LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Kosova ngec në luftën kundër pastrimit të parave

Kjo ishte hera e parë që ishte ngritur një aktakuzë vetëm për kryerjen e veprës penale “pastrim parash” në Kosovë, pa pasur ndonjë vepër tjetër penale shoqëruese në aktakuzë.

19 Janar 2024, 20:21 Nga N.F
Analiza e REL: Kosova ngec në luftën kundër pastrimit të
Foto ilustruese

KOSOVË- Në fund të vitit 2021, dy vëllezërve nga Prishtina, Mirsad dhe Fatlum Sopjani, u ishte konfirmuar dënimi për veprën penale “pastrim parash”. Përveç konfiskimit të pasurisë prej gati një milion eurosh, atyre iu shqiptuan edhe dënimet me kusht me nga dy vjet burgim dhe pesë mijë euro gjobë.

Kjo ishte hera e parë që ishte ngritur një aktakuzë vetëm për kryerjen e veprës penale “pastrim parash” në Kosovë, pa pasur ndonjë vepër tjetër penale shoqëruese në aktakuzë. Por, edhe në këtë rast, dënimi i tyre ishte vendosur të ekzekutohej vetëm nëse ata do të kryenin edhe ndonjë vepër tjetër penale në dy vjetët e ardhshëm. Që atëherë, Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin se Kosova nuk ka bërë mjaftueshëm hapa për luftimin e këtij fenomeni.

“Rastet e pastrimit të parave, me të vërtetë, nuk trajtohen në mënyrë adekuate nga institucionet e sistemit të drejtësisë në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e BE-së për REL-in. Sipas të dhënave të këtij institucioni, vetëm dy personave iu ngritën aktakuza për këtë vepër penale gjatë vitit 2022, në krahasim me nëntë në vitin paraprak, ndërsa gjithsej tre u dënuan gjatë gjithë atij viti. Në fjalorin e Oxfordit, pastrimi i parave definohet si proces ilegal përmes të cilit fshihet origjina e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, qoftë përmes transfereve bankare apo bizneseve jolegjitime.

Në Kosovë, sipas një raporti të vitit 2020 nga Njësia për Inteligjencë Financiare, pastrimi i parave ka më shumë gjasa të bëhet përmes sektorëve të patundshmërisë dhe ndërtimtarisë, organizatave joqeveritare dhe faturave të fryra artificialisht me vlera të larta. Radio Evropa e Lirë kërkoi statistika për numrin e rasteve të trajtuara nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila merret me rastet kur pasuria arrin mbi 500 mijë euro, por nuk mori përgjigje.

Nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thonë se një ndër arsyet kryesore është mungesa e vetëdijesimit në mesin e prokurorëve dhe gjykatësve se rastet e pastrimit të parave mund të gjykohen pa pasur ndonjë vepër tjetër penale të kryer. Me këtë vlerësim - të ritheksuar në Raportin e fundit të Progresit, të publikuar nga Komisioni Evropian më 8 nëntor të vitit 2023 - pajtohet edhe Gzim Shala, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

“Prokurorët dhe gjyqtarët nuk i konsiderojnë si vepra penale veprat e shpëlarjes së parave përderisa ato nuk janë të lidhura me vepra të tjera penale”, thotë Shala për Radion Evropa e Lirë.

“Pothuajse është e nënkuptueshme se pastrimit të parave i ka paraprirë ndonjë vepër tjetër penale. Mirëpo, përderisa nuk mund të zbulohet ndonjë vepër tjetër penale bazë, kjo nuk e pamundëson trajtimin e veprës penale të pastrimit të parave”, shton ai.

Drejtorja ekzekutive e Grupit për Studime Ligjore dhe Politike (GLPS), Arbresha Loxha, thotë se në tri Raportet e fundit të Progresit janë raportuar edhe disa përmirësime në sistemin e drejtësisë, si rekrutimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj dhe rritja e numrit të lëndëve të zgjidhura. Megjithatë, disa gjëra nuk kanë ndryshuar, shton ajo.

“Raporti, por edhe ne si shoqëri civile e kemi ngritur çështjen që Kosova vazhdon të karakterizohet me nivel të ulët të konfiskimit përfundimtar të aseteve, ndonëse ekziston baza ligjore”, thotë Loxha për Radion Evropa e Lirë.

Sipas një hulumtimi të bërë nga GLPS-ja në vitin 2020, në shumicën e aktakuzave të ngritura për pastrim të parave nuk është përfshirë edhe kërkesa për konfiskim të pasurisë. Loxha insiston se kjo duhet të ndryshohet, pasi që, sipas saj, konfiskimi i pasurisë është një metodë “shumë efikase në dobësimin ekonomik të individëve dhe grupeve kriminale” dhe “do të sinjalizonte se institucionet shtetërore janë duke u marrë seriozisht me luftën kundër kriminalitetit”.

Sipas Ligjit për parandalimin e këtij fenomeni, kushdo që kryen veprën penale të pastrimit të parave mund të ndëshkohet me deri në dhjetë vjet burgim dhe me gjobë deri në tri herë më të madhe sesa vlera e pasurisë që është subjekt i veprës penale. E, përkundër dënimit më të ulët sesa që parashihet me ligj, në njërin prej raporteve të organizatës ndërkombëtare Egmont është theksuar pikërisht rasti i dy vëllezërve nga Prishtina si një ndër rastet më mbresëlënëse të hetimit të pastrimit të parave. Aty theksohet se ky ka qenë rasti i parë që ka rezultuar me aktakuzë dhe ndëshkim vetëm për pastrim parash në Kosovë, pa ndonjë vepër tjetër penale.

“Në këtë skemë pastrimi parash, mashtruesit lëviznin fondet nga juridiksione të shumta, që ata supozonin se kishin mjete të dobëta bashkëpunimi dypalësh, meqë Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara apo Interpol-it e as nuk njihet nga disa prej këtyre juridiksioneve”, thuhet në raportin e publikuar më 2021.

Megjithatë, aty përshkruhet se përmes bashkëpunimit me Njësitë e Inteligjencës Financiare të shteteve të tjera anëtare të grupit Egmont, njësia e Kosovës kishte arritur ta hetonte rastin. Grupi Egmont i Njësive të Inteligjencës Financiare është një organizatë ndërkombëtare që mundëson bashkëpunimin mes shteteve të ndryshme të botës për hetimin dhe parandalimin e rasteve të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi Njësinë e Inteligjencës Financiare lidhur me problemet në trajtimin e rasteve të pastrimit të parave, mirëpo nuk mori përgjigje deri në publikimin e këtij artikulli. Sipas të dhënave në raportin e fundit të publikuar nga ky institucion, bankat janë institucionet që raportojnë më së shumti për raste që mund të çojnë drejt padive për pastrim parash, duke raportuar për transaksione të dyshimta. Banka Qendrore e Kosovës përcakton me ligje disa procedura që zyrtarët bankarë duhet t’i ndjekin gjatë transaksioneve dhe pranimit të depozitave në shuma të mëdha të parave kesh nga klientët, në tentim për ta luftuar pastrimin e parave. Megjithatë, një zyrtar bankar është ankuar për REL-in se këto procedura nganjëherë janë shumë të gjata dhe përfshijnë plotësimin e shumë dokumenteve - gjë që, sipas tij, shkakton barrë të madhe mbi punëtorët në banka, të cilët duhet t’u shërbejnë edhe klientëve të tjerë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Bankën Qendrore të Kosovës nëse është menduar ndonjë mënyrë se si të rritet efikasiteti i luftimit të pastrimit të parave në bankat komerciale dhe nëse trajnohen për një gjë të tillë të gjithë zyrtarët bankarë, mirëpo nuk mori përgjigje. Loxha, nga GLPS-ja, beson se një hap pozitiv është bërë me vendimin që edhe gjykatat themelore të mund t’i trajtojnë rastet e pastrimit të parave atëherë kur vlera e pasurisë nuk arrin mbi 500 mijë euro, pasi që thotë se kjo e lehtëson barrën mbi prokurorët specialë. Për një luftim më efektiv të këtij fenomeni, BE-ja rekomandon që edhe prokurorët të specializohen më tutje për trajtimin e këtyre rasteve, si dhe të jenë më aktivë në hetimin dhe identifikimin e kësaj vepre.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Prokurorinë Speciale (PSRK) - ku në Departamentin për Korrupsion dhe Krime Financiare janë gjithsej gjashtë prokurorë - se sa prej rasteve kanë nisur të hetohen pas kallëzimeve penale të ngritura nga Policia e Kosovës, por nuk mori përgjigje. Hulumtimi i vitit 2020 i GLPS-së, lidhur me këtë temë, kishte gjetur se shtatë prej nëntë hetimeve të fundit për shpëlarje parash, kishin nisur vetëm pas kallëzimit penal të ngritur nga Policia e Kosovës.

“Por, edhe pse Policia e ka detyrim ligjor paraqitjen e kallëzimit penal, PSRK-ja do të duhej të tregohej më aktive në ndjekjen e kësaj vepre, për arsye se, sipas kompetencave kushtetuese dhe ligjore, është organ ndjekës”, thuhet në këtë raport.

Policia e Kosovës i tha REL-it se, gjatë vitit 2022, ka iniciuar gjithsej nëntë raste për veprën penale “pastrim parash”, ndërsa tetë të tjera gjatë vitit 2023.

Në programin qeverisës për vitet 2021-2025 të Qeverisë së Kosovës nuk përmendet asnjë plan për ngritjen e efikasitetit të luftës kundër pastrimit të parave. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë nuk u përgjigj në pyetjet e REL-it për këtë temë. Vlera e ekonomisë joformale në Kosovë arrin deri në 30 për qind të GDP-së (bruto prodhimit vendor), pasi që një pjesë e madhe e bizneseve as nuk posedojnë pajisje fiskale. Evazioni fiskal, apo shmangia e tatimit, mund të çojë deri në tentim për pastrim të parave pasi që bizneset gjenerojnë fitime të padeklaruara ilegale.

Radio Evropa e Lirë dërgoi pyetje lidhur me këtë temë edhe në Administratën Tatimore të Kosovës (ATK), por nuk mori përgjigje. Sipas Raportit të Progresit për vitin 2023, ATK-ja ka kryer më shumë inspektime të rasteve të dyshuara për evazion fiskal gjatë periudhës mes qershorit të vitit 2022 dhe prillit të vitit 2023 sesa periudhës së njëjtë të një viti më parë.

Sipas BE-së, edhe pse këto inspektime gjeneruan 181.5 milionë euro më shumë për buxhetin e Kosovës, autoritetet në Kosovë kanë ende punë për të bërë për të siguruar “gjykimin në kohë të rasteve të evazionit fiskal dhe mashtrimit financiar”. BE-ja ka ndarë një buxhet prej 20 milionë eurosh për ta ndihmuar Kosovën, mes tjerash, në luftën kundër pastrimit të parave. Si hap të parë, BE-ja shpreson se Kosova do ta ndryshojë Ligjin aktual për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit për ta harmonizuar atë me ligjet e BE-së.

“Është fakt në mbarë botën që drejtësia penale joefikase e rrit mundësinë që kriminelët t’i mbajnë përfitimet nga aktivitetet kriminale. Në këtë aspekt, një sistem më efikas i drejtësisë, përfshirë këtu në Kosovë, do të ishte një faktor parandalues”, thonë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Marrë nga REL

kosova pastrim parash be

Sondazh

Poll

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Deleted video

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci