LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Me zgjedhje Lista Serbe synon "të vlerësojë dëmet" e Banjskës

Mirëpo, këtë herë ai nuk përsëriti se cilat ishin ato kushte, por tha se “kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë të rinj dhe këshilltarë të rinj në të katër komunat e veriut”.

13 Tetor 2023, 18:51 Nga I.A
Analiza e REL: Me zgjedhje Lista Serbe synon "të vlerësojë
lista serbe

KOSOVË- Pasi që për muaj të tërë kushtëzoi pjesëmarrjen në zgjedhje, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit - Lista Serbe, më 13 tetor ka deklaruar se është e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës.

“…Të stimulojmë procesin politik dhe dialogun që do të kontribuonte në përmbushjen e kushteve tona, të cilat i kemi theksuar disa herë deri më tani”, tha kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

Mirëpo, këtë herë ai nuk përsëriti se cilat ishin ato kushte, por tha se “kërkojmë nga Prishtina që sa më parë të shpallë mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarë të rinj dhe këshilltarë të rinj në të katër komunat e veriut”.

Në fund të qershorit, Rakiç kishte thënë se kushtet për pjesëmarrje në zgjedhje ishin “tërheqja e njësive speciale të Kosovës, amnistia e të gjithë serbëve të arrestuar që morën pjesë në barrikada apo protesta dhe dorëheqja e kryetarëve shqiptarë”.

“Dhe, sigurisht kushti i të gjitha kushteve është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe”, kishte deklaruar Rakiq më 22 qershor.

Radio Evropa e Lirë (REL), i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesë që të komentojë gatishmërinë e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhje, por nuk ka marrë përgjigje.

Qëndrimi i Prishtinës zyrtare ka qenë se zgjedhjet në katër komuna me shumicë serbe në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – mund të shpallen vetëm në bazë të një peticioni për shkarkimin e kryetarëve.

Aktualisht, në komunat në veri kryetarët e komunave janë shqiptarë, sepse serbët bojkotuan zgjedhjet lokale në prill.

Pastaj popullata vendase serbe kundërshtoi hyrjen me ndihmën e policisë të kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale. Situata u përshkallëzua më 29 maj në Zveçan, kur serbët u përplasën me pjesëtarët e misionit ushtarak të NATO-s në Kosovë.

Lideri i Iniciativës Qytetare Mbijetesa serbe, Aleksandar Arsenijeviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, vlerëson se përfaqësuesit e Listës Serbe janë pajtuar rreth “amnistisë së tyre”, dhe se për këtë kanë vendosur që të “shkojnë në zgjedhje pa kushte”.

Më 24 shtator, një grup i armatosur i serbëve sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të komunës së Zveçanit, me ç’rast u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Ndërsa gjatë përleshjes me policinë u vranë tre sulmues.

Përgjegjësinë për këtë sulm e ka marrë Milan Radoiçiç, i cili më pas ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe. Kjo parti asnjëherë nuk ka reaguar për veprimet e Radoiçiqit, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se Radoiçiqi do të përgjigjet për veprimet e tij.

Radoiçiqi është në listën e zezë amerikane për shkak të krimit të organizuar ndërkombëtar, ndërsa Kosova e lidh me vrasje, korrupsion dhe frikësim të dëshmitarëve në procedurat gjyqësore.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha më 27 shtator se për shkak të ngjarjeve në Banjskë do të merren masa ndaj Listës Serbe dhe se për këtë do të diskutojë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Më herët zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli, ka thënë tha se Lista Serbe duhet të shpallet “jokushtetuese” dhe “t’i ndalohet nga veprimtaria politike”.

Vendet perëndimore e dënuan ashpër sulmin në Banjskë dhe kërkuan që autorët të sillen para drejtësisë.

Aleksandar Arsenijeviq thotë se vendimi i Listës Serbe për të shkuar në zgjedhje, nuk do të thotë se qytetarët nga veriu do ta përkrahin një vendim të tillë të saj.

Ai thekson se, aktualisht, është e paqartë se në çfarë mënyre mund të mbahen zgjedhjet, ndërsa shpreh besimin se qytetarët nuk janë të gatshëm të mbledhin nënshkrime për shkarkimin e kryetarëve të komunave.

“Familjet, aktualisht, janë të copëtuara në veri, e gjithë shoqëria është copëtuar, nuk ka mundësi që shoqëria jonë të rekrutohet, kjo është absurde”, konsideron Arsenijeviç.

I pyetur nëse do të merrte pjesë në zgjedhje nëse do të thirreshin, Arsenijeviq thotë se do të duhej të konsultohej me ekipin e tij dhe rikujton se propozimi i tyre ishte që të fillohet me formimin e Asociacionit e komunave me shumicë serbe dhe të fillojë kthimi i “pjesshëm” i serbëve në institucionet e Kosovës dhe më pas mbajtjen e zgjedhjeve.

Pjesëtarët e komunitetit serb në veri të Kosovës, me iniciativën e Listës Serbe u larguan nga institucionet e Kosovës në fund të nëntorit të vitit të kaluar.

Edhe Millija Bishevac nga Iniciativa Qytetare, Për Zubin Potokun, tash për tash nuk ka mundur të thotë nëse do të marrë pjesë në zgjedhje nëse ato thirren.

Në një prononcim për REL-in, ai ka treguar se serbët janë larguar nga institucionet në veri pikërisht me iniciativën e Listës Serbe dhe se nuk e kupton se për çfarë është “kthimi i pakushtëzuar”.

“Ata kanë dalë me qëndrimin se duan të shkojnë në zgjedhje dhe nuk i kanë pyetur qytetarët për asnjë moment se çfarë qëndrimi kanë. Edhe pse shumë shpesh në deklaratat e tyre thonë se përfaqësojnë serbët nga Kosova, këtu shihet qartë se ata dëgjojnë vetëm presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Këtu nuk respektohen pikëpamjet e qytetarëve”, thotë Bishevac.

Më 12 tetor, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u bëri thirrje përfaqësuesve të serbëve në veri të Kosovës që të iniciojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

“Që levat bazë të pushtetit të bien në duart e atyre që jetojnë atje dhe jo të atyre që nuk kanë jetuar kurrë dhe nuk do të jetojnë kurrë atje”, tha ai.

Vetëm një ditë më vonë, edhe kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, tha se serbët në Kosovë duhet të jenë “krijues të fatit të tyre”, dhe se vendimi për të shkuar në zgjedhje është marrë në koordinim me Vuçiqin.

Politologu Ognjen Gogiq beson se vendimi i presidentit Vuçiq për t’i ftuar përfaqësuesit e serbëve për të iniciuar zgjedhje të reja dhe gatishmëria e Listës Serbe për të marrë pjesë në to, ka të bëjë me ngjarjet në Banjskë.

Ai konkludon se Beogradi zyrtar nuk është më në gjendje të vendosë asnjë kusht, as për kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës.

“Po ndërrohet kursi dhe po riparohet dëmi që tani serbët të kthehen në institucionet (e Kosovës) sepse Beogradi nuk ka më hapësirë për shantazhe dhe kushte”, vlerëson Gogiq.

Megjithatë, Gogiq thotë se tani është ende e paqartë se si mund të mbahen zgjedhjet në komunat në veri të Kosovës, duke pasur parasysh se Kosova insiston që zëvendësimi i kryetarëve të komunave të bëhet përmes një peticioni.

“Prishtina do të insistojë në këtë, tani nuk ka nevojë të ndryshojë qëndrim dhe ka të drejtë të jetë radikale në kërkesat e saj, të mos dorëzohet, të mos bëjë kompromise”, thotë Gogiq.

Ai vlerëson se tani bashkësia ndërkombëtare ka rol kyç dhe se prej tyre varet se si do të shpallen zgjedhjet. Nga ana tjetër, Beogradi dhe Lista Serbe kërkuan që vetë kryetarët shqiptarë të japin dorëheqjen në mënyrë që të shpallen zgjedhje të reja.

Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës paraprakisht ishte rënë dakord si pjesë e shtensionimit të situatës në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri. Pas rritjes së tensioneve në fund të majit, zgjedhjet u kërkuan nga vendet perëndimore dhe Bashkimi Evropian. Aktualisht, në komunat në veri janë kryetarë shqiptarë, sepse serbët bojkotuan zgjedhjet lokale në prill.

Prishtina zyrtare u pajtua për organizimin e zgjedhjeve të reja dhe me atë rast krijoi një udhëzim administrativ në bazë të të cilit qytetarët mund t’i zëvendësojnë kryetarët e komunave përmes një peticioni me nënshkrimin e 20 për qind të votuesve në një komunë.

Më pas, peticioni me nënshkrime do t’i dërgohej kryesuesit të Kuvendit Komunal dhe ai do ta dërgonte atë për verifikim në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.  Nëse KQZ-ja vlerëson se janë ndjekur hapat e duhur, ajo organizon votimet për largimin e kryetarit nga funksioni.  Për largimin e tij do të duhen 50 për qind plus një votë e qytetarëve.

Marrë nga REL

lista serbe tensione në veri të kosovës vigan qorolli

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj