LIVE UPDATES
Bota

Dikur farmacia e botës, Gjermania përballet me mungesë ilaçesh, s'gjenden medikamentet bazë, rrëfimi: As antibiotikë s'kemi

Lista po bëhet gjithnjë e më e gjatë. Në farmacitë gjermane ka mungesa si të shurupit për kollë, edhe ilaçeve kundër tensionit apo kancerit. Farmacistët kritkojnë projektligjin e ri të qeverisë.

13 Prill 2023, 08:06 Nga DOSJA
Dikur farmacia e botës, Gjermania përballet me mungesë
Foto Ilustruese

GJERMANI- Gati përditë ndodh që farmacisti, Sebastian Berges i le të dalin nga dera pa ilaçin e duhur klientët e tij. "Në recetë shkruhet një ilaç për hollimin e gjakut, por për momentin ky ilaç nuk ofrohet për furnizim", i thotë Berges, pensionistes Ingrid Klüppel. Zhgënjimi i 67 vjeçares është i madh. Ajo e do ilaçin për bashkëshortin të sëmurë rëndë. "Kjo është katastrofike dhe situata po bëhet gjithnjë e më keq", thotë Ingrid. "Si është e mundur, që ilaçe të tilla, që bashkëshorti im i merr prej vitesh nuk gjenden më?"

Gjendja ashpërsohet

Edhe farmacisti me përvojë konstaton keqësimin e situatës. Në dimër mungonin ilaçe si shurupi i kollës dhe ato kundër dhimbjeve, tani mungojnë medikamente në të gjitha spektrin e ilaçeve, thotë ai. Gati 470 lloj ilaçesh nuk janë të ofrueshme. "Momentalisht nuk marrim antibiotikë. Disa ilaçe hormonesh dhe kortizoni edhe ato kundër astmës po ashtu nuk gjenden", kritikon Berges.

Fajin për këtë nuk e kanë vetëm zinxhirët e furnizimit, por edhe marrëveshjet e uljes së çmimit që shoqëritë e sigurimit shëndetësor bëjnë me ofruesit më të lirë të preparateve imituese, të njohura si ilaçe "generika", që përmbajnë të njëjtën lëndë si preparati origjinal.

Shumë prodhues farmaceutikë nuk kanë leverdi të prodhojnë për tregun gjerman, dhe janë tërhequr nga Gjermania. Në mënyrë që për këta prodhues të jetë sërish atraktiv prodhimi për Gjermaninë, ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach do që me një projektligj të ri të reduktojë presionin e kostove. Projektligji lehtëson rregulloret e çmimit për medikamentet për fëmijët. Marrëveshjet e uljes së çmimit në këtë sektor shfuqizohen. "Por kjo nuk ka për t'i penguar ngushticat", thotë Bork Bretthaues, drejtor ekzekutiv i Shoqatës "Pro Generika". Sepse ky projektligj është i fokusuar vetëm tek ilaçet për fëmijët dhe antibiotikët. "Tek ilaçet e tjera gjendja e furnizimit mbetet si është - e pastabilizuar dhe pjesërisht madje kritike."

Sistemi duhet të ndryshohet

Më tej ky projektligj parashikon që veçanërisht tek tenderat për antibiotikët në të ardhmen të kihet kujdes që substancat të prodhohen në Europë dhe BE. Qëllimi, sipas Lauterbach, është që të rritet numri i ofruesve dhe të reduktohet varësia nga prodhues të caktuar në Kinë apo Indi. Por kjo nuk ka për të ndodhur kaq shpejt sa e dëshiron ministri Lauterbach. Shoqata e Mjekëve "Marburger Bund" i ka cilësuar masat si hap në drejtimin e duhur. Problemi është se Gjermania është e varur nga disa qendra prodhimi dhe kjo duhet të ndryshojë, por ashtu duhet të bëhen teste stresi për zinxhirë të caktuar të furnizimit.

Përqëndrimi në tregun botëror të substancave farmaceutike është efekti i drejtpërdrejtë i një presioni të pamëshirshëm ekonomik me drejtim uljen e çmimit, ka deklaruar "Pro Generika". Ndërkohë që dihet, sa më shumë leje për ilaçe dhe sa më të shpëndara qendrat e prodhimit, aq më i stabilizuar është furnizimi, sepse kompensohen më mirë rëniet e prodhimit diku tjetër. "Vërtet që gjatë pandemisë u kuptua, se sa problematike është varësia e madhe e Europës nga prodhuesit aziatikë të ilaçeve, por do duhet një kohë e gjatë derisa kjo gjendje të ndryshojë", thotë farmacisti, Sebastian Berges. 68% e  prodhuesve të shumicës së përbërësve të ilaçeve për Europën gjenden në Azi, thuhet në një studim të Shoqatës Farmaceutike, VFA. Gati dy të tretat e 3500 përbërësve të ilaçeve të ofruar në tregun botëror prodhohen në Kinë dhe Indi.

Gjermania dikur farmacia e botës

Shumë farmacistë janë të mendimit se projektligji aktual gjerman nuk i zgjidh problemet. Me të nuk ndryshohet gjendja - që farmacistët në raste ngushtice në furnizim të shesin vetëm preparatet alternative të të njëjti prodhues. Sepse vetëm këto janë të pranuara për pagesë nga shoqëritë e sigurimit. "Sipas qëndrimit tonë duhet të krijohen stimuj që t'ia vlejë sërish prodhimí i ilaçeve në Gjermani", kërkon Berges. Në fund të fundit Gjermania në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të kishte imazhin e "farmacisë së botës", dhe për dekada konsiderohej si prodhuesja dhe furnizuesja më e rëndësishme me ilaçe. Shumë çmime Nobel u morën atëherë nga shkencëtarët gjermanë. Por kjo kohë i përket së shkuarës.

Marrë nga DW

ilacet ne gjermani

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit