LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: “Shteti fajtor”, kërkohen shkarkime lidhur me vrasjen e Sebahate Morinës

Por, në njoftim nuk flitet për kërkesën për shkarkimin e kryeprokurorit Munishi. Policia e Kosovës dhe Këshilli Prokurorial nuk iu përgjigjen pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë çështje, mirëpo Avokati i Popullit e konfirmoi më parë nisjen e një hetimi brenda policisë.

5 Prill 2023, 17:41 Nga DOSJA
Analiza e REL: “Shteti fajtor”, kërkohen shkarkime lidhur me
Foto Ilustruese

KOSOVË- Hyrja e Këshillit Prokurorial të Kosovës u bllokua të mërkurën e 5 prillit nga një stendë përplot me faqe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u konstatua se shteti “ia shkeli të drejtën për jetë” Sebahate Morinës.

“Shteti fajtor për vrasjen e Sebahate Morinës” shkruhej në të kuqe në stendë.

Aksioni u zhvillua nga organizatat joqeveritare “QIKA”, Inject dhe Rrjeti i Grave të Kosovës, që bënë thirrje për shkarkimin e personave përgjegjës në institucionet shtetërore. Më 22 mars, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se Policia e Kosovës në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dështuan në detyrat e tyre për mbrojtjen e jetës së Morinës, e cila dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, dy vjet më parë. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi, të prokurorit të rastit dhe të zyrtarëve policorë, të përfshirë në rast.

“Mënyra se si institucionet janë duke e trajtuar rastin, i bie thuajse nuk e kanë lexuar vendimin", tha për Radion Evropa e Lirë Leonida Molliqaj, drejtore ekzekutive e organizatës “QIKA”, e cila ka për qëllim mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të barabarta për qytetarët e Kosovës.

"Kështu që, bashkërisht, vendosëm që vendimin e printuar, ta sjellim para kryeprokurorit të shtetit, në mënyrë që ta kenë më të lehtë leximin”, shtoi ajo.

Pak minuta pas aksionit para Këshillit Prokurorial, Prokuroria e Shtetit njoftoi se është iniciuar procedurë disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti. Por, në njoftim nuk flitet për kërkesën për shkarkimin e kryeprokurorit Munishi. Policia e Kosovës dhe Këshilli Prokurorial nuk iu përgjigjen pyetjeve të Radios Evropa e Lirë në lidhje me këtë çështje, mirëpo Avokati i Popullit e konfirmoi më parë nisjen e një hetimi brenda policisë.

“Pas rekomandimeve tona, policia ka formuar një komision, i cili ka gjetur shkelje, dhe kanë filluar procedurat kompetente ndaj zyrtarëve policorë”, tha Avokati i Popullit.

Më 14 mars të vitit 2021, pak metra larg vendit të saj të punës në Prishtinë, Morina dyshohet se u vra nga ish-bashkëshorti i saj, i cili, një vit më herët, ishte dënuar për dhunë në familje nga Gjykata Themelore në Gjilan. Sebahatja është në mesin e dhjetëra grave që kanë pasur fat të ngjashëm. Sipas të dhënave të institucioneve, 50 gra janë vrarë nga viti 2010 deri në fund të vitit 2022 në Kosovë. Në shumicën e rasteve, të dyshuar ose të akuzuar për vrasje kanë qenë bashkëshortët.

Më 30 nëntor të vitit të kaluar, një grua 35 vjeçe, shtatzënë, është vrarë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, në Prishtinë. I dyshuar kryesor ka qenë bashkëshorti i saj, i cili më pas ka vrarë veten. Viktima ka pasur urdhër për mbrojtje nga policia. Duke reaguar pas këtij rasti, ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se ai është “pasojë e papërgjegjësisë institucionale”. Vëllai i Sebahate Morinës, Fatmir Morina, ka thënë më herët se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka nxjerrë në pah “neglizhencën e policisë, gjykatave dhe të prokurorisë”. Ai është shprehur i zhgënjyer me mungesën e hetimeve. E, për një nga organizatorët e aksionit të së mërkurës, Edona Selimi, nga organizata Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi “Inject”, nuk mjaftojnë vetëm hetimet.

“Është vetëm hapi i parë. Përmes shkarkimit hapen rrugë për rastet e tjera që kanë ndodhur dhe për të cilat nuk është ndërmarrë ende asgjë”, tha Selimi për Radion Evropa e Lirë.

Një tjetër protestuese nga po e njëjta organizatë, Fjolla Koshi, tha se, përmes këtij aksioni, synohet që edhe grave të tjera t’u bëhet e ditur përkrahja që e kanë për t’i raportuar rastet e dhunës dhe “të mos ngurrojnë në këto raste”.

“Me anë të këtij vendimi, do të ketë një rrjedhojë tjetër për mënyrën se si do të funksionojnë institucionet në të ardhmen”, tha ajo.

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, vetëm gjatë vitit 2022 janë raportuar 2.757 raste të dhunës në familje - prej tyre 2.278 viktima kanë qenë gra.

Nëse keni nevojë të raportoni dhunën në familje, këta janë numrat e vënë në dispozicion:

Policia e Kosovës: 192 dhe 0800 19 999

Mbrojtësit e viktimave: 0800111112

Marrë nga REL

radio evropa e lire sebahate morina

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj