16 Maj 2022, 14:53
Nga DOSJA
Sergei Ryabkov
RUSI-Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të ishte një "gabim" me pasoja të rënda, tha sot zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS.
"Ata nuk duhet të kenë asnjë iluzion se ne thjesht do ta durojmë këtë," tha Ryabkov, sipas TASS, duke e quajtur vendimin nga të dy shtetet, "një tjetër gabim serioz me pasoja të gjera".
Pranimi i Finlandës në NATO, i cili ka të ngjarë të marrë muaj për t’u finalizuar,do ta sillte aleancën amerikano-ushtarake në pragun e Rusisë, pasi të dy vendet ndajnë një kufi prej 1335 kilometrash.
“Fakti që siguria e Suedisë, si ajo e Finlandës, nuk do të forcohet si rezultat i këtij vendimi, është plotësisht i qartë për ne. Niveli i përgjithshëm i tensionit ushtarak do të rritet dhe do të ketë më pak parashikueshmëri në këtë fushë. Është për të ardhur keq që arsyeja e shëndoshë po sakrifikohet për disa ide fantazmë se çfarë duhet bërë në situatën aktuale."-shtoi ai.
Të dielën, qeveria e Finlandës sinjalizoi synimin e saj për t'u bashkuar me NATO-n, duke lënë pas dekada neutraliteti dhe duke injoruar kërcënimet ruse për hakmarrje, ndërsa vendi nordik përpiqet të forcojë sigurinë e tij në mes të luftës së vazhdueshme në Ukrainë. Partia në pushtet e Suedisë tha më vonë se do të mbështesë gjithashtu bashkimin me aleancën.
(d.a/dosja.al)
Bota
16 Maj 2022, 14:48
Dmitry Peskov
RUSI-Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka thënë se Rusia po ndiqte nga afër ofertat e Finlandë...
Bota
16 Maj 2022, 14:44
Bislimi dhe Lajcak
Ministrat e Jashtëm të G7, vendeve më të industrializuara në botë u bënë thirrje Kosovës dh...
Bota
16 Maj 2022, 14:19
foto ilustruese
INDI- Çmimi i grurit është rritur në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave ba...
Bota
16 Maj 2022, 14:01
Jam Lipavsky dhe Miroslav Lajçak
KOSOVË- Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laj&...
Bota
16 Maj 2022, 13:46
Babis Anagnostopoulos
GREQI- “Të shpallet fajtor për vrasje,"- kjo është pretenca që ka kërkuar prokurori i ç&eu...
Bota
16 Maj 2022, 13:49
Sheshi i kuq, Rusi
RUSI-Ndërsa që lufta e Vladimir Putinit kundër Ukrainës vazhdon, Rusia tani përballet me perspektivën real...
Bota
16 Maj 2022, 13:03
Koreja e Veriut vendosi një bllokim mbarëkombëtar të enjten pasi konfirmoi vdekjen e saj të parë nga COVID-19.
KOREA E VERIUT...
Bota
16 Maj 2022, 13:28
Knut Abraham
GJERMANI- Deputeti gjerman Knut Abraham, ka dalë krah aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshi...
Bota
16 Maj 2022, 13:20
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Ish-Kryetari i Lëvizjes Europiane të serbëve, Mihailo Crnobrja ka thënë se ësht&eu...
Bota
16 Maj 2022, 13:15
Foto ilustruese
ZVICËR- Zvicra ka votuar për të rritur disponueshmërinë e organeve të transplantit duke i bërë t&eu...