LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Mungesa e qendrës për djegie mbingarkon Kirurgjinë Plastike

Me trupin mbi 50 për qind të djegur, në një shtrat tjetër është i shtrirë Agimi, 34 vjeç. Ka më shumë se dy javë që nuk ka lëvizur fare, përveç në rastet kur i është dashur të futet në sallë të operacionit, për intervenime të ndryshme.

1 Shtator 2023, 12:25 Nga k.m.
Analiza e REL: Mungesa e qendrës për djegie mbingarkon Kirurgjinë
Foto ilustruese

Në dhomat e Klinikës së Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë të shtrirë disa pacientë me nivele të ndryshme të djegieve. Për më shumë se një muaj, aty gjendet edhe S.I., i djegur pothuajse në të gjitha pjesët e trupit, e më shumë në fytyrë dhe kokë.

“Jam djegur nga një gjenerator, por kam shpëtuar këtë herë”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë. Duke folur mezi, si pasojë e djegieve edhe në buzë, S.I. thotë se shërimi po i shkon ngadalë, për shkak të kushteve, siç i përshkruan ai, jo të mira në klinikë.

Me trupin mbi 50 për qind të djegur, në një shtrat tjetër është i shtrirë Agimi, 34 vjeç. Ka më shumë se dy javë që nuk ka lëvizur fare, përveç në rastet kur i është dashur të futet në sallë të operacionit, për intervenime të ndryshme.

“Një shok i imi ma ka dhuruar lëkurën për shumë pjesë në trup, për duar, për këmbë, e disa pjesë të tjera”, rrëfen me vështirësi Agimi, i djegur nga shpërthimi i një bombole gazi.

Në Kosovë nuk ka ndonjë qendër të veçantë apo të specializuar për djegie. Rastet e tilla trajtohen në Klinikën e Kirurgjisë Plastike Rekonstruktive dhe Estetike të QKUK-së, por shpesh edhe jashtë vendit. Edhe pse është e thirrur për të trajtuar raste të tumoreve të lëkurës dhe indeve të buta, patologji të shuplakave e të ngjashme, Klinika e Kirurgjisë Plastike trajton më së shumti raste të djegieve dhe pasoja të tyre, thonë mjekët në këtë institucion. Sipas tyre, aty pranohen së paku 2-3 raste në muaj me djegie mbi 50 për qind.

Violeta Zatriqi, drejtoreshë e Kirurgjisë Plastike, thotë se një qendër e specializuar për djegie, është bërë domosdoshmëri. Ajo thotë se rastet e rënda referohen jashtë vendit dhe se “kostoja për trajtimin e tyre është e madhe - mbi 100 mijë euro”.

“Do të thotë, është kosto që i kushton buxhetit të shtetit, por edhe buxhetit të pacientit”, thotë Zatriqi për Radion Evropa e Lirë.

Në klinikën që udhëheq ajo, punojnë 13 kirurgë plastikë, të cilët merren edhe me raste të djegieve. Për shkak të përqendrimit të tyre te pacientët e djegur, Zatriqi thotë se ndodh shpesh që rastet e tjera, më pak urgjente, të trajtohen me vonesë.

“Qe disa javë nuk mund të kryhet asnjë operacion tjetër, sepse duhet t’u japim prioritet djegieve”, thotë ajo.

Qendër të djegieve nuk kanë as disa shtete fqinje të Kosovës, si Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Sipas përllogaritjeve të Zatriqit, ndërtimi i një të tille në Kosovë do të kushtonte 6 deri në 7 milionë euro dhe do të shërbente edhe për pacientë të vendeve afër.

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, i cili ka nën menaxhim QKUK-në dhe spitalet rajonale, thonë se planet për një qendër për djegie ekzistojnë, por nuk japin asnjë detaj për kohën se kur do të mund të ndërtohet.

“Në planin e menaxhmentit të SHSKUK-së, në koordinim të plotë me Ministrinë e Shëndetësisë, drejtuesit e klinikës dhe profesionistët e fushës përkatëse, parashihet që të ndërtohet dhe funksionalizohet një qendër e tillë”, thuhet në një deklaratë me shkrim të SHSKUK-së dërguar Radios Evropa e Lirë.

Nga 23 gushti, REL-i kontaktoi edhe Ministrinë e Shëndetësisë në lidhje me këtë çështje, por nuk mori përgjigje. Në Fondin për Sigurime Shëndetësore, që funksionon nën mbikëqyrjen e Qeverisë së Kosovës, thonë se gjatë periudhës 2019-2023, njëmbëdhjetë persona me plagë nga djegiet kanë aplikuar për mbështetje financiare për t’u trajtuar jashtë vendit. Vetëm dy prej tyre janë financuar.

“Për këto dy raste, Fondi ka ndarë 60 mijë euro për trajtimin e nevojshëm shëndetësor”, thuhet shkurtimisht në një deklaratë dhënë REL-it.

Në Kosovë, një nga incidentet më të rënda, me pasojë dhjetëra persona të djegur, ka ndodhur në vitin 2021, kur në një qendër tregtare në Ferizaj kanë shpërthyer disa bombola gazi. Dy të lënduar nuk u kanë mbijetuar plagëve, ndërsa disa janë dërguar për trajtim jashtë Kosovës.

Sipas mjekëve në Kirurgjinë Plastike, rastet më të shpeshta të djegieve ndodhin nga aksidentet, qoftë në punë, apo në kushte shtëpie./REL

qkuk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj