13 Tetor 2023, 18:45
Nga r.ll
foto ilustruese
GAZA- Izraeli ka nisur bastisje të lokalizuara në Gazë gjatë 24 orëve të fundit, ka thënë zëdhënësi kryesor ushtarak i Izraelit.
Njësitë e këmbësorisë dhe tankeve morën pjesë në aksion dhe synojnë gjetjen e ekuipazheve të raketave dhe pengjeve, tha admirali i IDF, Daniel Hagari. Të paktën 120 pengje po mbahen në Gaza, njoftoi ushtria izraelite, raporton Skynews.
Kjo duket se është ndryshimi i parë nga sulme ajrore në operacione tokësore. Një numër i konsiderueshëm i civilëve të Gazës kanë filluar të lëvizin në jug për të shpëtuar veten.
Konflikti Izrael -Palestinë
Grupi militant i Hamasit nisi një sulm masiv ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme në Gaza. Të paktën 1300 persona në Izrael dhe mbi 1,537 në Gaza janë vrarë që kur shpërtheu dhuna. Ndërkohë ministria e Shëndetësisë në Palestinë ka raportuar se 1,799 palestinezë kanë vdekur dhe rreth 6,388 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Hamasi, që njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqitë e tjera botërore, udhëheq me Gazën që nga viti 2007.
Izraeli ka urdhëruar rrethimin e plotë të Gazës dhe autoritetet kanë thënë se kjo masë nënkupton ndërprerjen e ujit, ushqimit dhe energjisë për këtë territor. Izraeli dhe Gaza deri më tani kanë zhvilluar katër luftëra, teksa palestinezët vazhdimisht kërkojnë të krijojnë një shtet të tyre me Jerusalemin Lindor si kryeqytet.
konflikti izrael-palestine
Bota
13 Tetor 2023, 18:50
f.i
pamje nga vendngjarja
IZRAEL- Të paktën një gazetar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në nj&...
Bota
13 Tetor 2023, 18:41
f.i
foto ilustruese
IZRAEL- Izraeli thotë se po godet pjesë të një labirinti të fshehtë tunelesh të ndërtuara nën ...
Bota
13 Tetor 2023, 18:21
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Organizata për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch (HRW), i ka bërë thirrje Izraelit që të ndal&eu...
Bota
13 Tetor 2023, 18:20
I.A
Margaritis Schinas
BRUKSEL- Nënkryetari i Komisionit Europian, Margaritis Schinas, në fjalimin e tij në Konferencën e 2-të të...
Bota
13 Tetor 2023, 18:12
f.i
Marko Makovec dhe Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues për Evropë...
Bota
13 Tetor 2023, 18:02
r.ll
foto ilustruese
KATAR- Në një konferencë me ministrin e Jashtëm të Katarit, sekretari amerikan i shtetit Anthony Blinken t...
Bota
13 Tetor 2023, 17:53
r.ll
foto ilustruese
KATAR- Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka thënë se Doha po punon me aleatët për t...
Bota
13 Tetor 2023, 17:44
I.A
Xhamia Imam Zaman
AFGANISTAN- Një numër personash janë vrarë dhe plagosur pas një shpërthimi që ndodhi gjatë lutjev...
Bota
13 Tetor 2023, 17:09
r.ll
Annalena Baerbock dhe Eli Cohen
IZRAEL- Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ditën e sotme gjatë një konference të ...
Bota
13 Tetor 2023, 17:04
I.A
TURQI- Thirrja e ushtrisë izraelite që palestinezët në veri të Gazës të evakuohen në jug, “në asnjë m&...