LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Saga e serbëve drejt dokumenteve të Kosovës

Tash për tash, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet i vendosur në zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë së tij. Ai është dashur të hyjë në fuqi më 1 gusht, por është shtyrë, pasi disa serbë në veri të Kosovës, në shenjë pakënaqësie, janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada.

31 Gusht 2022, 15:24 Nga d.a.
Analiza e REL: Saga e serbëve drejt dokumenteve të Kosovës
Foto ilustruese

SERBI- Pjesëtarët e komunitetit serb nga veriu i Kosovës do t’i kenë dy muaj kohë, nisur nga 1 shtatori, për t’i riregjistruar veturat e tyre - nga targat KM [Mitrovica e Kosovës] në RKS [Republika e Kosovës].

Tash për tash, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet i vendosur në zbatimin e këtij vendimi të Qeverisë së tij. Ai është dashur të hyjë në fuqi më 1 gusht, por është shtyrë, pasi disa serbë në veri të Kosovës, në shenjë pakënaqësie, janë rebeluar dhe kanë ngritur barrikada.

Ka qenë e planifikuar që, në të njëjtën kohë, të hyjë në fuqi edhe vendimi për vendosjen e masave reciproke kundër Serbisë, në lidhje me dokumentet personale. Por, marrëveshja për këtë çështje është arritur në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Në praktikë, megjithatë, ka një varg problemesh, me të cilat përballen pjesëtarët e komunitetit serb, gjatë marrjes së ndonjë dokumenti të Kosovës. Probleme të ngjashme mund të paraqiten edhe me rastin e riregjistrimit të veturave.

Gjëja themelore që duhet të ketë një qytetar kur dëshiron të regjistrojë veturën, është letërnjoftimi i Kosovës. E, për të nxjerrë letërnjoftimin, duhet të ketë vërtetim për shtetësinë - një dokument që quhet ekstrakt. Ky dokument përmban dy lloje të dhënash - nga certifikata e lindjes dhe nga regjistri i qytetarëve. Dhe këtu, pastaj, lindin problemet.

Millosh Subotiq, nga Mitrovica e Veriut, thotë se gruaja e tij, e cila është me origjinë nga Peja, nuk mund ta nxjerrë letërnjoftimin e Kosovës, sepse pas luftës së viteve 1998/99, ka qenë 13 vjeçe, dhe autoritetet përgjegjëse i kanë kërkuar letërnjoftimin e nënës, e cila nuk ka dokumente personale të lëshuara para vitit 1999.

“As fëmijët nuk mund t’i regjistrojmë dhe të gjitha udhëtimet tona komplikohen. Unë kam dokumente të ‘Mitrovicës së Kosovës’ [që i lëshojnë organet e Serbisë], ata i kanë nga Beogradi. Unë kam letërnjoftimin e Kosovës. Nuk e di as çfarë kam nga dokumentet dhe çfarë jap në kufi. Jeta jonë është getoizuar dyfish”, thotë Subotiq.

Serbët nga Kosova kanë të drejtën e shtetësisë së dyfishtë dhe shumica e tyre përdorin atë serbe. Por, nëse duan të realizojnë ndonjë të drejtë para institucioneve të Kosovës, duhet t’i kenë edhe dokumentet e Kosovës.

Nga ana tjetër, sistemi i Kosovës dhe ai i Serbisë nuk e njohin njëri-tjetrin, kështu që institucionet e Kosovës shpesh nuk i njohin dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe.

Disa qytetarë të Kosovës, me të cilët ka biseduar REL, thonë se nuk u njihen certifikatat e martesës që i lëshojnë organet e Serbisë, as certifikatat e vdekjes, dokumentet e gjykatave e kështu me radhë.

Dokumentet nga sistemi serb, serbët nga Kosova i marrin kryesisht në departamentet e policisë, të cilat, pas luftës më 1999, janë zhvendosur në qytetet e Serbisë.

Për shembull, Departamenti i Policisë për Prishtinën ndodhet në Banjë të Nishit, Departamenti i Policisë për Pejën ndodhet në Kragujevc, Departamenti i Policisë për Mitrovicën ndodhet në Rashkë, e kështu me radhë.

Autoritetet e Kosovës i konsiderojnë këto organe si institucione paralele dhe ilegale, por Beogradi zyrtar refuzon t’i mbyllë, pasi Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, e cila është shpallur në vitin 2008.

Për t’i tejkaluar problemet e tilla, Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për regjistrat e gjendjes civile në vitin 2011, por sektori civil thotë se në këtë marrëveshje ka “vrima”.

Me marrëveshje, dy palët është dashur të krijojnë “zyra regjistrimi në Kosovë”. Kjo nënkuptonte që Serbia t’i dorëzonte Kosovës kopjet e verifikuara të librave amzë, të cilat i kishte marrë me vete pas luftës.

Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka ndërmjetësuar në zbatimin e kësaj marrëveshjeje dhe ka verifikuar mbi 12.000 kopje të librave amzë, me informacione për lindjet, vdekjet dhe martesat e qytetarëve.

Në raportin e organizatës joqeveritare “Iniciativa Lokale e Kosovës Veriore”, i cili është publikuar në vitin 2018 me titull “Regjistrimi civil në Kosovë: makthi burokratik”, thuhet se Marrëveshja për Librat Amzë është dashur të mbyllë “vrima” në regjistrin civil të qytetarëve të Kosovës, i cili në atë kohë është rihartuar, por pa të dhëna origjinale për gjendjen civile të qytetarëve.

“Për fat të keq, marrëveshja ka mbuluar vetëm regjistrat midis viteve 1945-1999, duke lënë jashtë regjistrat dhe të dhënat për gjendjen civile të qytetarëve që institucionet serbe në Kosovë kanë vazhduar t’i regjistrojnë, edhe pas vitit 1999”, thuhet në raport.
Autorja e këtij raporti, Millica Andriq Rakiq, e cila prej vitesh merret me këto çështje përmes sektorit civil, thotë për Radion Evropa e Lirë se serbët nga Kosova ende bëjnë martesa para autoriteteve serbe, të cilat më pas nuk njihen nga institucionet e Kosovës.

Marrja e shtetësisë së Kosovës rregullohet me ligj të veçantë, ku, ndër të tjera, thuhet se ajo fitohet “me lindje, natyralizim dhe në bazë të nenit 32”.

Ky nen përcakton se shtetas të Kosovës konsiderohen të gjithë personat që, më 1 janar të vitit 1998, kanë qenë shtetas të Republikës Federale të Jugosllavisë dhe që, në atë datë, kanë pasur vendbanim të përhershëm në Kosovë.

I njëjti nen thotë se aktet nënligjore përcaktojnë kriteret, me të cilat vërtetohet shtetësia e Republikës Federale të Jugosllavisë, si dhe vendbanimi në Kosovë deri në janar të vitit 1998.

Disa qeveri kanë nxjerrë udhëzime administrative që kanë bërë të mundur “legalizimin” e dokumenteve serbe në Kosovë, përkatësisht kopjimin në regjistrat e Kosovës. Megjithatë, problemi lind sërish për shkak të “sistemit paralel”.

Në ligj, po ashtu, thuhet se çdo person, i cili është i regjistruar si banor i përhershëm i Republikës së Kosovës, në përputhje me Rregulloren e UNMIK-ut, konsiderohet shtetas i Republikës së Kosovës.

Por, Andriq Rakiq thotë se ka serbë nga veriu i Kosovës, të cilët pas luftës nuk kanë dashur të regjistrohen në administratën e UNMIK-ut - Misionit të Përkohshëm Administrativ të Kombeve të Bashkuara në Kosovë - sepse e kanë konsideruar si “okupues”.

UNMIK-u ka lëshuar letërnjoftime pas luftës, por, më vonë, përgjegjësitë e regjistrimit civil ua ka transferuar institucioneve të Kosovës.

“Personave që nuk janë të regjistruar në UNMIK, edhe pse kanë lindur para vitit 1998, u lëshohet certifikata e lindjes, por pjesa ku shkruan shtetësia - ku duhet të shkruhet kosovare - është e mbuluar me iks”, thotë Andriq Rakiq dhe shton se ata qytetarë duhet të nisin procesin e aplikimit për shtetësi - në vend të verifikimit - i cili kërkon sërish dokumente që nuk mund t’i nxjerrin.

Vështirësi në marrjen e dokumenteve të Kosovës kanë edhe ata qytetarë që “rastësisht” kanë lindur në një qytet të Serbisë.

Edhe nga ta kërkohet që, në vend të verifikimit, të nisin procedurën e aplikimit për shtetësi.

Përveç qytetarëve në veri, ka edhe nga jugu që përballen me probleme të tilla. Ata janë kryesisht të kthyer. Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë Sillvija Rashkoviq nga Zyra për Komunitete në Komunën e Klinës.

“Ky është një nga problemet më të mëdha. Ata e marrin certifikatën e lindjes, por jo ekstraktin. Askush nuk mund ta mohojë se janë nga Kosova, por për të marrë nënshtetësinë, duhet ta kenë vendbanimin e regjistruar, të cilin ata [të zhvendosurit që kthehen] nuk e kanë”, thotë Rashkoviq.

Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës - nën të cilën funksionon Agjencia e Regjistrimit Civil - me pyetjen se a është në dijeni për problemet, me të cilat ballafaqohen serbët e Kosovës gjatë nxjerrjes së dokumenteve të Kosovës, dhe nëse është duke menduar t’i lehtësojë procedurat, marrë parasysh se në periudhën e ardhshme pritet t’i riregjistrojnë edhe veturat e tyre me targa të Kosovës. Por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk ka marrë përgjigje.

Përgjigje nuk ka marrë as në pyetjen nëse Ministria e Brendshme planifikon të caktojë një afat të ri për qytetarët që t’i zëvendësojnë lejet e vozitjes, të lëshuara nga autoritetet e Serbisë.

Serbët nga Kosova kanë kryesisht leje të vozitjes të lëshuara nga autoritetet serbe, por Ministria e Brendshme e Kosovës, në disa raste, u ka lejuar që t’i ndërrojnë me ato të Kosovës. Thirrja e fundit për një gjë të tillë është publikuar rreth dy vjet më parë./REL/

marrëveshja kosovë-serbi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait