LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Pse Rusia humb aq shumë pajisje ushtarake në Ukrainë?

Ukraina thotë se Rusia ka humbur rreth 1,200 tanke, por kjo shifër nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, blogu ushtarak, Oryx, i cili mbledh humbjet e pajisjeve ushtarake ruse në Ukrainë, bazuar në fotografitë e dërguara nga vija e frontit, thotë se Rusia ka humbur 664 tanke deri më 13 maj dhe rreth 3,000 automjete të tjera të blinduara dhe pajisje të rënda.

16 Maj 2022, 18:17 Nga DOSJA
Analiza e REL: Pse Rusia humb aq shumë pajisje ushtarake në
tank rus

UKRAINË- Rusia raportohet të ketë humbur më shumë se 650 tanke dhe rreth 3,000 automjete të tjera të blinduara dhe pajisje të rënda, në luftën e saj në Ukrainë. Ekspertët ua atribuojnë humbjet armëve të avancuara anti-tank që i janë dhënë Ukrainës nga vendet perëndimore, strategjisë së dobët ruse dhe moralit të ulët të ushtarëve rusë.

Ukraina thotë se Rusia ka humbur rreth 1,200 tanke, por kjo shifër nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur. Megjithatë, blogu ushtarak, Oryx, i cili mbledh humbjet e pajisjeve ushtarake ruse në Ukrainë, bazuar në fotografitë e dërguara nga vija e frontit, thotë se Rusia ka humbur 664 tanke deri më 13 maj dhe rreth 3,000 automjete të tjera të blinduara dhe pajisje të rënda.

Pajisjet e braktisura

Nga 664 tanke që Rusia ka humbur në Ukrainë, 283 janë braktisur ose kapur. Sipas analistëve ushtarakë, kjo do të thotë shumë për operacionet: Inteligjenca e dobët ka bërë që oficerët komandues rusë të mos jenë në gjendje t’i planifikojnë siç duhet operacionet e tyre sulmuese. Edhe bërthama e personelit ushtarak përbëhet kryesisht nga rekrutët - rreth 80 për qind - të cilët nuk janë të trajnuar profesionalisht për t’i përdorur pajisjet.

Forcat pushtuese, po ashtu, kanë shpresuar se ukrainasit do t’i presin krahëhapur, gjë që nuk ka ndodhur. Numri i madh i viktimave në ditët dhe javët e para të pushtimit ka ndikuar në moralin e trupave ruse, që shpesh janë arratisur nga pozicionet e tyre, duke i lënë pas pajisjet.

Në fakt, aq shumë pajisje ushtarake ruse janë braktisur, saqë autoritetet ukrainase kanë deklaruar se kushdo që posedon pajisje të tilla, nuk ka nevojë t’i deklarojë ato për qëllime tatimore.

Videot amatore të tankeve ruse dhe automjeteve të tjera të blinduara, që tërhiqen nëpër fusha dhe fshatra nga traktorët ukrainas, janë bërë vazhdimisht virale në mediat sociale.

Automjetet ushtarake janë zakonisht të braktisura, të prishura ose pa karburant. Ato shpesh u dorëzohen forcave të armatosura ukrainase, që luftojnë kundër pushtimit rus.

Pajisjet e shkatërruara

Sa u përket pajisjeve ruse që kanë humbur në luftime, lufta në Ukrainë ka ekspozuar të meta të mëdha në to, si dhe materiale të vjetruara ose me cilësi të ulët.

 

FrëngjitAnaliza e REL: Pse Rusia humb aq shumë pajisje ushtarake nëë e tankeve që janë hedhur në erë, tregojnë një problem dizajni, të njohur si defekti “Jack-in-the-box”. Shumë tanke ruse, përfshirë T-72, i cili është përdorur shumë në pushtimin rus të Ukrainës, kanë një sistem të automatizuar municioni, që njihet si: “mbaj dhe ngarko”. Predhat vendosen në një unazë brenda frëngjisë dhe municionet ruhen nën operatorët e tankeve. Dhe, kur e shtëna e armikut godet një vend të cenueshëm - si p.sh. pjesa e sipërme e tankut, ku armatura është më e hollë - unaza e municionit mund të shpërthejë dhe të fillojë një reaksion zinxhiror, që avullon ekuipazhin dhe shpërthen frëngjinë e tankut.

Strategjia e dobët

Ushtria ruse operon përmes njësive të pavarura luftarake, të njohura si grupe taktike batalionesh, të përbëra nga tanke, këmbësori dhe artileri.

Këto njësi janë krijuar për të sulmuar shpejt dhe përbëhen prej shumë automjetesh të blinduara, por kanë pak këmbësori për të ofruar mbrojtje nëse kolona e blinduar sulmohet.

Njësitë ruse mund të shkaktojnë shumë dëme, por taktikat efektive të Ukrainës, së bashku me armët anti-tank të siguruara nga Perëndimi, i kanë dhënë Rusisë një goditje të madhe.

Armët anti-tank që i janë dhënë Ukrainës nga vendet perëndimore

Shumë tanke ruse janë të pajisura me forca të blinduara reaktive, të dizajnuara për t’i bërë ballë goditjes së raketave. Megjithatë, raketat Javelin, të prodhuara nga SHBA-ja, janë të pajisura me dy koka luftarake: e para e largon armaturën reaktive, ndërsa e dyta depërton në tank.

Analiza e REL: Pse Rusia humb aq shumë pajisje ushtarake në
Tabela

Armët tjera janë dëshmuar shumë efektive kundër pajisjeve ruse. Droni Bayraktar TB2, prodhim turk, ka aftësi unike për të zbuluar dhe identifikuar objektivat nga një distancë deri në 50 kilometra.

Deri më tani, më shumë se 30 vende kanë ofruar ndihmë financiare dhe ushtarake për Ukrainën. Furnizimet kanë qenë të kufizuara në armë, municione dhe pajisje mbrojtëse, si: sisteme anti-tank dhe anti-ajrore, pasi anëtarët e NATO-s kanë frikë se ofrimi i pajisjeve më të rënda sulmuese, të tilla si avionët luftarakë, mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë me Rusinë.

Para pushtimit të Ukrainës, ushtria ruse ka pasur reputacionin e një ushtrie të fortë, efektive dhe teknologjikisht të avancuar. Këtë reputacion e ka arritur kryesisht përmes përfshirjes së saj në luftën e Sirisë.

Por, në këtë teatër të ri të luftës, ushtria ukrainase, edhe pse është më e vogël, ka dëmtuar seriozisht reputacionin e saj./REL/


Sondazh

Poll

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni