LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pritja e pafund e gazetarëve për identifikimin e sulmuesve të tyre

Xhemajl Rexha, udhëheqës i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se vërehet një trend i rritjes së rasteve të dhunës ndaj gazetarëve.

13 Prill 2023, 08:11 Nga DOSJA
Analiza e REL: Pritja e pafund e gazetarëve për identifikimin e
Foto Ilustruese

KOSOVË- Sulmi fizik ndaj gazetarit Valon Syla e ka çuar në dhjetë numrin e rasteve të dhunës dhe kërcënimeve që ka regjistruar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) deri më tani këtë vit. Organizatat që mbrojnë të drejtat e gazetarëve dhe vetë gazetarët që ishin viktima të dhunës fizike, urojnë që sulmi ndaj Sylës të mos mbetet i pazbuluar siç ka ndodhur me rastet ku ata ishin viktimë. Xhemajl Rexha, udhëheqës i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) thotë se vërehet një trend i rritjes së rasteve të dhunës ndaj gazetarëve.

“Ky është një trend absolutisht shqetësues dhe alarmues për AGK-në”, thotë Rexha për Radion Evropa e Lirë (REL).

Një ditë pas sulmit, Syla, në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkroi se u sulmua më 11 prill nga tre persona në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, për siç dyshon ai, shkak të disa postimeve kritikuese të tij për disa udhëheqës fetarë.

Në reagimin e tij, ndër tjerash, Syla tha se “fjala është e lirë” dhe se “të gjithë ata që predikojnë kundër lirive, nuk janë as për paqe e as për liri”. Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më 12 prill se janë arrestuar tre sulmuesit e dyshuar të gazetarit Syla. Në vitin 2021, sipas AGK-së, janë regjistruar 29 raste të dhunës fizike dhe kërcënimeve të formave të ndryshme ndaj gazetarëve.

Një vit më pas, në vitin 2022, sipas kësaj organizate, janë regjistruar katër raste më shumë, gjithsej 33 ku gazetarët kanë qenë viktima të dhunës fizike, sulmeve apo kërcënimeve në forma të tjera.

“Besojmë se një prej arsyeve pse vazhdon të ketë raste të tilla të sulmeve ndaj gazetarëve janë pikërisht vendimet që i marrin organet e drejtësisë”, thekson Rexha, derisa nënvizoi mungesën e efikasitetit të organeve të drejtësisë në hetimin e dhunës dhe kërcënimit të gazetarëve.

Ai thotë se dënimet që shqiptojnë gjykatat për ushtruesit e dhunës apo kërcënuesit e gazetarëve janë zakonisht të ulëta dhe mund të paguhen lehtësisht. Kjo, sipas tij, është vetëm inkurajim për të tjerët që të vazhdojnë kërcënimet dhe sulmet fizike ndaj gazetarëve Gazetari Syla ishte sulmuar fizikisht edhe në vitin 2020. Pas procesit gjyqësor, personi që ushtroi dhunë fizike mbi të, u dënua më 4.500 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Këtë datë, rreth mesnatës, derisa po kthehej në banesën e tij, gazetari Visar Duriqi u sulmua fizikisht. Nga dita e sulmit e deri më sot kanë kaluar rreth 780 ditë dhe institucionet e drejtësisë nuk kanë identifikuar asnjë nga tre sulmuesit.

Duriqi pësoi lëndime trupore dhe që nga ajo kohë nga institucionet e drejtësisë ka marrë vetëm konfirmimin se sulmuesit nuk janë identifikuar.

“Ata po arsyetohen me faktin që sulmuesit kanë qenë me maska, dyshohet që madje nuk kanë pasur as pajisje elektronike, siç është telefoni me vete”, thotë Duriqi për REL-in.

Ai tregon se prokurorët i kanë thënë se kjo e ka vështirësuar tej mase identifikimin e sulmuesve.

"Unë besoj që edhe rasti im ka qenë neglizhencë, pasi që Prokuroria ka insistuar që këtë rast ta hetojë vetëm me njësitin për hetimin e krimeve të rënda në Policinë e Kosovës”, thotë ai duke shtuar se është përjashtuar mundësia e përfshirjes së institucioneve të tjera të sigurisë që do të mund të ndihmonin në zbardhjen e rastit.

Më 26 dhjetor të vitit të kaluar, një ekip i televizionit Klan Kosova u sulmua me gurë në afërsi të Zubin Potokut.

Ekipi po raportonte për situatën e tensionuar në katër komunat veriore, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Lëndime të lehta në kokë pësoi gazetarja Qëndresa Bellagoshi e cila u godit me gurë nga një burrë. Ajo thotë për REL-in se nuk kanë asnjë informacion nëse për këtë rast organet e rendit kanë arrestuar apo identifikuar sulmuesit.

“Pak orë pas sulmit, të gjithë ne [ekipi i Klan Kosovës] kemi dhënë deklarata në polici, me të gjitha detajet, e po ashtu siç edhe janë publikuar, ne kemi pamjet ku shihen personat që kanë qenë të përfshirë në sulm, dhe të cilat kemi shpresuar dhe besuar që do të ndihmojnë në gjetjen e tyre”, thotë Bellagoshi.

Nga ajo ditë, ajo thotë se nuk kanë pasur ndonjë thirrje, apo ftesë nga Policia e as Prokuroria në lidhje me hetimet për sulmin.

Labinot Leposhtica, koordinator i Monitorimit të Gjykatave dhe udhëheqës i Zyrës Ligjore të Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese në Kosovë (BIRN), thotë se hetimi i rasteve të dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve dështon qysh në fillim. Ai konsideron se rasti i fundit ndaj gazetarit Valon Syla e dëshmon këtë fakt pasi siç thotë ai, prokuroria e ka cilësuar rastin si “lëndim i lehtë” trupor.

“Nëse prokurori që në fazën fillestare e zhvesh rastin prej motivit dhe e orienton vetëm te lëndim i lehtë, pa e zbuluar motivin, konsideroj se kjo asnjëherë nuk do t’i shërbejë vendosjes në mënyrë meritore të atij rasti”, vlerëson Leposhtica.

Leposhtica thotë se në shumicën e rasteve nuk ka hetim efikas dhe dënimet që shqiptojnë gjykatat janë tejet të ulëta. Kjo, sipas tij, ndodh për shkak se gjyqtarët nuk i kanë motivet e rastit në aktakuzën e dorëzuar nga prokuroria.

“Ai person që e ka kryer një sulm ndaj gazetarit kur të shkojë në gjykatë, gjyqtari nuk do ta ketë parasysh krejt motivin e tij, nga i ka ardhur frymëzimi ta kryejë një sulm të caktuar”, thotë ai.

Sipas tij, shpeshherë personat që kryejnë sulme ndaj gazetarëve janë vetëm vegël e dikujt tjetër.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thotë për Radion Evropa e Lirë se gjatë vitit 2022, ka pranuar gjithsej 12 raste, ku të dëmtuar kanë qenë gazetarë.

“Prokurori i Shtetit ka ngritur shtatë aktakuza ndaj të pandehurve dhe ato i ka deleguar në Gjykatë për trajtim të mëtejmë, derisa katër prej tyre janë në procedurë të hetimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Ky institucion thotë se trajton me prioritet të gjitha rastet dhunës dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve duke theksuar vendimin e vitit 2017, për emërimin e prokurorëve përgjegjës për rastet e gazetarëve në çdo prokurori themelore në Kosovë.

Në anën tjetër, kritika të shumta vazhdimisht ka në drejtim të gjykatave, të cilat, sipas organizatave që mbrojnë gazetarët, shqiptojnë dënime të ulëta.

Por, në një përgjigje të mëparshme, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, kishte thënë për
Radion Evropa e Lirë, se ky institucion nuk ka statistika të veçanta për rastet e gazetarëve pasi përpunimin e të dhënave e bëjnë “në bazë të nenit [Kodit Penal] e jo në bazë të profesionit”.

Sipas një hulumtimi të publikuar vitin e kaluar nga BIRN-i, nga viti 2016 deri në vitin 2020, Prokuroria kishte ngritur gjithsej 18 aktakuza për vepra penale ndaj gazetarëve.

Prokuroria kishte zbardhur gjithsej 21 lëndë nga 45 raste, ndërkohë që ishte bërë vetëm një kërkesë për paraburgim. Sipas hulumtimit, në këtë periudhë kohore, gjykatat kishin zgjidhur vetëm tri nga 18 lëndë ku sulmuesit e gazetarëve në dy raste kishin marrë urdhër ndëshkimor dhe vetëm një rasti i ishte shqiptuar një dënim.

Pas sulmit fizik ndaj gazetarit Syla, hetim të shpejtë të rastit kërkuan organizata të ndryshme që mbrojnë të drejtat e gazetarëve përfshirë Federatën Evropianë të Gazetarëve. Për këtë rast, hetim të shpejtë kërkoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Njëjtë edhe Avokati i Popullit që sulmin ndaj Sylës e cilësoi cenim të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

Marrë nga REL

valon syla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj