5 Prill 2023, 16:06
Nga a.l
Sergei Ryabkov
RUSI- Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov, ka deklaruar se Rusia dhe SHBA kanë hyrë në një fazë konflikti të nxehtë.
“Tani jemi në fazën e një konflikti të nxehtë me Shtetet e Bashkuara. Ne po e shohim këtë shtet të përfshirë drejtpërdrejt në një luftë hibride me Rusinë në një sërë fushash. Disa forma të kësaj lufte janë thjesht të paprecedentë – ato thjesht nuk kanë ekzistuar dhe nuk mund të ekzistonin gjatë Luftës së Ftohtë”, denoncoi Ryabkov sipas raporteve të RIA Novosti.
Nga ana e tij, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov informoi se krerët e katër rajoneve ukrainase të aneksuara nga Rusia do të marrin pjesë sot në një takim të Këshillit të Sigurimit rus të kryesuar nga Vladimir Putin në Moskë. Në axhendë do të jenë nismat për të garantuar rendin dhe sigurinë në këto rajone, shkruajnë mediat e huaja. Peskov tregoi gjithashtu se Putin dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko do të shkëmbejnë patjetër pikëpamje mbi propozimin e Minskut për të arritur një armëpushim në Ukrainë dhe për të filluar negociatat, gjatë bisedimeve të tyre të planifikuara për sot dhe nesër në Moskë.
tensionet shba-rusi sergei ryabkov
Bota
5 Prill 2023, 15:59
I.A
Kopshti
BRAZIL- Sulm me armë ka ndodhur në një kopsht në qytetin Blumenau në Brazil. BBC shkruan se një burrë ...
Bota
5 Prill 2023, 16:01
a.l
Benjamin Netanyahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli po punonte për të qetësuar situatën pas pë...
Bota
5 Prill 2023, 15:52
a.l
Foto ilustruese
BRITANI- Policia ka goditur një faqe interneti kriminale që shet identitetin e dy milionë njerëzve në internet n&e...
Bota
5 Prill 2023, 15:36
a.l
Veriu i Kosovës
KOSOVË- Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti raportoi sot me dyer të...
Bota
5 Prill 2023, 15:27
a.l
Jacinda Arden
ZELANDA E RE- Ish-kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Arden ka dhënë sot fjalimin e fundit në parlamentin ...
Bota
5 Prill 2023, 15:17
a.l
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron në deklaratën e tij në Pekin paralajmëroi se kushdo që ndihm...
Bota
5 Prill 2023, 15:09
a.l
Sanna Marin
FINLANDË- Kryeministrja në largim e Finlandës, Sanna Marin, tha se do të japë dorëheqjen si udhëheqëse...
Bota
5 Prill 2023, 15:03
a.l
Sanksione
RUSI- Norvegjia ka vendosur një grup të ri sanksionesh kundër presidentit Putin dhe regjimit rus. Këto sanks...
Bota
5 Prill 2023, 14:52
a.l
Foto ilustruese
SHBA- Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka njoftuar se vendi do të ofrojë ndihmë ushtarake shtesë me vlerë 2...
Bota
5 Prill 2023, 14:49
f.i
Bill Gates
SHBA- Bill Gates tha së fundmi se ndalimi i avancimit të inteligjencës artificiale (AI) nuk do të ishte efektiv në...