LIVE UPDATES
Bota

"Duhet të jetë një zile zgjimi për ushtritë në gjithë botën"/ Analiza: Si mund të ndryshojë lufta moderne pas sulmeve ukrainase me dronë?

Ende mbetet e paqartë se prej nga janë manovruar dronët. Ukraina pretendon se çatitë e kamionëve që kanë bartur flotën e fshehtë të dronëve janë hapur nga distanca, për të mundësuar nisjen e kuadkopterëve.

3 Qershor 2025, 11:15 Nga r.ll
"Duhet të jetë një zile zgjimi për ushtritë
foto ilustruese

UKRAINË- Më 1 qershor, rrjetet sociale u vërshuan nga pamje të disa sulmeve me kuadkopterë – një lloj droni – përmes të cilëve Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës kreu sulme ndaj bazave ajrore ruse, duke shkatërruar shumë mjete ajrore me rreze të gjatë veprimi. Këto video me siguri janë duke u studiuar tani në dhomat ushtarake të planifikimit.

“Ky sulm duhet të jetë një zile zgjimi për ushtritë në gjithë botën”, ka thënë Stacie Petttyhohn, drejtore e Programit për Mbrojtje në Qendrën për Studime të Reja Amerikane, në disa përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

“Në shumë drejtime, sulmi i 1 qershorit ka qenë më efektiv sesa ato që janë kryer nga dronët me rreze të gjatë, sepse dronët e vegjël mund të shpërndahen, të navigojnë në shënjestra tjera dhe të godasin saktë në disa shënjestra nëpër baza të mëdha ajrore”, ka thënë kjo eksperte dronësh.

“Pika kryesore e këtij sulmi ishte infiltrimi dhe operacionet shumë afër bazave ajrore, të cilat duket se kanë qenë të mbrojtura lehtë, sepse pakkush mund të jetë shqetësuar për mundësinë e Ukrainës që të sulmojë kaq thellë në Rusi”, ka thënë ajo.

Ende mbetet e paqartë se prej nga janë manovruar dronët. Ukraina pretendon se çatitë e kamionëve që kanë bartur flotën e fshehtë të dronëve janë hapur nga distanca, për të mundësuar nisjen e kuadkopterëve.

Kuadkopterët që kontrollohen prej larg, zakonisht kanë probleme me komunikim teksa i afrohen shënjestrës. Megjithatë, në disa pamje që janë duke qarkulluar prej njërit dron sulmues, shihen imazhe krejtësisht të qarta, që dalin vetëm prej kuadkopterëve të kontrolluar me kabllo. Dronë të tillë janë të limituar në rrezen që mund të përshkojnë, varësisht nga gjatësia e kabllos.

Përderisa lansuesit mobilë të Ukrainës janë parkuar vetëm pak kilometra larg bazave ruse, ky kufizim është tejkaluar, dhe pasojat kanë qenë shkatërruese. Kievi pretendon se 41 avionë rusë janë shkatërruar. Një bloger me ndikim dhe pro-Kremlinit, vlerëson se dhjetë avionë janë shkatërruar.

Michael Boyle, profesor në Universitetin Rutgers dhe autor i një libri për luftën me dronë, ka thënë se “ekzistojnë plot strategji kundër dronëve, por që ato bëhen të padobishme kur është fjala për dronët me kabllo të fibrit optik, dhe ushtritë duhet t’i rimendojnë strategjitë për t’u përballur me dronë të fibrit optik, edhe nëse sulmet sikurse ato kundër Rusisë janë të rralla dhe vështirë të përsëritshme”.

Pamje e marrë prej një videoje të Shërbimit Ukrainas të Sigurisë, që tregon sulmet në pajisje ruse.
Bazat ajrore të ushtrisë mbrohen me sisteme shtresore, që shpesh përfshijnë radarë për të detektuar ndonjë kërcënim në ardhje, si dhe sisteme raketore dhe pajisje tjera që dizajnohen për t’i çorientuar dronët që kontrollohen me radio nga larg.

Taktika të tilla kanë qenë pothuajse të padobishme kundrejt sulmit të fundit. Duke fluturuar në distancë të vogël, dronët kanë arritur në shënjestër pa aktivizuar paralajmërimin e radarit. Në disa video të 1 qershorit mund të dëgjohet vetëm zhurma e disa armëve të vogla, përmes së cilave zyrtarët rusë tentojnë t’i rrëzojnë kuadkopterët.

Koloneli Markus Reisner, udhëheqës i Akademisë për Kërkime dhe Zhvillim në ushtrinë austriake, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se sulmet e tregojnë “shijen e luftës të së ardhmes”. Reisner ka thënë se prej nisjes së luftës, Moska e ka sulmuar Ukrainën duke përdorur “raketa me rreze të gjatë dhe bombarduesit TU-95. Përgjatë sulmeve me këto armë, bombarduesit nisin raketat nënujore me rreze të gjatë prej një distance të sigurt. Prandaj Uraina ka tentuar vazhdimisht që t’i heqë qafe këta bombardues të rëndë”.

Pavarësisht se raportimet e cilës palë për dëmet rezultojnë të jenë të vërteta, Reisner beson se operacioni ukrainas “do të kontribuojë dukshëm në intensitetin e sulmeve ajrore ruse në Ukrainë”.
 Sipas analistes ruse, Natalia Shavshukova, në bisedimet për paqe mes Ukrainës dhe Rusia, të lehtësuara nga Shtetet e Bashkuara, të zhvilluara më 2 qershor, pala ukrainase ka pasur pozicion negociator më të fuqishëm për shkak të sulmit të 1 qershorit.

Analistja e pavarur ka thënë se “herën e kaluar, Kremlini e ka demonstruar fuqinë e tij duke treguar se nuk synon të ndalë bombardimin e qyteteve ukrainase, edhe nëse përballet me thirrje për armëpushim nga të gjitha anët. Tani, Ukraina e ka demonstruar fuqinë e vet dhe aftësinë për të kryer operacione të sofistikuara thellë brenda linjave të armikut, pavarësisht të gjitha sfidave”./REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj