Hampel, për situatën në Kosovë.

Izabella Kisiç beson se suksesi i ekstremit të djathtë në Evropë do të jetë një inkurajim për partitë e spektrit të djathtë dhe të ekstremit të djathtë në Serbi, të cilat përgjithësisht janë proruse.

“Aty ku Serbia bashkëpunon më së miri me Rusinë - e tani do të ketë partnerë të forcuar edhe në Evropë - është qëndrimi i saj ndaj të drejtave të njeriut, vlerave liberale dhe atyre që janë themele të BE-së”, thotë Kisiç.

Në të njëjtat zgjedhje presidenciale në të cilat AfD-ja mbështeti Boshko Obradoviçin, Markus Frohnmaier, deputet i AfD-së në Bundestag, foli në një tubim parazgjedhor të Lëvizjes për Lirinë Popullore - një parti e vogël joparlamentare nga spektri i djathtë, e themeluar nga ish-anëtari i Dverit, Mirosllav Paroviç.

Në tetor të vitit 2014, Parovi0231 organizoi konferencën “Evropa e Re” në Beograd, ku, në mesin e të tjerëve, u mblodhën përfaqësues të Alternativës për Gjermaninë, Partisë së Lirisë së Austrisë, Tubimit Kombëtar në Francë, ndërsa i pranishëm ishte edhe ish-ambasadori rus në Serbi, Aleksandar Konuzin.

Në një deklaratë me shkrim dhënë REL-it, Paroviç tha se ky bashkëpunim “është bazuar dhe bazohet më shumë në marrëdhënie personale, sesa në ndonjë lidhje formale partiake”.

Paroviç e përshkruan si “arritje” suksesin e partive të ekstremit të djathtë në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, por pretendon se idetë politike të tyre “kanë evoluar në këta dhjetë vjet” dhe se “nuk mund të flasim më për ndonjë organizatë ekstremiste”.

Duke folur për lidhjet e tij me AfD-në, Paroviç thekson se mban kontakte me pjesën “më liberale” të asaj partie. Zavetnici, Dveri dhe lëvizja e Paroviçit mbrojnë bashkëpunimin më të ngushtë ndërmjet Serbisë dhe Federatës Ruse. Përfaqësues të Zavetnicit dhe Dverit vizituan Rusinë në disa raste.

Në mars të vitit 2024, dy deputetë të Dverit u takuan edhe me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në kongresin themelues të Lëvizjes Ndërkombëtare Rusofile në Moskë. Në shkurt të vitit 2022 në Moskë, Millica Gjurgjeviç Stamenkovski u paraqiti deputetëve të Dumës ruse dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Jashtme propozimin që Rusia t’iu bashkohej negociatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Këtë vit, në Gjermani, AfD-ja u përball me akuzat se Maksimilian Krah - një nga kandidatët kryesorë të partisë për zgjedhjet evropiane - po merrte para nga Rusia dhe Kina. Në të njëjtën kohë, Peter Bistron, i dyti në listën e AfD-së për zgjedhjet e BE-së, u akuzua se kishte marrë 20 mijë euro nga njerëz të lidhur me presidentin rus, Vladimir Putin, për të përhapur propagandën e Kremlinit. Krah dhe Bistron i mohuan akuzat. Izabella Kisiç thotë se partitë ultra të djathta në Evropë jo vetëm se kanë qëndrim pozitiv ndaj Kremlinit, por ka raportime edhe për lidhjet e tyre financiare.

“Ka, gjithashtu, raporte të shumta se Kremlini e ka mbështetur financiarisht fushatën e Marine Le Penit [nga Tubimi Kombëtar] në Francë”, thotë Kisiç.

Në qershor të vitit 2023, komiteti hetimor i Asamblesë kombëtare franceze për ndërhyrjen e huaj vuri në dukje lidhjet ideologjike midis Tubimit Kombëtar dhe udhëheqjes ruse. Tubimi Kombëtar ka marrë më herët kredi nga kompania ruse, Aviazapchast S.A., të cilën kundërshtarët e tij e kanë interpretuar si një shenjë të lidhjeve të kësaj partie me Rusinë.

Pasi Rusia filloi pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë në vitin 2022, kryetari i Tubimit Kombëtar, Jordan Bardella, dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie në Parlamentin Evropian votuan për një rezolutë të BE-së që e dënon agresionin rus kundër Ukrainës. Megjithatë, në nëntor të vitit 2022, ata abstenuan nga votimi për të ofruar ndihmë financiare për Ukrainën.

Tubimi Kombëtar kërkon kufizimin e lëvizjes së lirë të migrantëve, duke zbatuar kontrolle në kufijtë kombëtarë, si dhe bën thirrje për tërheqje nga marrëveshjet e Bashkimit Evropian për klimën. Kisiç thotë se rritja e së djathtës ekstreme në Bashkimin Evropian nuk ka ndodhur papritur.

“Është një proces i gjatë që ka zgjatur për më shumë se një dekadë”, thotë Kisiç dhe shton se pas pushtimit rus të Ukrainës, çështja e të drejtave të njeriut është gjithnjë e më pak në fokus të Bashkimit Evropian - gjë që, sipas saj, i përshtatet ekstremit të djathtë.

“Tani, siguria e Evropës është në radhë të parë. Kam frikë se, në këtë aspekt, autoritetet do t’i mbyllin sytë para shkeljes së të drejtave të njeriut, jo vetëm në Serbi, por në të gjithë BE-në”, thotë Kisiç.

Sipas saj, çështja kryesore tani është se cili do të jetë rezultati i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë, të cilat do të mbahen më 30 qershor dhe 7 korrik.

“Unë do të thosha se jo vetëm opozita ultra e djathtë [në Serbi], por edhe Qeveria aktuale e djathtë presin që të ketë ndryshime në disa vende të BE-së, kryesisht në Francë. Kjo, jo vetëm se do t’i dobësonte thirrjet për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimi Evropian, por do të hapte rrugë për një bashkëpunim më të fortë mes atyre vendeve individuale evropiane, Kremlinit dhe Serbisë. Kjo është diçka nga e cila përfiton politika proruse në Serbi”, përfundon Kisiç./REL

e djathta ekstreme ne serbi bashkimi evropian rel

Sondazh

Poll

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria