LIVE UPDATES
Bota

"Lindjet në kohë lufte", qindra gra shtatzëna janë zhvendosur në Lviv nga pushtimi rus

Në një dhomë plot diell dhe të qetë në qendrën rajonale të lindjeve në Lviv, Natalya Suhotsha kujdeset për foshjet të saj binjake të sapolindura, Zlata dhe Sophia. Ajo u largua nga një qytet në periferi të Kievit, në ditët e para të luftës, kur rusët filluan të bombardojnë një aeroport aty pranë.

16 Maj 2022, 17:43 Nga DOSJA
"Lindjet në kohë lufte", qindra gra shtatzëna janë
Maternitet ne Ukraine

UKRAINË- Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, rreth 200 gra shtatzëna kanë shkuar për të lindur në maternitetet e Lvivit si pasojë e sulmeve ruse. Më shumë se 100 kanë lindur në qendrën rajonale të shtetit Lviv ku dhomat e lindjeve mund të dallohen që jashtë ndërtesës, të mbrojtura nga thasë me rërë për t’u shpëtuar plumbave.

Në një dhomë plot diell dhe të qetë në qendrën rajonale të lindjeve në Lviv, Natalya Suhotsha kujdeset për foshjet të saj binjake të sapolindura, Zlata dhe Sophia. Ajo u largua nga një qytet në periferi të Kievit, në ditët e para të luftës, kur rusët filluan të bombardojnë një aeroport aty pranë.

Bashkëshorti i dha pesë minuta kohë për të mbledhur sendet kryesore dhe për t’u larguar. Ajo mori teshat e foshnjeve dhe të dy shkuan në Lviv në Ukrainën Perëndimore, ku ajo lindi dhe ku familja e saj ka një shtëpi.

Tani, vajzat e saj të vogla janë një shpërqendrim i mirëpritur nga lufta dhe nga miqtë që ajo ka humbur. Në spital ajo ka takuar nëna të tjera të reja të zhvendosura.

"Ne flasim vetëm për foshnjet e bukura. Nuk flasim për luftën. Sa herë që flet për luftën është stresuese", thotë Natalya.

Qindra gra shtatzëna të zhvendosura nga pushtimi rus kanë shkuar në Lviv që nga fillimi i luftës.

Është e lehtë të dallosh dhomat e lindjes nga pjesa tjetër e maternitetit, madje edhe nga jashtë. Muri i jashtëm është i mbushur me thasë rëre. Në bodrumin e errët, ku gratë shtatzëna duhet të përkulen për të kaluar, ka një tavolinë lindjeje në rast se fëmija vjen mes sirenave të sulmit ajror. Stresi është pjesë e lindjes së fëmijëve, por ky stress nuk është i zakonshëm.

Gjatë një alarmi, Kateryna Galmalova nga Mikolaivi, një qytet i pushtuar tani nga forcat ruse, lexon lajmet në celularin e saj ndërsa pret që të pushojnë sirenat.

Ajo u largua nga Mikolaivi vetëm me dokumentet dhe rrobat që kishte veshur. Por u habit nga mirësia që gjeti në Lviv, ku nuk njeh njeri, dhe që shpejt u bë një strehë për qindra mijëra gra të zhvendosura nga pjesët më të kërcënuara të Ukrainës.

Nuk dua që fëmijët të lindin në luftë. Nuk dua të lind në luftë, në bodrum apo bunker. Nuk dua që asnjë fëmijë të lindë në një vend të tillë", thotë Kateryna.

Lilia Myronovich, e cila drejton departamentin e lindjes në një spital tjetër në Lviv, thotë se ka parë më shumë lindje të parakohshme gjatë luftës.

"Jo shumë foshnje, por disa foshnje lindin vërtet para kohe, sepse gratë janë të stresuara. Sidomos nënat që vijnë nga rrethe të tjera. Kjo është arsyeja që ndonjëherë kemi lindje të komplikuara dhe me operacion".

Myronovich nuk mund të mos mendojë për ato që u detyruan të lindin nën tokë, nën breshërinë e armëve, si dhe ato nëna që u vranë në disa sulme në maternitete në lindje të Ukrainës, si në Mariupol.

“E gjithë bota është e bashkuar me ne, po na ndihmon me armë, por fëmijët tanë po vdesin dhe gratë tona po vdesin”, thotë ajo./VOA/

Sondazh

Poll

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar